Veliaj prezanton programin: 12 projekte për ta kthyer Tiranën në drejtimin e duhur

Dita

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar sot programin për kryeqytetin. Veliaj tha se ashtu siç u veprua në 300 ditët e qeverisjes qendrore, edhe për menaxhimin e Bashkisë synohet përmirësimi i situatës në 300 ditë.

“Kur diçka që e vjedh, e plaçkit dhe e rrëmben me dhunë nuk mund ta duash, por vetëm e shkatërron.

Sot jemi shumë dhe bashkë. Kjo është formula magjike për ta bërë një qytet të jetueshëm. Këto zgjedhje janë për familjet tona, për problemet e njerëzve, për pyetjet se ç’mund të bëjë bashkia për shkollat, për çerdhet, rrugët etj. Pikëpyetja për qytetarët është shumë e thjeshtë: ose kundërvajtje ose në drejtimin e duhur, për t’i dhënë zgjidhje pyetjeve që gjithsecili prej nesh ngre në tavolinën e tij të bukës.

Në Tiranë janë 3 mijë probleme të identifikuara. Kemi identifikuar 138 hapësira parkimi abuzive. 278 hapësira publike të zëna. 63 probleme me ujësjellës. 479 probleme infrastrukturore në Tiranë”, tha Veliaj.

Veliaj tha se bulevardi i ri i Tiranës do të kthehet në një mushkëri fantastike për qytetin, me një nga parqet më të bukura.Sipas tij, një projekt madhor masterplani i biçikletave dhe këmbësorëve, synon të 10 fishojë numrin e njerëzve që përdorin biçikletat apo të ecin, duke e çuar në 4% nr e tyre.

“Bashkimi i 13 komunave në një bashki na jep një projekt fantastik për projektin e 100 liqeneve të Tiranës. Është e pabesueshme çfarë pasurish kemi rrotull nesh. Një model i mrekullueshëm për krijimin e fondit të komuniteteve të lagjeve. Shkollat si qendra komunitare. Do t’i krijojmë Parkun e Pemëve të Besimit përgjatë bulevardit, midis piramidës dhe hotel Dajtit. Projekti i Pazarit të ri, duam të jetë projekti i parë nga i cili përfiton Tirana. Duam të rekuperojmë kohën e humbur”, tha më tej Veliaj.

 

 

Share This Article
19 Comments
  • Denimi i atyre qe vjedhin kapaket e pusetave , dhe sidomos pikave te grumbullimit te skrapit qe blejne keto kapake;
    Lirimi i gjithe trotuareve nga pijetoret;
    Rregulla qarkullimi dhe prishja e ndertimeve pa leje qe zene hapesirat publike; etj.
    Keto jane vetem nje pjese e vogel e gjerave qe behen pa shpenzime, por qe tregojne vetem fryme qytetarie.
    Nqs Veliaj nuk ben as keto gjera, atehere mos u besoni premtimeve te medha.
    Personalisht mendoj se kryebashkiak i mire dhe me kellqe do te ishte ai qe do clironte Tiranen nga kumari (kazino + pika bastesh). Ky clirim do ta ndryshonte shume gjendjen sociale te Tiranes, si dhe ate financiare te gjithe vendit, sepse valuta e lene ne kumar zhduket jashte Shqiperise.

    • Ore njerez cfare doni me shume, programin e keni. Tani duhet qe me 21 qershor te shkoni dhe ta votoni nese doni qe problemet e Tiranes qe kemi kaq kohe qe i qajme se bashku te marrin fund. Te gjithe duhet ta mbeshtesim kete program.

      • Edhe sikur te mos beje asnje dite fushate ne Tirane, kundershtari eshte aq i deshtuar, vetem behet qesharak, sa fitoren e ke te sigurte. Ka marre fund ajo kohe kur njerezit votonin verberisht per njeren apo tjetren parti, tani votojne per alternative qeverise, per ate qe u nevojitet dhe do t’i jape gjallerine qe meriton kryeqytetit.

      • Kemi nevoj per nje kryetar qe te na qaj hallet edhe jo per nje kryetar qe nuk e gjejme ne pune. kemi nevoj per nje njeri qe di te thote qe po se kemi mbuluar mire ate gropen atje. kemi nevoj per nje kryetar bashkie qe cdo dite ta coj qytetin ne drejtimin e duhur!

    • sa shume probleme ka tirana edhe ti listosh duhen dite te tera qe ti numurosh. erioni po jep nje zgjidhje se si duhet te ndryshuar tirana erjoni po jep ne zgjidhje qe po ai do ti sjell bukurine tiranes.

      • Eshte e pa besueshme se si ne 4 vjet ne tirane nuk eshte prekur asgje. Eshte e pa besueshme se si ne tirane nuk jane mbylll gropat e rrugve. Eshte e pa besueshme se si ne tiran ke frik te hecesh se mos gjen noi kapak edhe te thyesh qafen eshte pabesushme qe ne kemi nje kryetar aktual (shyqyr edhe per 1 muaj) qe mendon per hallet shqupit sesa per shqetesimet e banorve te tiranes!

        mbas kto gjera do marrin fund sepse Tirana do shkoj ne drejtimin e duhur!

        • gropat e rrugeve nuk qenkan mbyllur, por ajo qe la Rama ne mes te Tiranes, para dhe pas pallatit te kultures u mbyll ama.
          Do ti japi zgjidhje pyetjeve ne tavolinen e bukes pa buke….
          Do kete Tiarna 100 liqene!!
          Do krijoje “parkun” pergjate bulevardit per pemet e besimit!!!
          Dhe per me shume midis piramides dhe dajtit, sigurisht po i ka tepruar pak fare vend nga pallatet e Rames….
          Hajde genjeshtra te trasha hajde… Po kaq budallenj jane militantet e PS???!!!

    • Tirana tashme e mori drejtimin e duhur, qe hyme ne prag te zgjedhjeve te reja dhe fundi i deshtakut me te madh ne drejtimin e kryeqytetit eshte i pashgmangshem, kemi nje kryetar te ri premtues, qe ka fituar besimin me punen dhe perkushtimin dhe ka gati nje program plan emergjence per ta rimekembur Tiranen.

  • Mos mos mos…
    mos me thoni se Erjon Veliaj, do ta nderroj Tira nen po aq lehte sa emrin e tij. Ai i genjen te gjithe, edhe koleget e vete, kur gjoja i falendwron (flmd shume mikun tim Fat Xhafa- e di si derri qe nuk e ka mik Xhafen me karakter), apo kur ia vesh kot 6369 probleme ka Tirana, por pet ne jane mundesira, thote, i pacipi.
    Citoi shkrimtarin P.Coelho, por edhe fabulen e tij e gjymtoi, me komentin qe ia beri per tu thene se ai, Wrjonka i tyre. bridhi tere boten, por fatin e gjeti ne Albany!
    E keqja sf o bjete mbi ata qe do e besojne kete llapallaf, por ata qe do pwrfitojne do jene Salistet per zgjedhjet e tjera: I keni numeruar premtmiet per dy vjetet e pare te Erjonkes?!

  • Keto aktivistat e Mjaftit na mbyten se si duket kane marre porosi te sullen neper forume -dallohen fare kollaj dhe ketu se shkruajne komente te sheqerosura pa argument e pa tru, mu ashtu si aktivitetet e sheqerosura te Mjaftit. Aman parzotin se njerezit normal nuk jane kaq siperfaqesore dhe te besojne se tani qe ka dale Velia ne shesh me ca pika te gjithe do shpetojne po te mbeshtesin pikat e valise. Po shikoni njehere a ka Velia ndonje competence te ndonje lloji mbi ato pika u truthare. Shpresoj tju paguajne per kontributin tuaj ne forume. por se Velia ju nxjerr ketu te shkruani nuk e ben me komptent. pffff na mbyten trutharet.

  • eshte koha me i thene jo te dy paleve si te majte e te djathte njelloj jane kush mund te thote gjenjeshtra dhe premtime pa fund… me mire me votu keto partite e pavarura

  • une per vete do votoj partine aleanca popullore se boll me me keto parttie e medha kush e kush me genjuer me pashtruar me shume

  • Populi le t’ju tregon force e vete :mos i votoni!bile nje here t’i shohim te turperuar para popullit me résultat et qe do marrin!Mos i votoni hic as njerin as tjetrin!

  • “Kur diçka që e vjedh, e plaçkit dhe e rrëmben me dhunë nuk mund ta duash, por vetëm e shkatërron”

    Kjo thenie bashkon Sali Berishen, Lulzim Bashen, Edi Ramen, Erion Veliajn, Ilir Meten &co.
    Njerez qe duke mos pasur asgje u pasuruan me plackitjen e vendit dhe duke mos i mjaftuar kjo po e cojne vendin ne greminen e shkaterrimit.

  • Tiranen e ben dhe do ta beje vetem Rilindja dhe kjo per te gjithe ata qe jetojne ne Tirane nuk duhet diskutuare me ,te gjitha votat per frymezusin,organizatorin,transparentin ,vizionarin dhe te pa lodhurin djal trim ERION VELIA,dhe pik.
    Nuik dua ta ngaterroj me asnje lloj ideje qe reflektojne partite por ky eshte per popullin dhe atij do ti sherbeje deri ne fund,perpara ERION se shqiptaret duhet te kuptoujne shume drejte,ska me kohe per te humbur.

    • Rilindja e ka bere Tiranen kete qe eshte nje konglomerat betonizimi te pakuptimte, nje qytet pa parqe lojerash per femije, ku pallatet mbijne sipas tarafeve dhe miqesive, Jo eshte pikerisht kjo Tirana qe tiranasit nuk e duan.
      Cdo turist i huaj qe vjen ne Tirane skandalizohet me ndertimet pa kriter, me pallatet e shkarravitura vend e pavend.
      Nuk ka diskutim qe Erioni do te vije per te vazhduar betonizimin dhe tarfllekun e lene pergjysem nga Rama. Vura re ne mes te bllokut se edhe ai pallati i shemtuar ngjyre roze perballe shtepise ku dikur banonte diktatori, ka rigllaberuar pjesen e trotuarit ne shkelje te plote sepse tashme ne prag te zgjedhjeve dhe me perkrahjen e Rames, nuk ka frike te shkele ligjin dhe pronen.
      Te njejten gje kishte bere Koco tek Abissneti ku pervec shkalles se ndertuar ne shkelje tashme eshte zgjeruar edhe me tej duke krijuar nje ambjent kafeneje.
      Keto nuk jane shenja te mira per dike qe vjen me premtime te shumta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *