Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, prezantoi sot programin për shtimin e hapësirave të gjelbërta të kryeqytetit, i cili mbështetet në 5 projekte madhore, ndërkohë që firmosi dhe kontratën me qytetarët që përbëhet nga 4 pika.
Veliaj akuzoi kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha se nuk ka mbajtur asnjë premtim për dyfishimin e hapësirave të gjelbërta, duke shtuar se dhe kandidatët e pavarur janë të Saliut.
Gjithashtu Veliaj tha se lejet që janë dhënë nga bashkia janë të Shkëlzen Berishës.
“Ku është dyfishimi i hapësirave të gjelbërta. Tek 60 lejet e ndërtimit që u dhanë. Tek Diga, tek Kaprico në bllok, jetimorja në Tiranë, i vetmi shesh pushimi që kishte shtëpinë. Nuk e di a e patë emisionin, por unë nuk kam turp, sepse nuk jam as si kandidati rival as si këta të pavarur të gjithë të Saliut meqë ra fjala që thonë e kanë fajin të gjithë. Jo jo këto janë lejet e Saliut, janë lejet e Shkëlzenit. Këto kanë emra, nuk është përgjegjësia e të gjithëve. Ndaj dhe përgjegjësinë do ta bëjmë me emër edhe bllokimin me emër edhe ndryshimin do ta bëjmë me emër”, tha ai.
Veliaj bëri publike projektet e mëdha nëse do të marrë drejtimin e kryeqytetit në zgjedhjet e 21 qershorit
1 -Bulevardi i ri i Tiranës
Do të shtrihet në një zonë ende të pazhvilluar në aspektin urban. Do të jetë zgjatim i bulevardit ekzistues, do të gjallërojë zonën me hapësira shërbimesh e aktivitetesh rekreative dhe do të krijojë një sërë hapësirash të gjelbra, duke funksionuar si një park qendror. Do të përfundojë në lumin e Tiranës, ku do të realizohet projekti i Parkut T.
2- Parku i Integruar i Liqenit dhe Parku Olimpik i Tiranës
Projekti do të mbrojë hapësirën ekzistuese të liqenit dhe do ta zgjerojë atë duke e integruar me Parkun Zoologjik, Kopshtin Botanik dhe Parkun Olimpik. Do të ketë investime infrastrukturore dhe ndriçim të rrugëve. Parku Olimpik do ndërtohet tek kompleksi Dinamo dhe do të jetë kompleksi i parë në vend që do të përmbledhë të gjitha federatat sportive në ambiente mjaft cilësore.
3- Kopshti Zoologjik
Do të kthejë një nga kopshtet më të trishta në botë në një park zoologjik me standarde bashkëkohore. Numri i kafshëve do të rritet dhe kafshët nuk do mbyllen më në kafaze, por do të qëndrojnë në mjedise të hapura të ngjashme me habitatin e tyre natyror.
4- Parku i Besimit
Park që do jetë simbol i harmonisë dhe tolerancës fetare në Shqipëri. Do ndërtohet përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit, ku do të mbillen pemë e bimë që përmenden në Librat e Shenjtë.
5- Parku i Liqenit të Kasharit dhe Liqenet e Tiranës
Liqeni i Kasharit do të kthehet në një park të madh çlodhës që do të ofrojë shërbime unike për banorët e Tiranës metropolitane dhe banorët e zonave periurbane e rurale. Parku do të ofrojë mjedise për shëtitje në pyll, agro-turizëm, plazh si edhe sporte të ndryshme ku veçohet pista e notit. Nga këtu do të nisë një shteg që do lidhë Liqenet e Tiranës duke krijuar një korridor rekreacional për ecje, ekskursione e çiklizëm.
5 pikat e kontratës për hapësirat e gjelbra:
1. Rehabilitim dhe gjelbërim i 6000 m2 hapësira publike të çliruara nga ndërtimet informale gjatë 2 viteve të fundit në Tiranë;
2. Rigjenerim dhe transformim i ish-zonave industriale të Tiranës në hapësira të gjelbërta dhe në shërbim të komunitetit;
3. Aplikim i projektit “Fasadat e Gjelbërta” me qëllim krijimin e hapësirave të gjelbërta vertikale;
4. Identifikim dhe shndërrim i hapësirave potenciale brenda blloqeve të banimit në hapësira të gjelbërta në partneritet me komunitetin dhe bizneset e zonës;
5. Pastrim nga mbetjet i lumenjve në territorin e Bashkisë së Tiranës përgjatë gjithë rrjedhës së tyre.
po normale qe dhe Bojaxhiu i saliut eshte se nga e njejta parti del dhe ai !!
e pale pale del e ben si ftyre mire tani me kto ndertimet pa leje tani se per sa kohe ishte me saliun nuk bente llafe zoteria …
bojaxhiu ishte nje nga drejtorat me kyc te sales. nuk harroen ata drejtorat qe nuk linin tender pa e grabitur
vetem erion veliaj do ja ktheje fytyren e gjelber tirane s qe ne keto 4 vite i ka munguar aq shum prej betonizimit qe ui beri luli
edhe bojaxhiu nga vatra e madhe e shqupit ka dale.i vetem ne nje beteje per tiranen.kemi besim ke erjoni dhe ke aftesite e tij per ta bere kete qytet serisht nje qytet te mire per tu jetuar.
e verteta eshte se tirana ka nevoje per shume gjera,dhe ne vend qe te fillonin projektet per te bere dicka reale dhe madhore per tiranen na duhet te kthehemi ne tiran e e 1975 qe te vejme kapake pusetash.
veliaj eshte drejtimi i duhur!! se ato gjasme qe mbahen si te pavarur kam pershtypjen qe jan super te fshehte dhe op mbledhin vota per PD ne kurriz te popullit duke i thene qe sjan si basha!! po lind pyetja : ku i gjejn leket keto te pavarur qe gjer para ca kohesh ishin pjese e bashes!!
bojaxhiu ca nuk vodhi kur ishte drejtor !! normale qe do boj si i pavarur se ska ftyre te dali te thote qe vodhi me saliun ate kohe!! dhe tashi te deklaroj pasurin dhe ku i gjen leket se ky ca spo ben dhe gjasme eshte i varfer!! keto jan mashtrimet qe si ha me populli !! e tere shqiperia eshte ne drejtimin e duhur
tiranes i duhen shume hapsira te gjelbera.me pelqen projekti i veliajt dhe qenka nje projekt konkret.nuk jane fjale qe i merr era sic ben kosova.
planet dhe projekte e veliajt duken shume frymezuese dhe te japin idene se per tiranen po kandidon nje europian.eshte relativisht e pelqyeshme ideja sesi ai po shpalos planin e tij per fushaten,dhe per nje tirane me te bukur.jo si shqupistat qe kane vec fjale.
Kryeqyteti eshte ka kater vite qe eshte lene ne meshire te fatit. Krijimi i hapsirave te gjelberta per Tiranen eshte jetike. Nderkohe qe kryebashkiaku aktual po kryen krim mjedisor poshte diges se liqenit me lejen e dhene per ndertimin e kompleksit te pallateve.
erion veliaj drejtimi i duhur epr tiranen
ato jan te saliut dhe sdo shume inteligjenc per ta kuptuar!! sepse ato kan qene ne strukturen e partise demokratike dhe gjasme tashi kan dalur te pavarur per te mashtruar popullin !!! e pastaj do bejn kualicion me halimin qe te ringrihen sepse ato vet e din qe sjan asgje dhe e tere partija demokratike eshte 0
Do ca inteligjence, por me qe ti ate nuk e ke, me te drejte thua qe ajo nuk duhet!
kam shume besim tek veliaj !
me gjithe keto plane qe ka per Tiranen na ben te besojme se eshte pikerisht personi i duhur per qytetin tone…fundja edhe e ka provuar qe eshte person i zoti se sa kohe ishte ne krye te ministrise beri reforma aq te nevojshme per shtetin
Te pavarurit qenkan te Saliut po ti o Erjon u kujt je se i PS se sigurisht nuk je. Me kete plan qe ke paraqitur ti po vazhdon planin e Lulit vecse tani parate do te shkojne ne xhepa te tjere.
Jam i sigurtë se po të bëhesh kryetar bashkie gjenë e parë që ke për të bërë, DO TË PRIVATIZOSH UJIN. Janë politikat e FMN-së dhe BB. Se të quajnë të aftë për reformat që ke bërë, por nuk na thotë kush se nga mendje jote nuk ka dalë asgjë. Ke ndjekur me përpikmëri urdhërat e bankierëve. Reforma e pensioneve, që u kërkon shqiptarëve 700 mijë lekë për një vit pension. Kush i ka këto të ardhura?!
KUR TE VIJE ERJONA NE PUSHTET, PERROJ I LANES ,
NGA UJI HALEJE DO SHNDEROHET NE AR TE ZI , NAFTE. PER INAT TE LULIT.
DHE DO BEHET NAFTA PA LEKE.
O qorra mjerane antiSHQUP! Po si nuk ju shkon aspak ne mendje se sa me shume kandidate te djathte te kete ne gare, aq me pak ka mundesi te marre vota kandidati zyrtar i PD. Me duket se e verteta nuk eshte se ju keni frike nga Bojaxhiu si i djathte por nga Bojaxhiu si I DREJTE. Kjo ju tremb, se ai do marre nga votat e elektoratit gri i cili eshte ai qe i vendos zgjedhjet.
Blla blla blla blla,.,, per kete je i zoti ti Erion se per vepra ncncncnc,,, do e besh Tiranen ashtu si kryetari yt dikur vtm betonizim
Budallenj i dini njerzit ju? Ju njihni vetem betonizimin dhe jeni duke prehur dhembet per te bere ca ndertime me Fidelin nga zona liqenit!!
Mos me thuaj qe do mbillni palma nga 6000 euro dhe pastaj do rrisni taksat se normal populli i paguan shpenzimet e juaja marremendese!
O papagall i Rames.
Duke filluar nga donaldi e deri tek aldo,,ju them qe “Ja keni fut kot dhe na hapet barkun”.
kam besim, ke puna juaj
po ka akoma lavazhe edhe brenda tre mandateve te edit dhe 1 i lulit te parku i tiranes,te cilat po kthehen ne parking e me vone ne pallate……..
mbi hotel iliria lokal lyon qe ka gllaberuar sip, te medha gjelberimi
te hotel iliria jane ndertuar 3 pallate,kur edi ish kryebashkiak…
po keshtu ne gardhet e gardes nje hotel e palester qezgjati 1994 -2011, hidh nje tulle dhe bli kryebashkiake per ndertim si dhe nje pallat.
firmat se bashku me saliun ishin ne projektin e shkaterrimit te kurrores se gjelbert.me pallate me pamje si te filmi ali pyka beteja algjerit,
gjelberimet ne rrugen e elbasanit u ben kulla
kush ka te drejte realiteti apo gjergji eshtei saliut…….
pse vazhdon parkingu te dera gardes san xhovani…….
Rama eshte i vetmi qe pasi jep leje per ndertim, hedh ne ere pallatin si te paligjshem duke e demshperblyer ndertuesin me leket e taksapaguesve dhe natyrisht ne burg shkojne ata qe nuk kane paguar faturat e dritave dhe jo Kryeministri.
Me fal keto pikat e programit qe po prezanton per mjedisin i ke menduar vete ti Eri Rondelja e Zogu i Rames per Tiranen apo ti ka thene ai gjatavili Rama i Rilinjdes qe ti thuash . Se jo per gje por te gjitha keto qe thate ju ne program i kane ngelur fiksim Rames qe nuk i realizoi dote kur ishte Kryetar Bashkie per 11 vjet dhe po te ben ty kurbanin e rradhes qe te dalesh dhe te genjesh e te mashtrosh popullim me premtime te kota. Fitorja eshte e Doktor Halim Kosoves
Dukesh se je nje zog gomari o Veliaj.Thua kantidati i pamvarur eshte i Saliut.Te ishte i tille,demton vetem te djathten o zogu i Rames.