Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka përshëndetur nisjen e mandatit të dytë qeverisës së Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Në një postim në rrjetin social “Twitter”, kryebashkiaku i Tiranës nënvizoi se ekipi i Kryeministrit Rama meriton të gjithë mbështetjen.
“Edi Rama dhe ekipi i tij meriton gjithë mbështetjen tonë për Shqipërinë që Duam. Le të bejmë secili sa mundemi me punë e mirësi! Forca!”, u shpreh Veliaj.

Edhe kjo pershendetje i mungonte qeverise Rama, se pa e pershendetur ky, qeveria nuk mund te filloje nga puna; megjithese me sa tregojne bathet ky person do te vezhdoje me pershendetje pa fund deri sa te na beje qe te mos e hapim me TV.
Aktore ne teatrin e politikes. Nuk ka rendesi qe duart futen thelle e me thelle ne xhepat e varfer te Shqiptareve, rendesi ka qe te vazhdoje teatri i politikaneve, qe delet mos ta kuptojne kurre lojen prapa skene. Hipokrizia dhe tallja gjen strehe te injoranca, varesia ekonomike ne buxhetin e kontrolluar nga lojtaret, varferia dhe frika e pasiguria per te nesermen. Politikat tendencioze per ta mbajtur ate popull sa me te varfer e te varur te lojrat e tyre, eshte nje mjet i fuqishem per ta kontrolluar. Shqiptaret nuk do te ngrene kurre koken, po nuk kuptuan se nje klike pakice mafjoze kriminale ne politike e pushtet, e cila nuk ka asnje vityt e empathi njerezore, i mbajne peng ne lojen e tyre te ndyre. Dhe gjeja qe i tmerron me teper keta kloun qe kane shitur shpirtin per pasuri personale, eshte injorimi dhe zgjimii i shumices, ne kuptimin e lojes se tyre.