Veliaj: Opozita jonë flet me të njëjtën gjuhë si talebanët, s’duan zgjedhje dhe dalin kundër amerikanëve

Bora Basholli

Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, Erion Veliaj e krahasoi sjelljen e opozitës me atë të talebanëve në Afganistan, të cilët nuk lejojnë procese të rregullta zgjedhore dhe dalin kundër amerikanëve.

Gjatë takimit elektoral në Njësinë 3, Veliaj e ilustroi me një shkrim nga Uashington Post, ku realiteti që ai përshkruan për Afganistanin dhe talebanët atje, ngjan me sjelljen e opozitës sonë.

Në territorin e këtij vendi rreth 2500 kandidatë për kryetarë bashkie dhe për këshilla po kandidojnë në zgjedhjet e fundjavës që do të vijë, pavarësisht incidenteve të dhunës, pavarësisht kërcënimeve të grupeve të këtyre partive politike për të sabotuar zgjedhjet me akuzën se votat blihen. Në disa bashki, që janë nën kontrollin e këtyre x partive, ka kërcënime ndaj procesit zgjedhor dhe grupe të dhunshme që përpiqen të bllokojnë fushatën dhe të trembin votuesit. Një pjesë e shqetësimit të grupimeve vjen nga një influencë e shtuar amerikane mbi proceset demokratizuese të vendit. Por, me të gjitha pengesat, shumica e votuesve duket entuziaste për votimet e drejtuesve të rinj, që janë edhe më të përgatitur se ata që i kanë pasur historikisht disa nga këto bastione të këtyre partive. Në fakt, kjo që lexova më lart është një shkrim për Afganistanin dhe i referohet partive të talebanëve. Ju’a lexova për ilustrim, se po mos të vija emrin taleban dhe Afganistan, si dhe ju, edhe unë do mendoja se këtu bëhet fjalë për Shqipërinë dhe partitë e opozitës këtu”, tha Veliaj.

Kandidat socialisti u shpreh se ashtu si forcat talebane në Afganistan, edhe PD dhe LSI kërkojnë që të intimidojnë zgjedhësit dhe të kundërshtojnë influencën amerikane. “Bëhet fjalë për partitë e opozitës që kundërshtojnë influencën amerikane në proceset demokratizuese si reforma në drejtësi, bëhet fjalë për parti të opozitës që kërcënojnë me dhunë, bëhet fjalë për parti të opozitës që i bëjnë thirrje bllokimit të procesit zgjedhor, përveç një detaji: Në fakt, partia që flitet ose forca politike që flitet është talebani nga Afganistani. I vetmi rast sot në botë ku ka forca, lëvizje, angazhime politike, që kërcënojnë me dhunë zgjedhjet, që anulojnë votimet, që intimidojnë të zgjedhurit, që duan të ndalojnë fushatën, që pengojnë tubimet, ndodh vetëm tek talebanët, rasti i dytë është opozita jonë. Nuk ka sot një vend tjetër në botë ku opozita nuk do zgjedhjet”, u shpreh ai.

Teksa nënvizoi se opozita i ka sjellë shumë fatkeqësi vendit, Veliaj nënvizoi se “sot është një ditë e trishtë që një parti politike ose një grupim partish politike flet me të njëjtën gjuhë që flasin si talebanët dhe prapë si talebanët kanë hallin e influencës amerikane”.

 

b.b/dita

Share This Article
6 Comments
  • E ke radhen pas Ramutit Erjon. I kapur me bizneset e Teatrit dhe te Fushes. Dhe me Astirin je i perfshire, pavaresisht se nuk eshte firma jote per tenderin. Eshte firma jote per prishjen e shtepive per hir te Ulajt.

  • Shenim: Ata mund te flasin si talebanet,ISSIS-et kur shteti yne per 12 mije faqet e zeza nuk i ve hekurat
    dhe nuk i var te Kali i Skenderbeut.Pikerisht per kete
    lloj kriminelesh,hajnash e mafiozesh duhet te rivendoset
    Denimi Kapital,packa se Europa e ka abroguar kete ligj,
    pasi vete ajo ka perdorur edhe “Turren e Druve” dikur
    dhe sot u keshillon te tjera vendeve ku civilizimi eshte te-
    per i brishte ta abrogojne,sic e kemi abroguar ne,Denimin
    Kapital.Shume shtete te Amerikes ende e kane Denimin
    Kapital- Letal…! Dhe ne qenkemi me te avancuar se Amerika ?! Megjithe mend e keni ?!

  • Shenim: Z. Veliaj qe te mos flasin “gjuhen e Talebaneve”
    PRITNJANI ! Valle Amerika qe ia “pret gjuhen” talebane-
    ve nuk na qenkerka demokratike,nese ndonjeri na hidhet
    e na thote nga keta horra mafioze,hajna e terroriste se”Kjo menyre te menduari e te vepruari nuk na qenkerka
    Demokratike” ?! …..! Dhemb per dhemb ! Kjo eshte e vetmja rruge per t’i vene ne hudute keta huliganet e Saliut e te Metes…!

  • Hajde debil hajde, futja vetit vete i thone kesaj edhe beje propaganden e armikut qe cdo dite mundohet me paraait shqiperine si vend i talebaneve ! Vulose te se vertete ashtu qenka edhe cuditu pastaj pse evropa te mbyll deren !
    Kur ignoranti edhe i pashkolli behet politikane keshtu ndodh : per me shpetuar bythen e tij e bene mut gjithe vendin !

  • Mos permend ketu ameriken 0 erion fiqi, se njerezet si ti n’amerike as nje dite nuk do kishin qendruar ne politike se atje nuk ka ofense ma te madhe se rrena publike : per diplomen qe kur nuk e ke marr , per paret e mamase per dasmen, per parku e liqenit ku kur nuk do kete pallate e qe u mbush me pallate, per pemet qe na kushtojne 5500 per nje pish , per tenderat me ulaj e fusha shpk etj etj…
    Je per burg o lali Eri, edhe ne burg do shkojsh neser ty bashke me vellaun qe perfiton mbas shpines tende!
    Mos u merzit drejtesia do kaloje!
    Mos permend ameriken si mbulojese e ktimeve te tua, se ka ne kufi ne matrapazlleket e tua edhe ky kufi eshte digniteti i shtetit amerikan edhe sa do te pranoje opinion amerikan nje mashtrues si tij!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *