Veliaj: Po të kishte një UEFA për teatrot, a do e certifikonte tonin për shfaqje ndërkombëtare?

Leda Hysa

 

Nëse do të kishte një institucion të ngjashëm e si UEFA edhe për teatrin, godina aktuale nuk do të mund që të certifikohej për standardet që ajo ofron aktualisht.

Gjatë dëgjesës me artistë, arkitektë dhe urbanistë për t’i dhënë Tiranës një Teatër Kombëtar dinjitoz, Veliaj shprehu bindjen se kushtet në të cilat gjendet sot godina e teatrit nuk mund të mirëpresë asnjë aktivitet të rëndësishëm.

“Do e doja shumë që ne të planifikojmë një ekspeditë dhe një vizitë në stadiumin kombëtar. Pse e përmend çështjen e stadiumit kombëtar, jo vetëm sepse është një koncept I ngjashëm me propozimet, por sepse besoj ka një logjikë që ngjan me teatrin . Shumëkush mund të thotë çfarë lidhje ka sporti me tetarin. T’ju bëj një analogji! Një nga arsyet pse na nxiti të bëjmë stadiumin kombëtar është sepse UEFA tha këtu nuk mund të luhen ndeshje ndërkombëtare, do të thotë që ekipi I Shqipërisë do të duhej të shkonte të luante jashtë,

Për analogji po pyes: Kur ka qenë festivali I fundit ndërkombëtar që është zhvilluar në TK? Kur kanë ardhur aktorët më të mëdhenj në Evropë për të bërë një shfaqje teatrore me standard në TK? Pra pyetja është kjo; është për diskutim nëse do kishte një UEFA për TK do e certifikonte këtë teatër?! Si një trupë ku mund të vijë të luajë një trupë e Moskës, e Pragës, Londrës, një trupë e New York? Pra pot ë kishte UEFA për teatër do certifikoheshim ne të bënim kampionatin evropian të teatrove në Tiranë me këto kushte ku jemi sot? Unë besoj që këto janë pyetje që duhet t’i përgjigjemi?” tha Veliaj.

Share This Article
3 Comments
  • O Veliaj,Stadiumi Qemal Stafa do te kishte madheshtine e tije,nese do te qendronte ashtu sikurse ishte.Dhe per kulture e dije, me thuaj ti se ne cvend te botes se qyteteruar eshte shkallmuar indentiteti qendres se vjeter te qyteteve per te ngritur gradacielat?Bota e qyteteruar kurre nuke ka dhunuar indentitetin,pore eshte hapur jasht qendres se vjeter,dhe e gjitha kjo jo se nuke kishin fuqi,por ngase nuke ja lejonte kultura,dija dhe mbi te gjitha Populli.Mjaft eshte MJAFT me te berit te “ndershmin,apo te kohes”,kure pas kesaje maske qendron, injoranca e pangopesia per leke te piset e pushtet pa kufi brenda ligesise.Tiranes nuke I mungonin hapsira per stadium apo teater moderrn te ri,sukurse rreklamojne te pangopurit e te panxenit dhe kjo mga sbuzimi me pushtetet.Por keta sokseze nuku e kuptojne,apo leku i piset i ka zene dite?Dhe se fundi shqiptaret nuku jane idjote qe se kane kuptuar pangopesine e tyre,me nderto e prish me leket e taksapaguesve pa I hyre gjemb ne kembe abuzuesve te politikave bastarde te Tiranes zyrtare ne dite e vite,por ata po presin deri ku shkon pangopesia per leke te piset e pushtet brenda djallit.Historia ka vertetuar katerciperisht se abuzuesit me fuqine e pushteteve gjithone kane patur nje fund te turpshem e pakthim.Besoni.

  • Po te kishte nje UEFA per shkeljet me ligjin qe ka bere Dhjeliaj dhe Kriepsikoja sot do te ishin duke mbjellur patate e jo ne pushtet.
    Ky perrallis per teatrin kur iu permbyt vete godina e Bashkise, u permbyt sheshi i sapondertuar, u dogj dhe u permbyt dy here Biblioteka Kombetare e ky eshte fiksuar vec tek teatri.
    Qy edhe kur arsyeton ka ne mend vec aparenca, fasada e jo thelbin e diskutimit e te problemit qe eshte ngritur e qe eshte korrupsioni me truallin publik. Kesaj pike i shmangen te gjithe idhtaret e kauzes qeveritare sepse eshte pikerisht kjo qe i nxjerr zbuluar te gjitha justifikimet e tyre.

  • Stadiumi Kombetar qe u be aty ishte nje tjeter afere korruptive ku privatit iu dha toke publike e u shkelen te gjitah ligjet e rregullat qe kishte vene vete kriepsikoja vete e vetem qe te mbushnin xhepat me miliona. Kushdo e sheh ate katrahure e kupton se aty ishte vendi me i pamundur per te ndertuar nje stadium i cili fare mire mund te ndertohej afer Rinasit por ama aty nuk mund te perfitonin milionat e qendres se Tiranes. Thuajini Dhjeliajt qe ate 1 milon dollare te parkingut qe inauguroi e qe e hodhi ne plehra me ndertimin e stadiumit nuk e ksihte nga pensioni i mamit por nga taksata e qytetareve. Kush mban pergjegjesi per parate e shperdoruara? A do te shkoje Dhjeliaj ne burg per kete?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *