Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka mbajtur sot një fjalim në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, në Vjenë. Gjatë fjalës së tij, Veliaj u ndal në strategjinë dhe sfidat e qeverisë shqiptare për të promovuar barazinë gjinore dhe luftuar dhunën në familje.
“Barazia mes grave dhe burrave është aspekt thelbësor i një shoqërie të drejtë dhe demokratike, që mbështetet në zbatimin e ligjit. Miratimin e ligjeve dhe politikave për barazi gjinore, qeveria shqiptare i vlerëson si progres në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Jemi të vendosur të punojmë fort me partnerët tanë evropianë për të përmirësuar jetën e grave dhe vajzave në Shqipëri”, tha Veliaj në fjalën e tij.
Ai shtoi se qeveria shqiptare është e vetëdijshme se të drejtat e grave janë pjesë përbërëse e të drejtave të njeriut, duke theksuar faktin se ajo ka miratuar të gjitha instrumentet ligjore.
“Shqipëria është e angazhuar ta luftojë dhunën në familje,” u shpreh ministri Veliaj. Sipas tij, përfshirja e gjashtë ministreve femra në qeveri është një shenjë që e reflekton këtë angazhim, ndonëse ka ende për t’u bërë për përfaqësim të denjë të femrave në jetën politike dhe publike.
Shefi i Misionit të SHBA-ve në OSBE, ambasadori Daniel B. Baer, vlerësoi se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në promovimin e barazisë gjinore dhe pjesëmarrjen e femrave në vendimmarrje. “Rritja e numrit të ministreve femra në qeveri këtë vit, përbën një shembull të rëndësishëm të vendosur nga Shqipëria”, tha ai.
Veliaj paraqiti masat që Shqipëria ka ndërmarrë në mbështetje të viktimave të dhunës në familje duke forcuar legjislacionin, rritur bashkëpunimin e shoqërisë civile, si dhe duke rritur kapacitetet e të gjitha grupeve profesionale që trajtojnë dhunën ndaj grave. Ai paraqiti nismat e fundit të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për t’ua dhënë grave dhe vajzave të drejtën për të tërhequr ndihmën ekonomike, si dhe heqjen e tarifave për kurset e trajnimit profesional. Këto masa janë vlerësuar nga vendet anëtare të OSBE-së duke u veçuar si një nga vendet që ka bërë progres në këtë drejtim.
“Megjithatë, pavarësisht progresit të arritur, dhuna ndaj grave dhe fëmijëve në Shqipëri mbetet një dukuri shqetësuese,” tha ai. “Për të patur progres të qëndrueshëm në këtë fushë kemi nevojë jo vetëm për angazhimin e vazhdueshëm të qeverisë, por edhe të shoqërisë civile, partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë shqiptare në tërësi.”
Veliaj tha se qeveria do të vazhdojë të punojë me OSBE në promovimin e mbrojtjes së të drejtave të grave, duke nënvizuar se viti 2014 shënon dhjetë vjet nga koha e krijimit të Planit të Veprimit të OSBE-së për Promovimin e Barazisë Gjinore.
Këshilli i Përhershëm i OSBE-së është organ i rëndësishëm vendimmarrës i organizatës që përbëhet nga 57 vende anëtare. Ky Këshill mblidhet çdo javë në Vjenë për të diskutuar zhvillimet në vendet ku OSBE-ja është prezente dhe merr vendime mbi çështje të caktuara.

Hahahaaaaa. Edhe OSBE qenka kthyer ne nje teater kukullash per femije per tu zbavitur me Erion Veline tone te njojtur si Veladin Qyrku. Nuk e kuptoj cfare e lidh kete djale qe vishet me tanga e mban recipeta me nje organizate sigurie rajonale?? Ndoshta homoseksualiteti?!
Besoj se i ke nxjerr motren apo gruan Veliajt dhe s’ta ka prek me dore, ndaj je kaq i sigurte ne homoseksualitetin e tij. Edhe nese s’ti ka prek me dore grate e pragut, kjo do te thote qe ai ose e do shume te fejuaren e tij, ose femrat e pragut tend jane shume te shemtuara apo te pista per te hyre ne shtrat me Erionin.
Nuk e njoh nga afer z.Veliaj, por nga puna, poziviteti, energjia qe percjell duket ministri me aktiv i qeverise Rama.
Mjafton vetem akti i akomodimit te romeve qe ishin tek Pallati me Shigjeta, qe qeveria e hajduteve te meparshem i refuzonte dhe perndiqte me perbuzje, per t’ju mbyllur gojen ju truthareve. Por kjo nuk eshte e vetmja arritje e tij, jane nje sere…
per here te pare u dha hapesira te perfaqesohen ne qeveri tetraplegjikeve duke perzgjedhur si zevendese te tij nje zonje ne karroce, nje zonje tjeter nga familjet e ish te perndjekurve politike eshte zvendesja tjeter, ka punesuar disa rome ne Ministrine e tij, arriti marreveshjen me Belgjiken per transferimin e pensioneve, hoqi lejet e punes per kosovaret larg demagogjive patriotike, rinovim te zyrave dhe sistemit te punesimit, promovim i shkollave profesionale dhe produkteve Made In Albania.
Apo doni Spiro Kseren ju qe vetem per 1 koncert te 1 Majit futi ne xhep 1 milion Euro? Shkoni mor hajvane, lani gojen para se te komentoni.
Bravo Veladin Qyrkut apo mabari i Rames si njihet gjithandej ky Erjoni po shkon ne Eurooe per ceshtjet e sigurise se byt… Dashte zoti na marin disa nfa keta qe kane marmidat te shpuara.
I vetmi ti je qe po punon!Me ne fund pas 23 vitesh demokraci nje person I familjes time me aftesi te kufizuar ka marre kte muaj per here te pare rimbursim per faturat e dritave.
OSBE ka gjetur njeriun e duhur, Veline, per leksion mbi barazine gjinore. Por fusha e vertete ku shkelqen plotesisht Veloja eshte pa dyshim… Mireqenia, si minister i saj. Ne Vjene kane sec te mesojne nga Eri per mireqenien shqiptare.
Ministri Ve
iaj, jo vetem qe di te punoje sipas standarteve, por krijon edhe imazhin e nje qeveritari me vizion, qe di se cfare kerkon te beje.
Keshtu vazhdo zoti Veliaj, puna jote shume shpejt do ti tregoje rezultatet.
Llogariteni cfar ministri eshte Veliaj kur e vlerson nje hor bulevardi.Do ju pyes ju qe kerkoni ta nxierrni nje person hajdut kur ishte te mjafti.Ai I beri dy vila me fondet e mjaftit.Po ma kryesorja shpifja qe beri ne adres te gruas se kryebashkiakut te Kavajes. Po ju a kujtoj per mos harruar.Pas fitores ne Kavaj e shoqja sajoj nje shpifje se njers te pa njohur me muaren me forc me perdhunuan me nxorren femijen etj.Po ky person njoftoj te gjitha ambasadat ne Tirane se njers te PD te zemruar nga humbja bene ket krim makaber.E shoqja e beri ket kur ai I komunikoj se te shkosh ku te duash se vetem sa per fushat ju kam mbajtur te mos thone te tjert se eshte beqare. Te till jan 70% e te majtve qe drejtojn sot.
O Marku i Ukut, dikujt te seres tende qe kerkonte te zinte vendin ty ne rolin e Zholit, i thashe, shko tek 55-sa e Balliut, se ketu ne Dita e kemi Mark Ukun, qe na jep leksione shpellare, per ty ska me vend dhe me thene te drejten Uku Mark, me kuptoi, e hoqi emrin e pare si shpellar dhe eshte pagezuar si ortodojs grek, Jorgaq.
Ndoshta neser do te me replikoje si Jorgjica.
Te pershendes shpellari Mark, je kundershtar sumpatik, ke qejf te replikosh me ty.
@ Mark.uk
ooooo Kaqol si stu mbush mendja nje here qe je THJESHT NJE IDIOT . Meso te shkruash SHQIP o koqe kandari se le nam…Se ke shkuar ne Angli sdo te thote se je bere i zgjuar o gomar qe merresh me vogelsire si GRATE E KEQIA qe slene njeri pa marre neper goje.Ceshtja eshte me serioze se gruaja e nje komunari periferie o hajvan me zile…….
BoBo! Cfare komentesh ksenofobe, homofobe, jo-qytetare e pa baze dobie per te gjithe ne!
1. A mos e njihni ju zoterinj te gjithe, ministrin personalisht qe ja dini te tera keto “horrliqe”!?
2. Pa ndaloni nje moment dhe mendoni, mor po keta te OSBE-se duhet te dine dicka per kete person perderisa e ftojne te perfaqesoje nje komb te vogel si i joni?
3. Me teper, a mos duhet t’i besojme sado pak shkollimit te ketij personi (USA & UK)m se dicka te dobishme per te gjithe ne, do mund te jete ne gjendje ta beje?
Ju lutem meditoni dhe beni kritike konstruktive nqs dicka ju shqeteson realisht.
P.S: Nuk e njoh ministrin Veliaj personalisht!
KETEJ NGA BASHKIA E HIMARES PO NDODH SKANDALI I RADHES,,, PO JAPIN TAPI ME LIGJIN 7501, PER SOCIAISTET E KOCO KOKEDHIMES. DOMOSDO STEFO KOKEDHIMA, ESHTE RYETARI I KESHILLIT BASHKIAK, ME 5 KLASE SHKOLLE, DHE BASHKE ME KRYEPLEQTE,,, BEJNE 25 KLASE SHKOLLE……JEMI NE VITIN 2014, TA JAPESH TAPI ME FORMUARIN 6,,,,,,,,,,,,, THONE QE E FIRMOSI8 EDHE PREFEKTI.
Celebrion. Jo c”do gje qe shkelqen eshte ar. Sepse edhe Dritan Prifti ka mbaruar Un. e Harvardit, por jemi besoj dakort se eshte deficent. Por ka nje fakt kokeforte kunder ketij Velise. Deshira e tij per shpifje te trasha si rasti i gruas se Kryebashkiakut te Kavajes, Roshit, por te cilen Velia doli e tha se i kane abortuar femijen, kur ajo nuk qe fare shtatzene. D.m.th Velia si i thone ” E ben priftin me barre “.
Flm Odin.
Thashe me siper “sado pak” per shkollimin.
Por thelbi im qendron tek ajo qe, a duhet ta kryqezojme kete njeri per 1-2 apo 3 njolla pa rendesi, kur neper rruge kemi psikopate me kartela te provuara nder vite!? Kur t’i mbaroje legjislatura mbas 3 e 1/2 vite, ulemi te gjithe dhe e gjykojme.