Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi sot një takim me banorët e njësisë administrative Nr.6 në Tiranë , ku prezantoi buxhetin e bashkisë së Tiranës për vitin 2016, i cili sipas te gjitha parashikimeve , është 100 milionë dollarë.
Veliaj në fjalën e tij theksoi se Bashkinë, te cilen ai drejton, e gjeti me një defiçit buxhetor dhe me një qytet të pisët dhe të lënë në harresë, pasi drejtohej nga “Hollanda”, dhe jo nga problematikat dhe përmbytjet.
“Kontratat e lidhura nga Bashkia paraardhëse e kane zhytur Bashkinë e Tiranës në një borxh të thellë dhe ndaj ju lutemi sot kompanive të mos na dërgojnë në gjykata, sepse thjesht me një urdhër përmbarimi na i heqin parate nga llogaria e bashkisë. Kjo është situata ku gjendemi dhe sa herë që i shikoni në televizor e krekosen dhe kërkojnë llogari për një 100 ditë të drejtimit të bashkisë, mjafton të mendoni se ku e lanë bashkinë e Tiranës, pasi e drejtonin nga Holanda dhe jo të ishin aty ku ishin problematikat apo përmbytjet”, tha Veliaj.
Veliaj tha se “eshtë e rëndësishme të kuptojmë se këtë vit kemi planifikuar një buxhet të bashkisë 10 miliarde lekë, e thënë thjesht në dollarë, rreth 100 milonë dollarë. Por, ne do të premtojmë një buxhet, i cili është i realizueshem duke parë si kanë performuar tatimet e Bashkisë në këto muaj, se sa të premtojmë diçka totalisht imagjinar që pastaj kthehet imagjinare dhe pastaj nuk takohemi dot vitin tjetër”.

Plako, numeroji mire zerot, se ca si shume po me duken!