Veliaj: Për 5 vite, 24 orë ujë pa ndërprerje; E morëm me 7 orë dhe e bëmë 13 orë

Gazeta Dita

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj siguroi se me rritjen e çmimit të ujit, sipas planit të biznesit të hartuar nga UKT me asistencën e USAID, Tirana do të ketë 24 orë ujë pas 5 vitesh.

I ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare” në Ora Neës, Veliaj tha se tashmë Tirana është zgjeruar dhe zona të reja kanë nevojë për investime të rëndësishme. Si shembull të suksesit, Veliaj solli rastin e Korçës, ku falë rritjes së çmimit të ujit të pijshëm, u arrit furnizimi 24 orë, e cila solli dhe uljen e kostove shtesë për qytetarët si pasojë e blerjes së ujit me shishe.

“Më gjeni një histori suksesi në Shqipëri që ka 24 orë ujë? Është qyteti i Korçës. Tarifa është 99 lekë. Qyteti tjetër me më shumë ujë është Durrësi, me 98 lekë. Bashkia e Kamzës e 65 lekë plus 2 mijë lekë fikse për faturë. Flasin për Bathoren që dy të tretat e njerëzve janë me ndihmë ekonomike.

Çmimi po rritet sepse sot duam të bëjmë Korçën me çmimin e Bathores. Në situatën që jemi, ne nuk kreditohemi. Jemi refuzuar nga të gjithë kreditorët. Na thonë që nuk keni fuqi të paguani. Jemi në një situatë ku kemi bërë maksimumin. Dhe të mërkurën o e bëjmë si Korça por jo me çmimin e Korçës, por me çmimin e Bathores”, tha Veliaj.

Kryebahskiaku deklaroi se vendimin përfundimtar do e marrë Enti Rregullator i Ujit, ndërsa deklaroi se Bashkia ka hartuar një plan të qartë biznesi të mbështetur nga USAID. Kreu i Bashkisë deklaroi se aktualisht zona të ndryshme si ajo e Astirit apo e Kasharit nuk kanë arritur që të furnizohen me ujë të pijshëm.

” Për herë të parë Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër menaxhimin e ujit kur kryetar ishte Lulzim Basha, por kur ishte vetëm Tirana, por sot Bashkia ka marrë edhe zona si Kashari. Një pjesë që nuk ka qenë fare në Tiranë janë ujësjellës kanalizime të fshatrave. Gjatë kohës që PD menaxhoi komunën Kashar dha vetëm leje dhe pa vendosur fare rrjetin e ujit. Zona e Kasharit furnizohet me ujë nga një kompani që ka hapur pus uji. Zona u zgjerua dhe fshati u kthye në qytet me pallate por pa pasur rrjet uji.

Tani që është shitur çdo apartament në zonën e Astirit nuk mban më. Një burim nuk mund të mbajë një lagje me 50 mijë banorë. Çdo ditë çojmë autobote me ujë”, tha ai.

Veliaj deklaroi se kur PD kishte drejtimin e Bashkisë së Tiranës, e rriti çmimin ndërkohë që Tirana nuk furnizohej më shumë se 7 orë me ujë në ditë. Kreu i Bashkisë deklaroi se falë mirëmenaxhimit dhe punës së mirë këto dy vite është bërë i mundur rritja e furnizimit në 13 orë.

“Tirana kur mora detyrën kishte 7 orë ujë, sot ka 13 orë. Flas për mesataren. Ka disa zona si e Ali Demit që kanë 24 orë saqë kanë filluar të heqin depozitat. Nuk jemi në fazën për të hequr depozitat për sa kohë nuk kemi 24 orë. Besoj kemi kapur maksimumin në kushtet që ne jemi, pra nga 7 deri në 13 orë ujë”, tha ai. Më tej, kreu i Bashkisë deklaroi se Berisha dhe Lulzim Basha lanë peng në një bankë të nivelit të dytë ujësjellësin. “Bashkia e Tiranës vetëm teorikisht e ka në pronësi Ujësjellësin. Bashkia e la peng tek një bankë e nivelit të dytë.

Pse? Sepse Sali Berishës i duheshin para dhe Bankës së Shqipërisë i tha ble hotel Dajtin dhe Bashkisë Lanabregasin. Ne jemi e vetmja bashki me hidrocentral, duke lënë peng Ujësjellësin. Unë në 5 vjet duhet të paguaj 4 mln euro në vit”, nënvizoi Veliaj.

Share This Article
3 Comments
  • Ky eshte bere me i padurueshem se Luli dhe Edi me mashtrimet e tij sy me sy. Ne fushate buciste se do te hiqte depozitat e Tirana do te kishte uje 24h pa permendur rritjet e taksave. Tani qe ka thare gjysmen e Tiranes per uje duke u furnizuar me autobote del dhe thote se duhet te paguajne akoma taksa te tjera pervec atyre qe ka shtuar qekur mori bashkine. Mire tua bej o popull se vete i votoni xhelatet tuaj.

  • Z. Veliaj nese eshte e vertete se 67% e ujit qe del nga UKT nuk dihet ku shkon, pra nuk faturohet eshte nje norme skandaloze e menyres se si menaxhohet UKT. Pra ju mblidhni vetem 23% te asaj qe prodhoni dhe humbjen kolosale ju duhet te mbuloni duke rritur tarifen e kosumit te ujit per 23% te popullsise e cila do te kete ne kurriz koston e operimit dhe investimet e UKT qe te kene uje edhe ata 67% e popullsise. ajo qe duhet qe ju te beni eshte te ulni nivelin skandaloz te vjedhjes ne ujit dhe pastaj te shikoni ka apo jo nevoje per rritje. i shtuar kesaj edhe shkurtimi i nje administrate te mbifryre me faturista dhe njerez qe vegjetojne. vetem athere hajde dhe ulemi te flasim se di do te perballohen kostot e investimit.

  • Sa mire e ke ti? E shumezon cdo gje per 2 dhe ja ku u be puna. Ne shohim cezmat e shtepise perdite e ky na mat kohen nga zyra e bashkise. O zot, mashtrimi nuk paska kufi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *