INTERVISTA / Erion Veliaj: Njihuni me Tiranën time

redaktor

EKSKLUZIVE DITA – Për rastin e tij, nënat do të thoshin “është fëmijë hiperaktiv”. Të takohesh me Erion Veliajn, qoftë dhe për një intervistë, është një mision i vështirë, sidomos këto kohë sapo mbaron një takim elektoral, nis konsultimet me stafin për takimin e radhës, që zakonisht vjen vetëm disa orë pas të parit.

I drejtohemi Erionit me disa pyetje, të cilat nuk janë vetëm teknike, por dhe për jetën e tij. Por koha është thuajse e pamjaftueshme dhe sapo mbarojmë ato ç’ka ai do bëjë për qytetin, vjen takimi i radhës dhe na duhet që të marrim përgjigje vetëm për anën teknike dhe vizionin e tij për drejtimin katër vjeçar të bashkisë, me shpresën se vijimi i intervistës do të jetë pasi të dalë rezultati i 21 qershorit.

Shkurt, Veliaj dëshiron të shpalosë se si e sheh ai Tiranën e ardhshme, dhe çfarë ka menduar për këtë qytet në të gjitha aspektet e jetës publike. Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, shprehet i bindur se pas 21 qershorit, Tirana në drejtimin tij do të marrë një model të ri zhvillimi.

Në një intervistë për DITA, Veliaj thekson se të gjithë administratorët e njësive, të cilët do të zëvendësojnë me reformën e re administratorëve territoriale kryetarët e njësive, do të jenë profesionistë të përkushtuar, të cilët njësoj si Kryetari i Bashkisë, dhe se ata do t’i qëndrojnë punës mbi kokë e do të jenë pranë komunitetit.

Veliaj prek edhe çështjen e ndërtimeve në Tiranë, duke theksuar se Bashkia e re do të miratojë një plan të ri e gjithëpërfshirës, i cili do t’i kushtojë të njëjtën vëmendje, si zhvillimit urban të Tiranës, ashtu edhe zhvillimit ekonomik dhe social.

Përkundër zërave se moratoriumi i qeverisë për ndërtimet ka futur në krizë biznesin e ndërtimit, Veliaj sqaron se ky problem nuk qëndron. Ai garanton se pas 21 qershorit, industria e ndërtimit do të angazhohet në punët e shumta publike të Bashkisë.

Lidhur me hipotekimin pallateve, ai shprehet se pas 21 qershorit, Bashkia do të nisë menjëherë procedurat për të plotësuar dokumentacionin që mungon në mënyrë që të gjitha pallatet, rreth 400, të pajisen me hipotekë.

Lidhur me transportin, Veliaj shprehet se për të rregulluar qarkullimin e autobusëve dhe furgonëve interurbanë, është programuar ndërtimi i tre terminaleve fundore në tre hyrjet kryesore të Tiranës, përkatësisht në hyrjet nga Durrësi, Elbasani dhe Dibra. Në këto terminale do të kryqëzohen linjat e transportit urban me linjat ndërurbane.

 

– Zoti Veliaj, përpara 4 vitesh, kur Lulzim Basha konkurronte për Bashkinë e Tiranës, premtonte se nuk merrej me politikë dhe do ta shkëpuste bashkinë nga konfliktet politike. Ditën e parë që hyri në zyrë bëri të kundërtën. Këto ditë edhe ju jeni shprehur se s’do të merreni me konflikte politike, por me punët e qytetit. Pse duhet të besojnë qytetarët se këtë herë bashkia do të merret vërtetë me punët e komunitetit dhe jo me debatet shterpë të politikës?

Për rrënimin që ka sjellë në këto katër vjet, Lulzim Basha ka vërtetuar se përfaqëson modelin se si nuk duhet të jetë një Kryetar Bashkie. Hyri në atë zyrë, jo sepse u votua nga banorët e kryeqytetit, por si rezultat i zgjedhjeve të vjedhura në transmetim direkt në televizion, para syve të të gjithë shqiptarëve. Gjeti një qytet që funksiononte dhe e shtyu me ritme të shpejta drejt degradimit. E vetmja punë që bëri në 4 vjet ishte leja e ndërtimit që i dha vetes së vet, për të ndërtuar një kat të tërë në tarracën e pallatit ku banon.

Zgjedhjet e 21 qershorit janë një mundësi ideale për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë këtij modeli. Të dielën e ardhshme, të gjithë duhet t’u drejtohen kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre se Tiranës nuk i duhet një Kryebashkiak që fle gjumë, e nuk mban as edhe një premtim të dhënë. Gjatë 18 muajve në krye të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, unë kam vërtetuar se i mbaj premtimet. Premtuam se do të modernizonim zyrat e punës, se do të reformonim sistemin e pensioneve për të rritur pensionet e shqiptarëve, se Ndihma Ekonomike do të shkonte për familjet në nevojë, e jo për militantët politikë, dhe i realizuam këto premtime. Të njëjtin model do të sjellim edhe në krye të Bashkisë, duke u qëndruar punëve mbi kokë 7 ditë në javë, 24 orë në ditë.

 

– Cilat janë ndërhyrjet që ju planifikoni të ndërmerrni brenda vitit të parë të mandatit tuaj, për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, godina arsimore apo shëndetësore në bashkinë Tiranë?

Duke pasur parasysh se si rezultat i keqmenaxhimit katër vjeçar, kryeqyteti është në një gjendje emergjence, ne vendosëm ta nisnim fushatën me një skanim të të gjithë Tiranës, për të pasur një listë të plotë të problemeve të saj. Me ndihmën e 80 vullnetarëve, ne kemi shkelur çdo rrugë e rrugicë të Tiranës dhe kemi konstatuar, fotografuar e shënuar në hartë çdo problem që qyteti ka, që nga rrugët me gropa, trotuaret e dëmtuara, parkimet e uzurpuara, lulishtet e degraduara, e gjer te kopshtet e shkollat në gjendje të mjerueshme. Në total, janë mbi 3 mijë probleme të tilla që janë shenja e qartë e degradimit të Tiranës nën drejtimin e Lulzim Bashës.

Plani ynë për vitin e parë në krye të Bashkisë ka si qëllim ndalimin e degradimit dhe kthimin e Tiranës në normalitet. Ne kemi një program konkret ndërhyrjesh për pastrimin e mbeturinave në 133 vende ku aktualisht nuk pastrohen, për rigjenerimin e 376 hapësirave publike që sot gjenden të degraduara, ose të uzurpuara, për meremetimin e 327 trotuareve të dëmtuara apo për rikonstruksionin e 871 rrugëve të amortizuara, për të përmendur vetëm disa. Të gjitha këto masa do ta kthejnë Tiranën në normalitet brenda vitit të parë në krye të Bashkisë.

 

– A keni një listë kriteresh për emërimin dhe shkarkimin e administratorëve të njësive  administrative të bashkisë Tiranë dhe cilat janë ato?

Unë jam i bindur se një njeri i vetëm nuk mund të realizojë ndryshimin e shumëkërkuar, pavarësisht dëshirës dhe vullnetit, prandaj edhe unë gjithmonë i kam kushtuar një rëndësi maksimale ekipit me të cilin punoj. Të gjithë administratorët e njësive do të jenë profesionistë të përkushtuar, të cilët njësoj si Kryetari i Bashkisë do t’i qëndrojnë punës mbi kokë e do të jenë pranë komunitetit.

 

11390364_10153381552096926_3545428166432566974_n– Me reformën territoriale bashkia do të administrojë një territor mjaft të gjerë. E keni të qartë që mungon baza ligjore dhe sipas jush çfarë do të ndodh muajt e parë?

Qeveria dhe Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore janë duke punuar shumë fortë për plotësimin e bazës ligjore dhe hartimin e manualeve udhërrëfyese, në mënyrë që kalimi nga një ndarje administrative me 373 njësi vendore në një tjetër me 61, të jetë sa më i natyrshëm dhe, ç’është më e rëndësishmja, pa asnjë efekt negativ mbi shërbimet që përfitojnë qytetarët. Falë kësaj pune të shkëlqyer jam i bindur se tranzicioni në ndarjen e re administrative do të jetë mëse normal dhe pa probleme. Periudha që nis pas datës 21 qershor, deri në fund të vitit 2015, është përcaktuar si një periudhë tranzicioni me një sërë hapash konkretë, që do të ndiqen deri në transferimin e plotë të përgjegjësive në Bashkitë e reja. Me fillimin e vitit 2016 reforma do të ketë përfunduar dhe Bashkia do të jetë fuqi-plotë në ofrimin e shërbimeve, që nga qendra e Tiranës, deri në fshatin më të thellë të Tiranës.

 

– Z. Veliaj, prej shumë vitesh është bllokuar dhënia e lejeve të ndërtimit. Në mandatin e fundit të Ramës nuk u dha asnjë leje, katër vitet e fundit janë vetëm një grup që kanë qenë pranë PD që kanë përfituar. Keni një plan se çdo të bëhet me lejet apo do të falimentojnë të gjithë si ndërtues?

Lulzim Basha ka miratuar një plan urbanistik që thjesht përcakton se ku do ndërtohet dhe nuk i kushton aspak vëmendje zhvillimit të Tiranës. Ne do të miratojmë një plan të ri e gjithëpërfshirës, i cili do t’i kushtojë të njëjtën vëmendje, si zhvillimit urban të Tiranës, ashtu edhe zhvillimit ekonomik dhe social. Dhe do të jetë ky plan që do të përcaktojë se ku do të ndërtohet dhe ku jo. Nga ana tjetër, sot është në fuqi një moratorium nga Qeveria që ndalon ndërtimet e reja dhe ne do ta respektojmë këtë moratorium. Sa i përket shqetësimit për falimentime në industrinë e ndërtimit, unë mendoj se ai nuk qëndron. Jemi mësuar 4 vitet e fundit me një Bashki që nuk bën asnjë punë publike dhe rrjedhimisht ndërtimi i pallateve të reja ishte mënyra e vetme që kjo industri të kishte punë. Ju garantoj se pas 21 qershorit, industria e ndërtimit do të angazhohet në punët e shumta publike të Bashkisë, në shkollat që do ndërtojmë apo rikonstruktojmë, në rrugët që do të hapim apo mirëmbajmë e kështu me radhë.

 

– Çfarë do të bëhet me pallatet e ndërtuara në Tiranë, ku janë futur banorët dhe nuk kanë hipotekat. Shumë prej ndërtuesve kanë falimentuar…

Çështja e hipotekave nuk lidhet aq shumë me falimentimin e ndërtuesve, sesa me paaftësinë e Lulzim Bashës në krye të Bashkisë. Pa hipotekë sot janë ato 400 pallate, ku ose ndërtuesi nuk ka emëruar kolaudatorin, ose ku mungon dokumentacioni i mbikëqyrjes së punimeve, ose ku nuk janë kryer aktet e kontrollit. Në të gjitha këto raste, është detyrë e Bashkisë që të ngrejë grupet e ekspertëve e të plotësojë dokumetacionin e munguar. Sot, 20 mijë familje nuk kanë hipotekë vetëm për faj të Lulzim Bashës, sepse në katër vjet ai as ka emëruar ndonjë kolaudator, e as ka ngritur ndonjë grup për të hartuar dokumentacionin e mbikëqyrjes së punimeve apo akteve të kontrollit. Pas 21 qershorit, Bashkia do të nisë menjëherë procedurat për të plotësuar dokumentacionin që mungon, në mënyrë që të gjitha pallatet në fjalë të pajisen me hipotekë.

 

– Çfarë hapash do të ndërmerrni gjatë vitit të parë të mandatit tuaj për të kufizuar ndërtimet e reja në zonat e gjelbra, si Parku i Liqenit apo zonat me densitet të lartë ndërtimi, si qendra e qytetit, zona e Gardës së Republikës, etj? Po me pallatet që po ndërtohen te diga e Liqenit çfarë do të bëjë administrata juaj?

E kam thënë disa herë dhe po e ripërsëris edhe këtu, në të gjitha zonat që ju përmendni nuk do të ketë ndërtime të reja. Unë nuk kam për të firmosur në asnjë mënyrë leje ndërtimi në ato zona. Parku i Liqenit është mushkëria e Tiranës dhe do të mbrohet me çdo kusht. Përsa u përket ndërtimeve te diga e Liqenit, unë e kam deklaruar disa herë se jam kundër tyre dhe do të jem krah qeverisë në betejën ligjore për të ndërprerë menjëherë punimet e për t’i anuluar ato leje.

 

– Tirana, në krahasim me kryeqytete e tjera të Evropës, është një qytet i vogël, shumë qytetarë në vend të biçikletave përdorin makina, kjo jo për shkak të dëshirës së tyre, por sepse ky është një qytet që nuk ka korsi për biçikleta. Çfarë hapash do të ndërmerrni gjatë mandatit tuaj për shtimin e korsive për biçikleta në zonat urbane të bashkisë Tiranë?

Në shumë qytete europiane, përdorimi i biçikletave është rritur me ritme shumë të shpejta, e madje në disa prej tyre ajo përdoret edhe më shumë se sa automjetet. Përdorimi i biçikletës ka një ndikim të drejtpërdrejtë në reduktimin e trafikut dhe uljen e ndotjes, e për më tepër garanton edhe një jetesë të shëndetshme. Për të promovuar përdorimin e biçikletës ne do të hartojmë një masterplan të lëvizjes me

Kandidati i ASHE per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, duke folur gjate konferences “Sfidat dhe mundesite per Tiranen”, organizuar nga revista Monitor dhe Dhoma Amerikane e Tregtise./r/n/r/nCandidate of Alliance for the European Albania, AEA, for the mayor of Tirana Erion Veliaj, speaks during the conference "Challenges and Opportunities for Tirana", organized by the magazine Monitor and the American Chamber of Commerce.
Kandidati i ASHE per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, duke folur gjate konferences “Sfidat dhe mundesite per Tiranen”.

biçikleta, i cili do të krijojë një rrjet të sigurt çiklistik në të gjithë Tiranën, duke përfshirë korsitë ekzistuese të çiklistëve, e duke shtuar edhe korsi të tjera. Veç kësaj, do të promovojmë në mënyra të ndryshme përdorimin e biçikletës, madje edhe unë vetë do ta përdor shumë shpesh biçikletën për të shkuar në punë.

 

– Si do të rregullohet çështja e stacioneve të autobusëve dhe e furgonëve?

Vendqëndrimet e autobusëve dhe furgonëve ndërurbanë është kthyer në një problem të mprehtë për shumë banorë të Tiranës, pasi këto mjete transporti hyjnë deri në qendër të Tiranës, e ndalojnë vend e pavend, duke krijuar një katrahurë të vërtetë. Për të rregulluar qarkullimin e autobusëve dhe furgonëve ndërurbanë, ne kemi programuar ndërtimin e tre terminaleve fundore në tre hyrjet kryesore të Tiranës, përkatësisht në hyrjet nga Durrësi, Elbasani dhe Dibra. Në këto terminale do të kryqëzohen linjat e transportit urban me linjat ndërurbane. Të gjitha autobusët apo furgonët ndërurbanë nuk do të hyjnë më në Tiranë, por do t’i lënë udhëtarët në këto terminale ku ata më pas mund të përdorin linjat urbane për të shkuar kudo në Tiranë. Edhe nisja e këtyre mjeteve do të bëhet po nga këto terminale. Me ndërtimin e këtyre tre terminaleve, transporti ndërurban rregullohet e normalizohet dhe qarkullimi në Tiranë do të lehtësohet.

 

– Popullsia në Tiranë shtohet dita ditës. A do të ndërtohet ndonjë shkollë e re, apo do të vijojnë nxënësit të rrinë nga 50 veta në klasë dhe ta bëjnë mësimin me turne. Cili është plani juaj për infrastrukturën në arsimin para universitar?

Shkollat, kopshtet dhe çerdhet e Tiranës, janë sot të mbipopulluara. Çdo kopsht në Tiranë u shërben mesatarisht 198 fëmijëve, ndërsa në rang vendi 44 fëmijëve. Po ashtu, një shkollë në Tiranë ka mesatarisht 819 nxënës, ndërsa mesatarja e nxënësve për shkollë në rang vendi është 276. Nevojitet një ndërhyrje e menjëhershme për reduktimin e ngarkesës së institucioneve arsimore të Tiranës. Ne do të realizojmë këtë në dy mënyra: Nga njëra anë, do të shohim mundësinë e zgjerimit të kapaciteteve të shkollave ekzistuese, e nga ana tjetër, do të ndërtojmë 10 shkolla, 8 kopshte dhe 5 çerdhe të reja. Me realizimin e këtij plani, brenda mandatit të parë do të nisim të ecim drejt normalizimit të ngarkesës së shkollave e kopshteve në Tiranë, çka do të reflektohet edhe në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve që këto institucioneve ofrojnë.

Intervistoi: Erion Habilaj

Share This Article
68 Comments
  • Tirana qe ka prezantuar EV eshte Tirana qe ka nevoje vertet ky qytet. pas 4 vitesh te trishtuar dhe te heshtur me asnje pune por vetem me shkaterime tani erdhi koha per tu ringjallur edhe pak dite ndajne nga 21 qershori , tirana ka nevoje per energji dhe per pune konkrete , tirana ka nevoje qe ne krye te bashkise te jet Erion Veliaj.

    • tutori aktual i bashkise se tiranes do mbetet se shpejti jasht loje! qytetaret e tiranes do rebelohen ndaj ketij sharlatani politik i cili me vota te vjedhura erdhi ne bashki per ta zaptuar ate me mendjengushtine e vet. shenjat e lene prej tij jane mese te dukshe dheduhen kohe per te sheruar, por erion veliaj ka nje platforme te qarte per drejtimin e duhur te rimekembjes se qytetit!

      • Ne qoft se degjon zerin e qytetareve atehere pse nuk u terhoq Erjoni kur qytetaret preferuan Majkon dhe Klosin. Erjoni ishte i fundit nga preferencat e qytetareve. Kur s’degjoi qytetaret per nje gje kaq te madhe ska si ti degjoje neser. Eshte ne nderin e Erionit qe te degjoje qytetaret per here te pare ne jeten e tij. Edhe kur u fut ne zgjedhje g99 nuk morri as 1 perqind dhe sot gjithe g99 jane bere drejtora. Ja pra serish nuk i degjon qytetaret Erioni. Boll perfitoi nga votat e socialisteve pa partine socialiste nuk merr as 1 perqind Erion. Terhiqu Erion dhe hapi rruge qytetareve qe duan Majkon dhe Klosin.

        • Ta lem ne dore te qytetarve nese e duan apo jo Erjonin , ai e ka treguar veten qe esht nje njeri puntore dhe kur merr persiper dicka di ti shkoje deri ne fund. Qytetaret do zgjedhin njeriun e duhur per Tiranen, per kete te jesh i sigurt.

          • Erioni eshte ai qe do kthej tiranen ne rrugen e duhur. duke e larguar nga ai administrimi prej dembelizmi qe lulzim basha tregoj ne 4 vjet. veliaj do i kthej dinjitetin tiranes duke i kthyer bukurin qe ka pasur per vite perpara!

          • Tirana meriton respekt edhe kte gje basha duhet tja jepte ne 4 vjet ne vend qe ta linte tiranen ne vend numuro duke lejuar ndertimet pa leje edhe duke i lene tiranes zhul edhe nje dembelizem ne administrimin e qytetit!

          • Tirane me ne fund pas 21 qershorit do kete vertet nje lider qe do mendoje per mirqenien dhe rregullin e qytetit , do mendoje qe ta veje ne radhe me kryeqytet me te mira Europiane atje ku veret e ka vendi dhe e meriton te jete

          • Ne 21 qertshor te gjithe banoret e Tiranes do vendosin ne menyre te lire dhe me besim te plote per kryetari e duhur dhe dinjitoz te qytetit te tyre dhe kryeqytetit te shqiperise . Ne 21 qershor Tirana para se te hedhe voten do mendoje per gjithe te zezat qe i solli basha dhe partia e tij qytetit te tyre .

          • Une smund te votoj kurre nje kandidat qe sa here jep interviste urdheron 50 kalamaj te komentojne online. Ky eshte manipulim i opinionit. Eshte e kunderta e degjimit te qytetareve. Kesaj i thone ta nisesh me mashtrime.

    • Projekt konkret per kryeqytetin. Me ndarjen e re territoriale Tirana zmadhohet si Bashki keshtu rriten pergjegjesite. Projekti qe ka Erioni lidhur me zonat qe i bashkohen kryeqytetit eshte teper konciz, zhvillim ne infrastrukture, investim ne ujesjelles kanalizime etj, keto do bejne te mundur lidhjen dhe afrimin e ketyre zonave me qytetin. Po ashtu projektet per me shume gjelberim per Tiranen jane prioritet i Erionit.

      • plan rregullimi per tiranen, nje nder me te miret e koheve te fundit, bllokim te ndertimeve per me shume gjelberim. erion veliaj eshte pa frike kryetari i ardhshem i bashkise per me shume mireqenie dhe per te punuar per qytetaret

    • ne te gjithe intervisten e Veliajt dhe ne fakt ne te gjitha daljet e tij ne publik teksa ka shpalosur programin e tij per Tiranen, Veliaj dallohet per nje energji dhe vullnet real per ta kthyer Tiranen jo vetem aty ku duhet te ishte me kohe por per ta afruar sa me shume me standartet e vendeve me te zhvilluara.
      Ne fakt as nuk mund ta krahasosh me kandidatet e tjere te Tiranes sepse qendron shume me lart tyre..

    • Ky eshte personi i duhur qe e ben Tiranen nje qytet europian.Ne kemi nevoje te dime qe kemi nje kryetar ashtu sic edhe ju thoni “hiperaktiv” i cili nuk fle gjume. Nuk me pelqen paralelizmi qe keni bere duke e krahasuar me premtimet e Bashes,se e kemi pare ne krye te ministrise qe ka bere nje pune te shkelqyer. Gjithsesi interviste shume e bukur!

    • Nje njeri vizionar si Veliaj mund ta beje kete qytet te Rilinde. Pas 4 vitesh te mjerueshem qe perjetuam me ne krye Bashen,tashme ka ardhur koha kur ne,populli i thjeshte,do i themi STOP praktikave te tilla egoiste duke mbushur vetem xhepat e tyre. Populli do votoje 6!

    • erioni eshte njeriu qe i duhet kesaj bashkie per ta zgjuar nga gjumi, me punen dhe vullnetin e tij per te pasur nje qytet me te mire. kane ngelur edhe pak dite deri ne 21 qershor, dita kur do zgjohet luli nga gjumi 4 vjecar per tia lene vendin nje te riu plot me vullnet dhe me deshire per ta cuar kryeqytetin ne drejtimin e duhur

    • un si i ri i Tiranes, te ardhmen time dhe te qytetit tim mund tja besoj vetem Veliajt.
      eshte i vetmi nga te gjithe kandidatet e tiranes qe vertet e tregon cdo dite sesa i afte eshte dhe planet qe ai ka jane pikerisht ato qe i nevojiten Tiranes,premtime reale dhe te realizueshme jo perralla si trami i Bashes.

    • Erdhi me ne fund dita qe ne krye te bashkise te vendoset nje njeri si Veliaj.Tirana u rrenua 4 vjet,por jam e bindur se ne kete 4 vjecar qe vjen ne Tirane do behen punime ashtu sic PD ka frike.PD ka frike kur dicka shkon ne drejtimin e duhur,ndaj forca Erion!

    • Ja pra,me ne fund,kjo eshte Tirana qe duam dhe shpreh besimin tim me te larte se kjo do jete Tirana qe do behet. Erion Veliaj eshte kandidati i vetem qe mund ta ktheje kete qytet te rrenuar ne nje qytet ashtu sic ne deshirojme.

    • qyteti i tiranes do ket pas zgjedhjeve te 21 qershorit nje kryebashkiak i cili eshte serioz dhe respekton raportin midis cfare ka remptuar dhe cfar do realizoj per qytetin. kjo do jete nje tirane ndryshme, nje tirane inovative, nje tirane moderne sic cdo kryeqytet tjeter evropian.

    • tirana ka nevoje imediante per nje kandidat si erion veliaj i cili eshte nje figure e kompletuar dhe meriton postin e bashkise ka gjithe mundesite per ta nxjerre tiranen nga gjendja e mjerueshme qe e dergoi basha, duke i risjelle kryeqytetit dinjitetin e humbur dhe mundesine per tu zhvilluar me shume sipas modelit perendimor

      • eshte e padiskutueshme qe tirana eshte ne duar te sigurta me erion veliajn ky i fundit ofron zgjidhje per gjithcka qe nuk funksionon ne tirane, ne ndryshim nga basha erioni do beje shume me teper per tiranen duke e transformuar ne nje metropol te denje

  • tiranes i duhet nje kryetar bashkie qe punon cdo dite per qytetin, qe nuk harron se perse eshte zgjedhur ne krye te bashkise dhe qe nuk fle gjume per 4 vjet rresht. tiranes i duhet erion veliaj per ta cuar ne drejtimin e duhur, ne rrugen e zhvillimit dhe te punes. Kemi ne dore te zgjedhim midis punes dhe vullnetit nga njera ane dhe shpifjes dhe mashtrimit nga ana tjeter, prandaj ne 21 qershor e gjithe tirana do votoje drejtimin e duhur

    • kemi ne dore te zgjedhum fatin e qytetit tone, fatin tone, per te pasur ne krye te bashkise nje njeri punetor dhe te palodhur ose nje doktor, pjelle e lulit, qe nuk ka as nje program te mirefillte per tiranen. Ne 21 qershor merr fund gjumi i bashes ne krye te bashkise dhe fillon nje ere e re per ta cuar kryeqytetin ne drejtimin e duhur

  • Erion Veliaj kandidati i perbashket i partise socialiste dhe aleances per shqiperine evropiane eshte nje kandidat i cili ka arritur deri ketu vetem me djersen e mundit. ai eshte profili i duhur per te drejtuar qytetin e abuzuar te tiranes ne drieksionin e duhur. i ka nje plan konkret per te gjithe bashkine e re te tiranes dhe qyterave te saj, te rijn dhe te vjeter!

    • erion veliaj eshte kryetari i ardhshem i bashkise se tiranes, eshte ai qe do e coje kryeqytetin ne drejtimin e duhur per ti dhene fund politikes se ashtrimit dhe per te larguar mashtruesit dhe dembelet nga dyert e bashkise

  • pas 4 vitesh shkaterimi dhe gjumi letargjik i lulushit me ne fund erdhi data e shume pritur per qytetaret e tiranes ku do e ndeshkojne me vote lulushin dhe gjithe aletatet e tij. me ne fund do filloj puna konkrete ne kete qytet me ne fund do arrihet rezultat pozitiv pas 4 vitesh dhe do rikthehet ky qytet i dal nga shinat do rikthehet ne drejtimin e duhur,..

  • Punoni per Tiranen ashtu si keni punuar ne ministri z. Veliaj. Keni aftesite e duhura dhe te gjitha mundesiste per ti kthyer qytetin qytetareve. Tirana ka kater vite qe eshte lene ne harrese. Ne qytet mungojne edhe gjerat me minimale. Qytetaret e Tiranes ju mbeshtesin te gjithe, jemi teper te zhgenjyer me menyren se si u drejtua Tirana ne keto kater vite.

    • Kreativ, energjik, me vizion te qarte, aftesi te medha drejtuese e menaxhuese, keto jane elemente qe karakterizojne kandidatin Erion Veliaj. Puna e bere ne MMSR eshte tregues i aftesive te tij. Ne ministri mori nje sere masash e kreu shume reforma. Tirana ka nevoje per Erionin aq sa Erioni ka nevoje per te. Besimplote se do fitoje, ka besimin tone.

  • Tirana ke nevoje imediate te shkoje ne drejtimin e duhur, mjaft me me njerez te papergjegjshem qe e vetmja gje qe i interesonte eshte si te pasurohej, vidhte te bente udhetime turistike ne Holande sikur njerezit e votuan per te shetitur

    • po populli nuk mundte jete aq jo dasahmires per veten ,e pane qe ne kater vite askush nuk u kujdes per asgje dhe per asnje , nuk ka me te voglin dyshim qe jane me po te njejta parime dhe e vetmja gje qe u intereson eshte karrigia dhe si te rrezojen qeverine po qe do ti vijne anash se populli ehset aq i zgjuar sa te dije te vleresoje

      • Erion Veliaj do ti ktheje fytyren e merituar ketij qyteti te lene ne harrese , qyteti i cili deri metani ka funksionuar me maska . me po te njejta maska qe basha & co del e perrallis ne kohe fushate

        • I vetmi kandidat qe del e ben fushate me projekte konkrete , jep zgjidhje reale per problemet qe shqetesojne banoret e zones perkatese. per kete kane nevoje populli jo per barsaleta e per sekrete si ben kundershtari

          • besimplote qe veliaj do ti riaktivizoje dhe zoant e lena ne harrese, fashatrat perreth tiranes. po ne fakt problemi eshte qe ne kater vite eshte kthyer e qendra e qytetit , tirane brenda ne nje katrahure qe nuk merr vesh i pari te dytin

          • Patjeter qe je fitues i padiskutueshem. tiran duhet te zgjohet boll fjeti e shkaterrua per kater vite . kater vite nje tirane e keqtrajtuar , nje tirane qe lengon. basha ka qene thjesht nje lider pa vizon nje pertac qe as qe i interesonte ky qytet. e me kandidatin e rradhes Kosova , pertej te qenit i derguari i zotit ne toke e si njeri qe di te mbaje mire sekrete nuk di et bej gje tjter.

          • Nje lider i vertete , shpresedhenes per Tiranen e harruar . Ka hyre ne kete gare me nje plan elektoral te qarte e ide te qarta per ndryshime reale.

          • kenaqem kur e degjoj e lexoj kete djale , eshte shume vizionar e energjik . i duhet tiranes dhe ketij vendi shume elemente te tille . forca pas fitores per te nisur shnderrimin e kesaj katrahure te lene pas

          • Njerezit jane mjaftueshem inteligjent , kane perpara tyre 2 kandidate nejri qe tregon barsaleta, mban planin elektoral sekret se ne te vertet nuk e ka nje te tille ndersa nga ana tjter Erioni qe del me nje plan elektoral konkret e me zgjidhje reale per banoret e zonave perkatese

          • Bravo Eri ti je i duhuri per ta kthyer ne drejtimin e duhur qytetin e Tiranes. besimplote qe do tregosh seriozitet e perkushtim per problemet e nevojat e qytetareve te cilet realisht jane lene ne harrese.

          • vetem halim kosova qe nuk i duhet tiranes, nese duam te rrime ne vend numero atehere mund ta votojne . po njerezit jane aq te zgjuar sa te dine te bejen zgjedhjen e duhur per qytetin dhe per te ardhmen e tyre

          • Problemi eshte se edhe pa opozite hic,erion nuk po arrin me bind qytetaret me e votuar!

  • dhe hajde mos voto Veliajn per te ardhmen e Tiranes!
    Ne cdo fjale te tij duket sesa i afte eshte ai jo vetem per menaxhimin e nje bashkie te madhe si ajo e Tiranes por edhe sesa shume plane te mrekullueshme ka ai per qyetin tone! Cdo dite e me shume po e tregon se eshte personi i vetem per bashkine e Tiranes,i vetmi qe jo vetem do i ktheje dinjitetin por edhe do e coje Tiranen ne nivelet europiane..

    • Nje fustan per nusen e vete nuk marrin t’ia vlen e jo me te qeverise nje kryeqytet ,o idiot,Kaq per manaxherin tend qe nga rroga e vete si minister nuk mundi me blé me paret e veta fustanin e jetés te gruase se vete,po poshteroj Shtetin shqiptar Duke kembyer nderin e te qenit minister me nje fustan fale!

  • Ne te gjithe kete interviste kuptoj se Erioni eshte kanidati i duhur per ta drejtuar tiranen kryeqytetin e gjithe shqipatreve i cili ka nevoje per njerez te punes dhe qe mbajne premtimet dhe tirana do shkoje me ty ne dretimin e duhur per kete jam e bindur.

    • Eshte zgjedhja e duhur per kedo qe kerkon nje qytet te paster dhe me sherbime per qytetaret, me me shume parqe per femijet dhe me shume hapesira te gjelbra per nje qytet qe ofron me shume sesa disa ndertesa shumekateshe, tirana ka nevoj per nje vizion te ri.

  • populli e do kete njeri populli do e votoj kete njeri sepse ka besim tek ky , beri cdo gje te mundur qe kishte ne dore kur ishte minister per njerzit dhe tani pas 21 qershorit do e vazhdoje kete pune te pa lodhur ne bashkine e tiranes. Fitore ASHE , Fitore PS Fitore Erion Veliaj.

  • trupi i qytetit te tiranes eshte i shtrire ne toke nen nje pellge mashtrimesh te cilat e cuan qytetin shume vite prapa. ringritja e tiranes nuk eshte e lehte pasi abuzimi i ushtruar mbi trupin e saj plot bukuri ishte konstant nga nje taleban politik i cili per nga natyra e vet eshte nje mallkim per racen njerzore. tani eshte detyra e erion veliajt te ringrij moralin e qytetit me vepra konkrete!!

    • Veliaj e tregoi veten kur ishte minister ne me pak se 2 vjet ai ndermorri disa nga reformat me te rendesishme te cilat rezultuan me shume se te suksesshme po ju jeni mesuar me te mos berit asgje dhe ju vjen cudi, patetik

      • Sa te suksesshme jane reformate Veliaj do ta shikoni kur t’ju vije mosha per pension. Ndersa sa per Halimin as qe ia vlen te diskutohet ..kot i ka hyre kesaj gare… dobet shume.

  • Erion Veliaj ka treguar ne kete fushate seriozitet dhe perkushtim , ka nje plan te qarte per secilen zone po gojet e liga dhe fuksat e shqupit kete pune kane .

    • deri me tani e ka ndjekur me vemendje garen e dy kandidatve dhe me gjithe respektin per halim kosovene vetmja gje qe ka treguar kane qene barsaletat dhe fakti qe e ka sekret, por ne fakt ajo qe tirana ka nevoje eshte nje person energjik dhe me deshire te mire per te bere pune te mira. gje qe veliaj e ka treguar me se miri deri tani.

  • Planet qe ka Veliaj per Tiranen jane te mrekullueshme.
    Ky person e di mire se ci duhet qytetit dhe qytetareve te tij,i di jo vetem nevojat kryesore te qytetit por edhe projektet qe mund te realizohen shume thjesht nese ke deshiren dhe vullnetin per pune dhe Veliajt nuk i mungon asnjera nga keto..Vetem nje personi te tille mund tja besojme te ardhmen e qytetit tone.

  • lulushi akoma nuk eshte zgjuar nga gjumi se ne rast se do zgjohej ai do ngrihej dhe do jepte llogari per kete gjendje te tiranes. me kete qe ben ai qe sjep llogari me pak fjale ka zyrtarizuar fitoren e Erionit ne tirane dhe me ne fund tirana do kthehet ne Drejtimin e Duhur pas pak ditesh.

  • Po me diplomen e tij kur do te na njohe ky Veliaj superaktivi se kundershtaret e akuzojne qe nuk ka mbaruar as Universitetin. Nuk do te bente keq te publikonte diplomen dhe njesimin perkates nga MAS.

  • PO ERDHI KY KRYETAR, DO TE NA DUHET TE GJEJME MIQ, PER KARTELA ANETARESIE PER SHOQATAT LGTB DHE ROME.

    JO PER GJE, POR VETEM ATYRE DO TU JAPE FONDE KY.

  • Shiko cfare injorance gazetareske!
    Ne vend te vene vetullat nxjerrin syte. Po keshtu eshte, kur nje grup `99 fillojne dhe i tjerrin lavde EV, i kupton fare mire nga “emrat” ku torollaklleku u shperthen nga hundet.

    Nenat do te thoshin se eshte femije hiperaktiv!!!!

    Dhe kete keta `99 e thone me mburrje. Aq dine, aq thone. “Hiperaktivet” keta i mbajne si te zgjuar dhe te shkathet, por ne fakt ndodh e kunderta.

    Ne zhargonin mjekesor ky c`rregullim quhet “attention deficit hyperactivity disorder ” ADHD pra je nje femije i paperqendruar, i c`rregullt, gernjar, aspak i perpikte, harron se c`detyra ka per te kryer, uleret, i shperndare, i pangrene dhe i pagjume, plot frike dhe stres.

    Shkak mund te jete bere nje fatkeqesi ne femini qe eshte eveidente, nje jete e mundishme. Dhe keto i kane ndodhur. A i keni harruar shitjet e fiqve.

    Dhe vete gazeta si per cudi me nje fjali te vetme e ka bere sakte simptomatiken:
    Kete njeri eshte veshtire ta kapesh per nje interviste!!!!!

    Simptome me te qarte nuk mund te gjesh.
    E pra me kete “qetesi” qe shfaq ne publik eshte shume e mundur qe ai atehere merr “Ritaline”.

    Eshte nje sindrom eshte shume i perhapur ne Amerike, ku dhe ka qene, por dhe ne Europe.

    E pra te kesh kete per kryetar bashkie eshte vetem nje “eksperiment” i guximshem.

    Do te vuaje vete ai, Ajola, Edi, por me shume e tere Tirana.
    Kam frike se do te filloje loja: “Kapeni, more kapeni kryetarin se na iku”!
    Megjithate i uroj: Dalte faqebardhe!

    • O Klaus kushedi se cfare i kane bere Erionit ato xhaxhat e qendres Stefan te Pazari i ri.Ka pasur tek tuk edhe ndonje amerikan pedofil ne ate qender. Erion besoj se te kujtohet Majku i gjate dhe Endrju me mjekren majuce si te Fatos Nanos. Me fal Erion se te kujtova gjera nga te femijerise qe je perpjekur gjithe keto vite per t’i harruar.

  • Me taksat tona jane blere smartphone, qe te gjithe zorraxhinjte qe paguhen nga Erioni te versulen neper online-t me komentet e tyre bythelepirese.
    Merita e Erionit eshte servilizmi dhe perulja ndaj kryetarit RAMA. Ky eshte virtyti i tij me i mire. Vizioni i tij per Tiranen eshte vizioni i Rames, me sheshin Skenderbe si germadhe, nje grope e madhe, me pishat e prera, nje kandahar i vertete. Ai thjesht do vazhdoje aty ku Rama e nderpreu para 4 vitesh. Ne Tirane do mbijne edhe ca pallate gjigante si ai tek kisha e re ortodokse apo ai tek partizani i panjohur. Kjo eshte Tirana qe la Rama me godinat 35 kateshe, me emrat moderne si syri i Tiranes, apo bytha e Tiranes.
    Votuesit e Tiranes e meritojne plotesisht Erioni krybashkiak, qe ti bej nje m*t te madh Tiranes.

  • Do na kishte pelqyer edhe nje kopertine me titull: Bojaxhi: Bashkia sipas meje.
    Shtypi presupozohet i lire dhe jo tifoz i Erionit. Kjo gje thjesht do t’ju shtonte perkrahje dhe lexues edhe nga ata qe nuk jane domosdoshmerisht te majte apo te djathte, dhe nuk jane pak.

  • Claus,
    Zakonisht njerezit si ky qe mburren se kane bere shume gjera njeheresh dmth. qe nuk jane te zotet te bejne asgje. Eshte nje sindrome e perhapur duke filluar nga vete Edi Rama qe gjithe jeten ka jetuar nen hijen e emrit te familjes pa qene i zoti te qullose asgje vete.
    Ja psh. Rama thote qe punon tere kohen po hajde merre vesh se kur e gjen kohen per pune kur pjesen me te madhe e kalon neper media, konferenca per shtyp e udhetime qejfi apo ekspozitash.
    Pikerisht tani qe ka marre pushtetin po shfrytezon mundesine per te hapur ekspozita e per te dhene mend se sa ishte askushi nuk ia vari njeri as ne France, as ne Itali e askund tjeter por jetonte me lemosha te miqve.

    • Kete pyetje ja kam bere gjithmone vetes “info”.
      Apo vuan dhe ky nga ADHD-ja?
      Anamneza vitea (historia e jetes) perputhet me tipin e tij dhe kete e di mire Aneta se c`ka hequr.
      Po nejse, mos t`i hyjme ketyre puneve se “felliqim” fushaten.
      Pershendetje

  • Kush ta beri Tiranen te tuajn,ajo qe u sponsorizoj per dasmen dy serish.Shko more hajdut i mjaftit e pastaj i qeveris se bastardve se nuk ju simpatizon njeri pervec atyre qe ju u jep nga parat e vjedhura kti populli.

  • Po ik ore Eri Zymbyli e zogu i Rames per tiranen se nuk i beson me njeri keto brockullat qe thua . U ngop populli me genjeshtrat dhe mashtrimet e tuat . E kemi te qarte qe je vetem per te mbushur xhepat e tua se per te bere pune kemi dyshime per ty . Mbi te gjitha e tregove veten dhe te pame kur ishe Minister i Mirqenies Sociale qe ju hoqe ndihmat edhe atyre njerezve qe perfitonin dhe ishin vertete ne nevoje , duke ju dhene ato simpatizanteve te PS-se . Kryebashkiaku i ardhshem do te jete Doktor Halim Kosova .

  • Ajo rruga mbas tregut ushqimor eshte ashtu siç e kane bere italianet ne vitin 1937,dhe çudia eshte se dy lagjet qe e kane kufi te perbashket lagjja 6 dhe lagjja 5 jane administruar gjithnje nga mengjarashet.Do presim nuk kane kaluar shume vetem 78 vjet kane kaluar!!

  • Erjoni do ta beje Tiranen me te bukur dhe do tu sherbeje qytetareve per tu zgjidhur problemet qe ata kane. ESHTE NJERIU I DUHUR NE DREJTIMIN E DUHUR. Koha do ta vertetoje dhe do te na jape te drejte. Mosbesuesit shume shpejt do te zhgenjehen, por edhe ata do te jene perfitues duke shijuar punet e mira qe do te beje Bashkia nen drejtimin e Erjon Veliajt.

  • Me ne fund erdhi dita qe im bir te emrohet Kryetar i komitetit ekzekutiv te Tiranes ne vend te hokut Llambi Gegprifti.

  • O c’me kenaqe more Eri me kete intervisten tende. Enderrat e mija te rinise ti po i ben realitet. une Torja (Viktori) i mirenjohur ne Tiranen e para vitit 1990 nga larg ne emigracion te uroj suksese o Eri. Te uroj sukses, sepse ti je nje nga ne. Pa pike zilie mund te te them se ti per Tiranen je Torja i shekullit XXI. Lart e me lart ore Eri. Nje mandat si kryebashkiak i kryeqytetit dhe me pas Kryeminister i Shqiperise. Atdheu im e meriton plotesisht te kete per Kryeminister Toren e Sheklluit XXI d.m.th ty O Eri im, i embel, po po ty o Eri pjeshka e Tiranes sot dhe pas 4 vjetesh pjeshka e gjithe Shqiperise. Suksese nga zemra o Eri! Puc! Puc!
    Torja i Tiranes

  • Erion vazhdo se ky popull keshtu i do drute.Ti je mesuar me superluksin e jetes dhe genjeshtres,e di qe te vjen shume keq per fukarenjte biles Dash Peza sqe ka Ph.D ne pastrimin e plehrave ne Amerike ka thene qe rrogen e mamase Veliaj do tja japi cifteve qe do te martohen vetem ne kalane e Gjirokastres.Bregasi qe eshte ne stafin e vjedhjeve dhe mashtrimeve do te mesoje akoma me shume se si te nderosh perdet dhe lulet e zyres.Koco trimi dhe sa e sa zagare do te te hane me gjithe rroba.Ishalla mban 25% te premtimeve ,kjo do te ishte me realiste.Per te te tjerat,beni njelloj si Basha,Rama e te tjere ish kryetare.
    Te lumte Erion.

  • Po ku e gjeti Tiranen ky more???
    Keta jabanxhinjte e kane pervetesuar Tiranen, tamam tipik provincial ky fshatari I Ures Vajgurore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *