Veliaj pranon propozimet e LSI për rritjen e çmimit të ujit

Gazeta Dita

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri me dije se ka pranuar propozimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

“Kemi votat për ta bërë Tiranën me ujë 24 orë. Bashkia do t’i përcjellë ERU plan biznesin me gjithë propozimet e LSI”, tha Veliaj.

Ja deklarata e keshilltareve te LSI per kushtet:

Grupi i këshilltarëve të LSI do të vazhdojë t’i qëndrojë fort idesë se çështja e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë nuk mund të mbetet peng i interesave të vogla apo të mëdha të asnjë individi, biznesi të lidhur me politikën apo qoftë edhe e ndonjë partie politike.

Ne jemi të qartë dhe të prerë në qëndrimin tonë që është kryekëput në mbështetje të interesit të qytetarëve të Tiranës. Për këtë e kushtëzojmë votën tonë me këto pika:

a). Të merren masa urgjente për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme dhe furnizimin preferencial që i bëhet disa bizneseve për të luftuar informalitetin dhe për të rritur masën e faturimeve si mundësia reale për të rritur të ardhurat, me parë se të mendohet për rritjen e çmimit.

b). Të përjashtohen nga vendimi për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm të gjitha familjet që jetojnë me ndihmë ekonomike si dhe të gjitha familjet e pensionistëve;

c). Të vendosen çmime të diferencuara për bizneset, në varësi të aktivitetit që ato kryejnë, me qëllim që konsumatorët e mëdhenj të ujit të pijshëm si fabrikat e birrës, te pijeve alkoolike dhe freskuese, fabrikat e mishit, të qumështit, të mermerit apo hotelet a komplekset e ngjashme me to, të mos kenë të njëjtat tarifa me baret, kafenetë apo zyrat e shërbimit me më pak se 5 punonjës!

d). Përsa i përket vendimit për dhënien me koncesion të ndërtimit të shkollave, ripërserisim qëndrimin tonë se jemi kundër çdo lloj koncesioni. Jo vetëm në nivel lokal dhe në atë qendror.

Nëse këto propozime të LSI-së nuk reflektohen në projektvendimin e mbledhjes së këshillit bashkiak, grupi i këshilltarëve të LSI-së në këshillin bashkiak të bashkisë së Tiranës, nuk do të jetë pjesë e vendimmarrjes në dëm të interesit të qytetarëve të Tiranës!

Share This Article
4 Comments
  • Po Po PO ! Sa u qane shpirte ketyre per qytetaret.? A thua se nuk i njohim keto borbon qe edhe qimet ja kan hequre ketij populli dhe sote per te besh shov politike dalin me keto propozime qe nje pjes te tyre velia i ka ekzekutuar qe me pare. PSH Lidhjet e pa ligjeshme i ka prere dhe ka marre masa drestike, ndersa sote LSI kerkon te marre flamurin e ketyre nismave.
    Keshtu jan mesuar keta te LSI- ose mme mire te themi keta te LSH E LISE ne momente decizive te marrin flamurin. Keta e perdoren per reformen kure e pan qe ferra e mori uraten nxoren iden e konsensuesit. e te t tjera.
    Ketyre Borbonve u vete mendja se populli eshte budalle. Ne se u qan shpirti per popullin kthejnani atuij floririn qe ja grabitet dhe sote i bin kryqe terthore Evropes me parat e popullit shqiptare.!
    Te keni turpe.!

  • Nuk eshte LSI qe ka propozuar rritjen e cmimit dhe Erjon Veliaj e ka pranuar. Eshte e kunderta. Veliaj propozoi rtitjen dhe LSI i ka vendosur disa kushte para se ta votoje propozimin per rritjen e cmimit. Gjithsesi eshte nje tjeter mashtrim i Lali faqesholles pasi moren votat. Pas cdo votimi popullor kane gjithmone nje surprize per delet rilindjotet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *