Veliaj prezanton 24 administratorët. Ja emrat

Dita

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka prezantuar sot 24 Administratorët e rinj me të cilët do të punojë gjatë mandatit të tij në krye të këtij institucioni. Në fjalën e tij, Veliaj kërkoi nga ata punën dhe shërbimin maksimal ndaj qytetarëve, ose në të kundërt kontrata e tyre do të përfundojë. Veliaj theksoi se ai do të jetë personalisht në çdo orë në shërbim të qytetarëve dhe të njëjtën gjë dhe punë kërkoi edhe nga administratorët.

Po ashtu Veliaj u shpreh se gjatë detyrës, administratorët do të mbajnë në dorë vetëm flamujt e Bashkisë dhe të Shqipërisë. Në fund Veliaj tha se nëse puna e administratorëve do të kompromentohet, atëherë ata do të përgjigjen përpara ligjit.

“Ju emëroheni administratorë, pra nuk zgjidheni. Pra kontrata që lidhim sot nuk është e përhershme. Ajo do të jetë në bazë të performancës. Nuk do të jetë vetëm vlerësimi im, por edhe i qytetarëve. Tek unë do të gjeni një telefon, dhe një zyrë të hapur 24 orë në ditë. Nëse do të duhet ndërhyrja ime personale, konsiderojeni këtë një linjë të hapur komunikimi. Llogaria do të jetë aq e lartë sa pritshmëritë që kam.

Nuk është sekret që sygjerimi për ju ka ardhur nga Partitë e koalicionit. Në administratën tuaj do të valëviten dy flamurë, ai i Shqipërisë dhe i Bashkisë. Nga ky moment harrojini flamujt e partisë. Ky është ekipi ynë unik që ka uniformën e bashkisë. Me të njëjtin dinjitet nisim nesër shërbimet. Detyra e parë është kjo që thashë tani. Nëse një qytetar largohet i pakënaqur është shenja e parë se diçka nuk po funksionon. Veproni sipas parimit: Beso, kontrollo. Por nëse kompromentoni punën dera ime nuk do të jetë e hapur”, theksoi Veliaj.

Ja 24 administratorët e Tiranës:

Njësia 1 – Trendelina Jaku
Njësia 2 – Elez Gjoza
Njësia 3 – Ergesta Ninka
Njësia 4 – Lirika Kasa
Njësia 5 – Violeta Kika
Njësia 6 – Adriatik Merko
Njësia 7 – Gjinovefa Kadria
Njësia 8 – Erjon Xhafa
Njësia 9 – Adelina Albrahimi
Njësia 10 – Arian Hamiti
Njësia 11 – Gentian Arapi
Petrelë – Sokol Kupi
Farkë – Admir Abrija
Dajt – Kujtim Qefalia
Zall-Bastar – Genc Sita
Bërzhitë – Refik Velia
Krrabë – Alfred Brahja
Baldushk – Ilir Bermeta
Shëngjergj – Shpëtim Sina
Vaqarr – Gentian Myrtaj
Kashar – Erin Çatri
Pezë – Besmir Kola
Ndroq – Xhavit Çeka
Zall-Herr – Arben Maloku

Share This Article
8 Comments
  • Elez Gjoka ?
    Duhet te shikoni c’behet ne minibashkine e ketij. Klube militantesh te LSI qe nuk paguajne asgje, prishin fasada pallatesh, shqetesojne banoret me zhurma muzike tallava, vijne nga zona te tjera e marrin ambiente me qera ne minibashkine e ketij sepse nuk paguajne asgje. Vjedhin drirat, ujin, nuk paguajne taksa mbi pronen dhe punojne pa leje ushtrimi profesioni.
    Para disa ditesh bene sherr banoret me disa tipa te tille.

    Erion e ke pare si e ka blokuar rrugen me hekura ky per parkimin e makines se tij tek minibashkia ?

    Per kete votova une ?

    Harram vota ime !

    • Mos u merzit do mesohesh. O inaçi qe je vazhdo voto salen shif si perparojm ne te lsi dhe me smiren qe keq vuafsh sa me shume

    • More Kapter, sa i nxituar je, mor djale? Ti dukesh se nuk ke votuar aspak për të majtën, por për të djathtën. Nuk jam i LSI-s, as i PS-, por ti je një burrë i lig sa mezi pret te shashë dikë.. Po prit o burrë të nisin punët këta njerëz? Pastaj ankohu e dreqosu! Po prit një herë? Nuk e ke bërë shurrën akoma? Po bëje dhe qetësohu!

  • Mendoj se nje pjese nga keta qe ka ne liste,Veliaj mbase nuk i njeh edhe si fytyra.Ky eshte stafi qe atij ja kane pregatitur,kuptohet politikisht, ndofta pa e pyetur fare Veliajn.Keshtu behen keto pune ne Shqiperi,mirpo dardha e ka bishtin prapa.Politika sa i percaktoi keta kandidate si fillim, por eshte Veliaj dhe e drejta e tij, qe t’i shikoje ne dinamike si ecin.Kush nuk ecen me ritmin e tij hap rrugen.Keta jane nepunes te tij.Kjo eshte e mira e kesaj reforme teritoriale,nuk presim kater vjet per te korigjuar nje gabim ne zgjedhjen e administratoreve si dikur me minibashkite,apo komunat.Keshtu qe pergjegjsia per cfare shkon e nuk shkon mire ne Tirane,i mbetet atij dhe vetem atij,kryebashkiakut Veliaj.Ata qe i kane propozuar keta emra te bejne gati listen nr.2 e nr.3,nuk behet ndryshe.

  • Kjo e njesise 4 eshte nje morracake nga katundet e librazhdit qe duhet te jete bere dashnore e taulantit se burrri i vet ka lene shkollen shkoi emigrant ne greqi u kthye e bleu diplomen ne kamez dhe filloi ne shik spiun si me saliun si me ramen .kket femer nuk e respektonte asnje ne librazhd si ishte e piset ,injorante ,shtepine si stalle lopesh. qe ne konvikt e mbante kujdestarja vec se u ngjiste morrat te tjerave, por pa breke rrinte dhese ka harruar zanatin do e ndrise njesine 4.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *