Në turin e llogaridhënies, nga njësia nr.8 kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar se kanë humbur shumë kohë duke i bërë thirrje opozitës që “të sillemi si një skuadër, kur vjen puna për integrimin europian”.
“Sot ka një grup i cili po mundohet të rregullojë Shqipërinë, që është i fokusuar në reforma, që po mundohet që Rilindjen Urbane ta çojë nga sheshi “Skënderbej” deri në Malësi të Madhe, Koplik apo Konispol; por, ka edhe një grup tjetër, i cili u thotë njerëzve, o burra ta prishim këtë vend, hajde t’i vëmë zjarrin, të krijojmë tollovi, t’i vëmë pengesa njeri-tjetrit, vetëm të mos hapen negociatat! Fakti që sot jemi në këtë situatë, ku partitë politike po mobilizojnë me kuç e me maç, me përgjime të sajuara aq keq sa edhe një fëmijë që shkon në klasë të parë, i vjen zor të besojë se ka parti politike që merren me këto histori, vetëm që Shqipëria të mos shohë një ditë të bardhë”, tha Veliaj.
Ai deklaroi se ata që sot sajojnë kaseta përgjimi dhe bëjnë thirrje për protesta, gjatë kohës që drejtuan Tiranën dhe Shqipërinë treguan se nuk bënë asgjë.
Ndaj, Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin kryeministrin Rama dhe qeverinë, e cila po e çon vendin në drejtimin e duhur, në Bashkimin Europian.
“Për ata që sajojnë kaseta, që bëjnë thirrje për protesta, që zihen me të njëjtin intensitet si për këndin e lodrave, si për Pazarin e Ri, si për Sheshin “Skënderbej”, mjafton të kthejmë kokën pas dhe të shohim se si të gjitha objektet e sherreve të tyre, janë sot çmime të punës së palodhur që kemi bërë në Tiranë. Dua t’i kujtoj çdo njeriu që naivisht mendon se duke djegur vendin, duke sabotuar Shqipërinë, duke i vënë stërkëmbëshin integrimit, do shohim një ditë të bardhë, u them se e kanë gabim. Ata që bëjnë thirrje për protesta, për të shkatërruar Tiranën, për të shkatërruar Shqipërinë, i kishim në qafë edhe në Tiranë, edhe në Shqipëri, dhe e pamë çfarë dinin të bënin. Ndaj, është shumë e rëndësishme që të gjithë të mbështesim Edi Ramën, të mbështesim qeverinë, deputetët, ministrat dhe t’u tregojmë që jemi me atë skuadër që punon dhe që e çon vendin në drejtimin e duhur, në Bashkimin Europian”, tha ai.
Veliaj shtoi se Shqipëria ka humbur shumë kohë në të shkuarën. Veliaj nënvizoi se ata që kanë thirrur protestën e 26 majit, sot janë gati të sajojnë çfarëdolloj historie, vetëm që Shqipëria të humbasë Europën.
l.h/ dita

Shqu-pisat nuk po bejne asgje tjeter pervec skenarit te Rusise: Destabilizim dhe mos hapjen e negocatave te Shqiperise me BE.
Te merren zvarre nga qytetaret, zjarrevenesit kriminele e antishqiptar Sali-Lush & CO se Drejtesi dhe Prokurori nuk ka ne Shqiperi.
Mjaft ia fakturoni opozites deshtimin tuaj;:keni mazhorancen per cdo ligj,me a pa pelqimin e opozites,keni pushtetin,pra pse nuk veproni?
Nuk eshte faji i opozites ne qofte se tahiri shetit me kriminel,njk eshte faji i opozites ne qofte se agron xhafaj eshte denuar n’italy,nuk eshte faji i opozites kur thehen dyrte e gjykatave…
Edhe mjaft me se evrooa e di fort mire se cfare opozite keni,e di forte mire se nuk jane te besueshme deri sa hapur ju dha kjo evrope perkrahje kunder kesaj opozite idiote,po ju kete perkrahje e keqperdoret deri sa u thyet ne zgenjim edhe per evropen.
Sidomos Veliaj se sapo ka filluar skandali i plehrave edhe i tenderave te Zotos ku ju jeni deri ne fyt i zhytur e pa faj te opozites po vetem nga pangopsija juaj.
Pangopsija juaj,qe iu bene me byll syte per tenderat pa kriter,per koncesionet grabitcare,per incineratoret,per hecetj etj kjo bene qe nuk pranohemi e kur jo veprimet jokonstruktive te opozites,te cilen evropa e njeh gati ma mire se ju.
Mjaft me me kete afgument per deshtimet tuaja
E moj Lili ….qenke berrnut ne standarditn e ghuhes shqipe.Nuk paske mesuar hic gjate kohes qe ishe nxenese ne fillore,8 vjecare,pa lere per me tej,se nuk ma mbush mendjen te kesh vazhduar me tek.
Megjithate ca mendime i ngre me vend,por ne te shumten ja ke futur si kau peles.
Te fala shqupistave dhe Karaxhiceve (kopilave ).
Tastatatura e tel i ka fajet,po me paske kuptuar bukur mire,me a po gabime…
Mos me perzi me shqupistat,te lutem,e per kopilat,ju jeni do dall siçthone francezet les cocus te kesaj pune. Jo une.
Ps:kur veliaj me Mjaftin thirrte per manifestime ishte ok,po kur veliajse i rezikohen aferat me ZOTOn,nuk bene me protestuar?
O erion,eshte vetem fillimi ,halla s’keni pa gje.