“Ne kemi një plan konkret, specifik e të detajuar për çdo lagje e rrugë të Tiranës, në qytet dhe në fshat”. Kështu u shpreh sot nga Kashari, Erion Veliaj, kandidat i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, i cili prezantoi programin e tij me pika konkrete për Kasharin, Ndroqin dhe Vaqarrin. Duke vënë në dukje faktin se në rrethinat e Tiranës njerëzit e kanë mendjen se si të shtojnë prodhimin e tyre, ku ta shesin atë, si të zgjerojnë fermën apo kur do të shtrohen rrugët, Veliaj deklaroi se këto zgjedhje janë për temat që diskutohen në tavolinën e bukës.
Duke u fokusuar te problemet kryesore të Kasharit, ai veçoi çështjen e legalizimeve, hipotekat, furnizimi me ujë dhe probleme me kanalet kulluese e vaditëse. “Ne zotohemi që bashkia e re do të bashkëpunojë 100% qind të kohës me ekipin e ALUIZNI-t, për të dhënë lejet e legalizimit në një kohë të shkurtër”, tha Veliaj. Ai u zotua se edhe legalizimett, edhe hipotekat në Kashar do të mbyllen shumë shpejt.
Lidhur me Ndroqin, Veliaj tha se zona ka dy probleme të mëdha: ujin e pijshëm dhe legalizimet e hipotekat. “Është e pafalshme që në vitin 2015 diskutojmë për ujin e pijshëm. Do të bëjmë që ujësjellës-kanalizimet e Tiranës të vihen në dispozicion të të gjithë banorëve sepse ne nuk besojmë te diferencimi i qytetarëve. Të gjithë duhet të kenë të njëjtat shërbime”, tha Veliaj.
Nga ana tjetër, për Vaqarrin ai premtoi investime në rrugën e vjetër Tiranë-Durrës, si dhe më shumë vëmendje ndaj furnizimit me ujë dhe rehabilitimin e sistemit vaditës.
Programi për Kasharin:
1. Mbulimi i Kasharit me linja Transporti Publik;
2. Ndërtojmë Parkun e Liqenit të Kasharit;
3. Furnizim me ujë të pijshëm në fshatrat Yzberisht, Mëzez-Kodër, Mëzez-Fushë, Katund i Ri, Yrshek dhe Mazrekë;
4. Ndërtojmë urën e përroit në Mazrekë;
5. Rehabilitojmë kanalin vaditës Kus-Mazrekë-Kashar;
6. Investojmë në rikualifikimin urban të qendrës së Kasharit në Katund të Ri;
7. Hapim rrugën Kashar-Kus-Allgjatë;
8. Pastrojmë Lumin e Lanës në Mëzez-Kodër;
9. Rehabilitojmë fushën e futbollit në Mëzez;
10. Ndërtojmë shkollë të re për zonën Yzberisht-Unazë e Re;
11. Pastrojmë kanalin e ujërave të zeza tek Lagjja e Re në Mëzez-Kodër.
Programi për Ndroqin:
1. Ndërtojmë urën e Menikut;
2. Sistemojmë rrugët e brendshme në Vaqarr;
3. Rehabilitojmë rrugën e varrezave në Lagje e Re;
4. Ndërtojmë 2 rrugë në fshatin Zhurje;
5. Hapja e aksit lidhës në rrugën Pinet-Sauqet-Mëzes-Kus;
6. Ndërtojmë rrugën e shkollës në lagjen Ura e Beshirit.
Programi për Vaqarrin:
1. Ndërtojmë Parkun e Vaqarrit;
2. Mbulojmë gjithë zonën me transport publik cilësor;
3. Rehabilitojmë sistemin vaditës Vishje-Arbanë-Bulticë-Damian;
4. Ndërtojmë rrugën Gropaj-Allgjatë;
5. Hapja e aksit që lidh rrugën Gropaj-Allgjatë me Kusin në Kashar;
6. Furnizim me ujë të pijshëm për fshatrat Arbanë dhe Bulticë.
kemi besim tek ju zoti Veliaj… e dime qe je personi i duhur per Tiranen,aq me pak qe tani territori i qytetit tone do zgjerohet dhe vetem dikush punetor dhe plot me ide si ju mund te merret jo vetem me administrimin e tij por edhe me rregullimin teresor pasi e dime mire se cberi basha ne keto 4 vite gjum te tij
Nuk mund te kete qytet pa fshat, prandaj duhet te mbeshteten zonat rurale, te integrohen me qytetin dhe te kete mjaftueshem investime per bujqesine, qe te mbahet fshatari i lidhur me token, qe te behet burim te ardhurash, e jo te transferohen ne qytet, e te hane kater muret e betonit te shtepise.
Programe konkrete per ate cfare realisht eshte bazike per njesite e Tiranes, jo duke premtuar ne ajer trame e gradacela, qe jane per vendet super te zhvilluara e ne fund s’behet asgje.
Pergezime Erion, fillimi i mbare, gjysma e punes, tani qe ke ndertuar program bazuar ne nevojat reale, pervish menget e ngrije bashkine nje super institucion, ashtu sic bere me mmsr.
Investimi ne keto zona larg qendres se kryeqytetit eshte mese i nevojshem per faktin se i afron edhe me shume me kryeqytetin. Investimet ne infrastrukture sjellin zhvillim per keto zona, gjithashtu krijojne edhe vende pune.
jo vetem per keto zona po un jam i sigurt qe ju do te mund te rregulloni te gjithe Tiranen!
kam pare planet per qytetin tone dhe vertet qe me pelqejne shume ..jo vetem qe eshte prekur cdo zone problematike e tiranes por edhe zonat e tjera qe kane mundesi te shumta per te zhvilluar sektore te ndryshem
pse me kariget e ministrise ben fusahte ky, sikur eshte e ndaluar me ligj. ky ben fusahte me mashtrime, ku i ke 52 mije vende pune? ku i ke pagesat e burgosurve politik? pse eshte rritur papunesia me 40% sipas instatoit dhe FMN-se , pse nuk paguhen invalidet prej 4 muajsh? ja pra per keto duhet te flasesh, premtime qe nuk i mbajte. per te gjitha keto do e marresh pergjigjien me 21 qershor kur te dalesh i pa pune.