Nga Vora, drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Erion Veliaj tha se PS ka treguar se me votë i shërben të gjithëve pa ndasi. Veliaj tha se Vora duhet të votojë numrin 2, Blerim Sherën, kandidatin socialist për kryetar Bashkie, për më shumë punë dhe shërbim.
“E duam votën për punë, e duam votën që të shërbejmë, që të mbarojmë shkollat, të mbarojmë ujësjellësin, të mbarojmë rrugët, e duam votën që ta bëjmë Vorën një zonjë të vërtetë, siç e ka hije. Ka ende njerëz që thonë se PD është partia ime. Por cila parti? Shuli apo brava? Ata që thonë hajde sulmojmë të ngjashmin tonë? Kur sulmon të ngjashmin tënd, me të cilin ke bashkejetuar në nje parti per 30 vjet, imagjino si do sillesh neser me qytetaret”, vijoi Veliaj.
Ata, tha Veliaj, janë për sherr dhe ndasi, e jo për bashkim, siç është Partia Socialiste.
“Ata nuk janë armiqtë tanë, janë kundërshtarët tanë. Po i dëgjoja ne radio kur po vija ketu: njëherë futej Luli, njëherë Saliu. Kur fliste Luli, shante ata të foltores. Kur fliste Saliu, shante kandidatin e Lulit. Sa dramë duhet të jetë kjo parti? Ata thonë e duam votën për sherr. Njëri thoshte ma jepni votën, që në datë 7 mars ta tentojmë edhe njëherë rrethimin e dytë të SHQUP-it. Tjetri thoshte ma jep mua votën, që në datë 7 mars, kur të na vijnë ata të tjerët, të mbrohemi me më shumë dryna, brava dhe blinda. Asnjëri nuk flet për njerëzit. Secili thotë ma jep votën që të bëj sherr. Ndërkohë, e vetmja forcë, i vetmi forum, e vetmja parti, e vetmja familje, është e jona, që thotë ma jep votën që të vazhdoj punën”, theksoi ai.
Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri u bëri thirrje qytetarëve të Vorës që më 6 mars të zgjedhin kandidatin socialist për Bashkinë Blerim Shera. Gjiknuri u shpreh se Shera është njeriu i duhur për të drejtuar Vorën dhe për të çuar përpara punët.
“Si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste do të doja, meqenëse këtu jemi para shumë socialistëve që janë dhe militantë e aktivistë të vjetër, njerëz që kanë dhënë kontribut prej vitesh, që Blerimi të mos fitojë thjesht nga përçarja e Saliut dhe Lulit. Do të doja që Blerimi të fitojë më shumë vota sesa dy kandidatët e përçarësve, të marrë së bashku. Përse? Në mënyrë që Blerimi të ketë dinjitet, ti japim moral atje në zyrë. Kësaj radhe ka edhe një fat, sepse ka edhe “patronazhimin” e Erionit. Erioni është një kryebashkiak me shumë eksperiencë, një drejtues i suksesshëm që patjetër eksperiencën e tij do t’ia transmetojë edhe Blerimit. Dua t’i bëj një thirrje edhe atyre që janë demokratë, që janë të djathtë për shumë arsye që mbase janë mërzitur me përçarjen “brava” apo “anti-brava”: nëse doni bashkimin e Partisë Demokratike votoni për Blerimin që ti tregoni atyre që ju nuk keni nevojë për përçarës. Ju nuk mund të bëheni eksperiment për interesat e tyre politike. Tani e keni gjetur djalin tuaj, të cilit i uroj suksese”, tha Gjiknuri.
o.j/dita

E qave Tiranen ti dhe do rregullosh Voren tani!
Ti punon per korrupsionin dhe reklamen ,por kurre per qytetaret e Tiranes!
Ti i urren femijet dhe te rinjte,o mashtrues!