Veliaj poston videon e transformimit të Unazës së Vogël: Punë në kohë rekord

Dita

Një tjetër zonë e rëndësishme e Tiranës iu kthye këtë javë qytetarëve e transformuar në mënyrë rrënjësore. Bëhet fjalë për 3 segmentet e Unazës së Vogël që dje u përuruan nga kryetari I Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Për të parë edhe një herë ndryshimin mes pamjes që ishte para dy muajsh dhe pamjes që ofrojnë sot këto segmente, kreu i Bashkisë, Veliaj ka postuar në faqen e tij në rrjetin social facebook një video të shkurtër, ku kontrasti është i qartë. “Në kohë rekord!

 Puna është përgjigja jonë! Po nxjerrim Tiranën në dritë, çdo ditë nga pak! Përfundon në kohë rekord ‪‎Unaza Vogël (dhe pak ditë segmenti final) dhe përgatitemi për ‪‎sheshin “Skënderbej”, shkruan Veliaj në komentin që shoqëron këtë video.

 

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *