Veliaj: Personat me paaftësi shpërblehen pas 23 vjetës

Dita

Nga Durrësi ku shpërndau dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuar, Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, tha se për herë të parë  në 23 vjet, personat me aftësi të kufizuar kanë marrë shpërblim me rastin e Vitit të Ri.

“Jam shumë krenar që në një vit të vështirë financiar, Shërbimi Social arriti të disiplinonte skemën më të shpartalluar të financave publike në Shqipëri, pagesat e ndihmës ekonomike dhe të aftësisë së kufizuar. Një njeri që është shëndoshë e mirë, por ka ngjitur dy postera dhe nuk punon e kërkon të marrë paratë e ndihmës ekonomike, nuk ka vend në skemën e ndihmës. Më vjen mirë që për herë të parë në 23 vjet, personat me aftësi të kufizuara u përfshinë në kategorinë e atyre që marrin shpërblime në fundvit,”- deklaroi ai.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *