Veliaj negocion me shoqatat e transportit, invalidët do të udhëtojnë sërish falas

anazapta

Duket se kërcënimi i djeshëm i ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, me heqjen e licencës për linjat e autobusëve që zbresin invalidët nga autobusi, ka detyruar Bashkinë e Tiranës dhe shoqatat e transportit qytetas të dorëzohen dhe të rifillojnë normalisht udhëtimin falas për invalidët duke filluar nga nesër. Veliaj ka negociuar sot me përfaqësuesit e shoqatës së transportit qytetas për t’i dhënë zgjidhje situatës së krijuar ditët e fundit me invalidët, për të cilët Bashkia e Tiranës nuk gjeti zgjidhje.

Sipas njoftimit zyrtar të MMSR-së, në takimin që Veliaj pati me përfaqësuesit e autobusëve u ra dakord që Shoqata e Transportit qytetas të respektojë ligjin për udhëtimin falas të invalidëve duke filluar nga dita e nesërme, datë 5 korrik 2014.
“Gjatë takimit u ra dakord gjithashtu, se Ministria në bashkëpunim me Shoqatën e Invalidëve të Punës do të ndërmarrin një plan masash për të disiplinuar skemën e pajisjes me librezat e invaliditetit, për t’u siguruar që vetëm invalidët të cilëve u takon kjo e drejtë me ligj të përfitojnë udhëtimin falas”, thuhet në njoftim.

Veliaj informoi edhe një herë për masat e marra nga qeveria për të plotësuar kuadrin rregullator në këtë fushë, duke theksuar angazhimin e plotë të MMSR-së për të siguruar zbatimin e të drejtës ligjore të invalidëve për të udhëtuar falas në transportin qytetas.

 

Share This Article
1 Comment
  • KETYRE JUA JEP LIGJI KETE TE DREJTE
    CFARE NEVOJE KA KETU PER NEGOCIME????!!!!

    KY ESHTE NJE DERR I KENAQUR QE NDJEN KENAQESI KUR TALLET ME TE VOBEKTIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *