Veliaj në Budapest: Masterplan i ri për Tiranën në investimet e UKT

Leda Hysa

 

Pas marrëveshjes së financimit me BERZH-in, Tirana ka tashmë edhe një masterplan të detajuar për investimet, me qëllim furnizimin me ujë 24 orë dhe zgjerimin e rrjetit. Me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Budapestit, István Tarlós dhe Csaba Haranghy, Drejtor Ekzekutiv i Kompanisë Shtetërore Publike të Ujësjellësit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi dje pasdite një vizitë zyrtare në Hungari, ku mori në dorëzim masterplanin e ri të investimeve të UKT, për furnizimin e kryeqytetit me ujë të pijshëm.

Veliaj theksoi se falë këtij bashkëpunimi, Tirana ka një masterplan të ri, i cili do t’i japë zgjidhje furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët.

“Partneri ynë kryesor në Budapest është Kompania Shtetërore Publike e Ujësjellësit, një ndër më të mirat sot në botë. Më vjen mirë që më në fund, pas disa muajve pune, kemi një produkt konkret. Ndaj, dua të falenderoj drejtorin për masterplanin e ri të Ujësjellësit të Tiranës. Sot shkojmë tek kreditorët si BERZH-i, duke pasur projekte profesioniste dhe duke prekur në mënyrë konkrete disa nga problematikat e ujësjellësit në Tiranë. Shpresoj që tani të përsërisim në Tiranë të njëjtin sukses që kemi parë këtu në Budapest”, tha Veliaj.

Drejtori Ekzekutiv i Kompanisë Shtetërore Publike të Ujësjellësit të Budapestit, Csaba Haranghy, vlerësoi bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës dhe theksoi se kryeqyteti shqiptar ka një masterplan për investimet në ujësjellës.

“Është një gjë shumë e mirë që përfunduam këtë masterplan, si një produkt të përbashkët, me të cilin do pajisim ujësjellësin e Tiranës, se si të mund të përmirësoni në kohë afatmesme shërbimin tuaj me ujë. Tashmë, mund të bëni plane veprimi të detajuara dhe mund t’i sillni bashkë me planet e investimit, kështu mund të ndërtoni projektet e nevojshme për ujësjellësin në qytetin tuaj”, tha Haranghy.

Ndërhyrja e parë do të nisë në Bovillë dhe në zonën e Yzberishtit, ndërkohë që me masterplanin e ri, qyteti ndahet në shtatë zona. Veliaj siguroi se falë kësaj reforme dhe mbështetjes së qytetarëve, Tirana ka sot një plan financimi të mirëfilltë për t’u siguruar që brenda pesë viteve të arrihet furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë.

“Me kredinë e BERZH-it nisim ndërhyrjet në Bovillë dhe në Yzberisht, ndërkohë me masterplanin e ndajmë Tiranën në 7 zona. Zona e parë që do të fillojmë do të jetë ajo e Shkozës, zona e “Ali Demit”, për të bërë investime specifike aty për ujë 24 orë. Do të vijojmë derisa të sigurohemi që brenda 5 viteve, falë kësaj reforme dhe mbështetjes së madhe që qytetarët e Tiranës na kanë dhënë, të kemi një plan financimi të mirëfilltë për të siguruar që të kemi ujë 24 orë në Tiranë”, nënvizoi ai.

Veliaj falenderoi qytetarët për korrektesën e treguar për shlyerjen e detyrimeve për ujin e pijshëm, ndërsa e vlerësoi të suksesshme reformën e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për t’i dhënë fund vjedhjes së ujit. “Kemi pasur një vit rekord të korrektesës qytetare me të cilën njerëzit na janë përgjigjur kur vjen puna tek pagesat, te sinjalizimi i atyre që abuzojnë me ujin e pijshëm dhe atyre që bëjnë lidhje të paligjshme. Reforma e qeverisë shqiptare dhe e kryeministrit po funksionon, por sidomos në Tiranë, ku qytetarët menjëherë janë përgjigjur sepse ia kanë parë hajrin se çfarë do të thotë ta trajtosh me kujdes pronën publike, që pastaj të të kthehet në investim dhe të jesh i pari që merr përfitimet e këtij investimi”, tha Veliaj.

Dy kryebashkiakët, Veliaj dhe Tarlós, biseduan edhe për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve mes dy qyteteve, veçanërisht në fushat e zhvillimit urban, kulturës dhe turizmit.

Veliaj deklaroi se mes Budapestit dhe Tiranës do të nisin një sërë projektesh të përbashkëta, veçanërisht për të rinjtë. Ai u takua edhe me komunitetin shqiptar dhe miq hungarezë, me të cilët bisedoi rreth transformimeve që ka pësuar Tirana këto vite dhe projektet e ardhshme që e presin qytetin.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Meso nga hungarezi Tarlos o Lali Eri i Edvinit si mbrohet me fanatizem

    TRASHEGIMNIA HISTORIKE E KRYEQYTETIT

    Hidhi syte dhe shiko Budapestin e bukur qe te heqesh dore nga KULCEDRAT prej betoni me te cilat po kerkon te mbushes Tironen tone

    Meso nga hungarezet trima o Enveristi Erion Veliaj si e luftuan keta pinjolle te Perandorise Austrohungareze si luftuan sovjetiket ne vitin 1056 megjithese tanket ruse i masakruan ne tynelin mbi uren e Danubit si bisha komuniste te verteta.

    Meso nga hungarezet e Orbanit antikomunist dhe pragmatist o mburraveci Erion Veliaj si drejtohet Bashkia e Kryeqytetit pa patur nevoje per KULLA idiote me xhama qe fshijne nga kujtesa cdo gje te bukur qe ka qyteti, por qe mbushin xhepat e Mafies me pushtet.

    • E more bajge e Saliut , je bere si qen rrugesh , që sjell neveri për qytetarët sa here qe hap gojën ! Ti je një shqipfolës , por jo shqiptar ,sepse të dhembin sytë edhe kur mendon se Tirana do të ketë ujë të pijshëm 24 orë , ndaj gërmon e gërmon për të gjetur qime bë vezë ! Të tëra këto “zbulime” arrite ti bësh vetëm pasi ra nga froni Saliu sërb i Viçidolit , se në kohën e tij ishe i “vogël” !.

      • Te kam thene edhe here tjeter:

        MOS JA NGJIT SALIUN SI “MUTI PAS KEPUCE” INTELEKTUALIT

        sepse:

        Eshte nga raca juaj e poshter e spiunave te Sigurimit te Shtetit

        sepse:

        Cfare ke keqe ka ketu qe mashtruesi gebelsian Erion Veliaj te mesoje nga Budapesti si mund te zhvillohet nje Kryeqytet pa patur nevojen e ndertimit te Kulcedrave idiote prej betoni, tipike alla albaneze pa hedhur lekat e popullit badiava per te paguar arkitekte famoze nderkombetare si nje megallomani kusari qe nuk njeh moralin qytetar,

        ose:

        Te mesoje si mund te mbahet e gjalle e kaluara historike e qytetit pa patur nevojen te prishe stadiumin e vjeter dhe te ndertoje nje tjeter me kulle groteske si penisi i ngrefur i Edi Rames ne foton e tij nudo me Rudina Magjistarin

        ose:

        Te mesoje si mund te riparohet me lekat e shtetit pa mashtrime PPP teatri Kombetar dhe te mbahet si nje veper fantastike me te cilen krenohet hungarezet brez pas brezi

        E SHIKON SA GJERA MUND TE MESOJE NGA BUDAPESTI DHE NGA HUNGAREZET MASHTRUESI I EDVINIT LALI ERI?

        Kush eshte antishqyptari ketu dhe ARMIKU i Kllases?

  • Meso nga hungarezi Tarlos o Lali Eri i Edvinit si mbrohet me fanatizem

    TRASHEGIMNIA HISTORIKE E KRYEQYTETIT

    Hidhi syte dhe shiko Budapestin e bukur qe te heqesh dore nga KULCEDRAT prej betoni me te cilat po kerkon te mbushes Tironen tone

    Meso nga hungarezet trima o Enveristi Erion Veliaj si keta pinjolle te Perandorise Austrohungareze luftuan sovjetiket ne vitin 1956 megjithese tanket ruse i masakruan ne tynelin mbi uren e Danubit si bisha komuniste te verteta.

    Meso nga hungarezet e Orbanit antikomunist dhe pragmatist o mburraveci Erion Veliaj si drejtohet Bashkia e Kryeqytetit pa patur nevoje per KULLA idiote me xhama qe fshijne nga kujtesa cdo gje te bukur qe ka qyteti, por qe mbushin xhepat e Mafies me pushtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *