Veliaj prezanton programin në Baldushk

Dita

Kandidati i ASHE Erion Veliaj ishte në Baldushk ku prezantoi programin e tij.

“Aleanca jonë është aq e madhe saqë edhe të djathtët në Baldushk do të votojnë drejtimin e duhur sepse duan shërbime, duan transport publik, duan kanale vaditëse. Ne jemi e vetmja aleancë, i vetmi koalicion që kemi një plan konkret për Baldushkun. Sot, që të lëvizësh nga Baldushku në një lagje tjetër të Tiranës, duhet të paguash 2500 lekë. Prandaj, do të kemi një linjë transporti publik për Baldushkun ku çdo qytetar të mos diferencohet nga periferia në qendër, por të respektohet”, sqaroi Veliaj.

Ai tha se brenda katër viteve të ardhshme do të sistemohet ujësjellësi në fshatrat Baldushk Qendër, Ballaxhias, Veski, Mustafakoç dhe Balshaban, në mënyrë që asnjë qytetar i kësaj zone të mos mbetet pa ujë të pijshëm.

Veliaj garantoi se ka një program konkret për Baldushkun, ndryshe nga forca tjetër politike e cila vetëm premton sipas Veliaj, pa ditur më parë hallet e problemet e komuniteteve në Tiranë.

Programi me 7 pika për Baldushkun:

  1. Mbulimi i Baldushkut me linja Transporti Publik
  2. Sistemimi i ujësjellësit në fshatrat Baldushk Qender, Balhaxhias, Veski, Mustafakoç dhe Balshaban
  3. Pastrimi dhe mirëmbajtja e rezervuarëve të Veskisë, Mustafakoçit, Parretit dhe Balhaxhiasit;
  4. Riparojmë urën Kocaj-Veski;
  5. Hapim segmentin rrugor Kocaj-Veski-Parret-Shënkollë;
  6. Hapim segmentin rrugor Mustafakoç-Tavarenj-Shpat-Rrovë. VV
  7. Sistemojmë rrugën Mustafakoç-Vrap.
Share This Article
10 Comments
  • Me ne fund nje kandidat qe sjell projekte konkrete, nje program edhe per zhvillimin rural, kur deri me sot fshataret jane diskriminuar, duke mos bere asnje pune per ta, i genjenin me nga nje thes miell ne fushate elektorale ne kembim te votes. Sot, me reformen e re territoriale, tani qe komunat do kalojne nen administrimin e bashkise, do te menaxhohen shume me mire dhe do integrohet me qytetin, se qyteti nga fshati rron.

    • erioni eshte nje ri plot energji dhe plane pafund per pune por mbi te gjitha pa bere dallime mes fshatit dhe qytetit , me fushaten dhe projektet qe ka prezantuar deri me tani po i jep mundesi te barabarta cdo individi pavarsisht vendit ku jeton dhe mundesive qe ka .

      • ajo cka i duhet tiranes eshte ky djale i ri plot energji
        ajo cka i duhet tiranes eshte ky djale i ri plot vizion
        ajo cka i duhet tiranes eshte ky [progrma qe po na jep ky djale i ri

        • Programi me duket shume i pershtatshem, ajo qe realisht ka nevoje nje zone rurale per te nxitur ekonomine rurale, qe fshataret te mos limitohen me te prodhojne vetem per vete, por te prodhojne, te kene treg ku te cojne prodhimet, te kene infrastrukture te pershtatshme, te mos kene pengesa me harace qe duhet t’ia paguajne rreshtereve te policise bashkiake.

      • energji , pune , vullnet , sukses , respekt , dashuri ,, drejtuesi i duhur per Tiranen dhe rrethinat. Erion Veliaj do i rikthej fytyren e humbur kryeqytetit dhe vete baldushkut duke nderhyre ne transportin publik , rikonstruktimin e kanaleve vaditese , mudesimin e tregjeve per ta ,,rikthimin jetes ne qender dhe gjithe ne te gjitha zonat perreth

    • dihet qe erion veliaj ka super program ndryshe nga kundershtari i tij qe ka vetem llafe e barcaleto e jo program per te qeverisur tiranene

    • Punoni per Tiranen ashtu si keni punuar ne ministri z. Veliaj. Kryeqyteti ka nevoje per Erionin ashtu sikurse Erioni per kryeqytetin. Ka aftesite e duhura drejtuese e menaxhuese per te drejtuar ne menyren me te mire kryeqytetin e lene ne meshire te fatit. Ne Tirane mungojne edhe gjerat me minimale si kazanet e plehrave, kapaket e pusetave etj.

  • Veshtire se drejtimi i duhur per Tiranen mund te asociohet me Erion Veliaj. E provoi veten si minister i mireqenies sociale dhe rezultati doli te jete se shqiptaret jane me te varfer, me te palumtur dhe po largohen nga vendi i tyre.

  • Me duket shume i pabesueshem programi i Erionit, nje program tipik elektoral! Populli nuk do me mashtrime, ju e treguat veten si minister i mireqenies keto dy vite duke mos mbajtur asnje nga premtimet e bera!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *