Veliaj prezanton projektin për Parkun në Liqenin e Kasharit

Dita

Kryeqyteti do të ketë një tjetër hapësirë të gjelbër, ku qytetarët e Tiranës do mund të kalojnë kohën e e tyre lirë apo fundjavat larg zhurmës së qytetit. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për të sjellë në jetë projektin e kthimit të liqenit të Kasharit dhe zonën përreth tij në një park të dytë urban, duke ia shtuar qytetit edhe një mushkëri tjetër të gjelbër. Ndërsa, vuri në dukje se projekti i Parkut të Kasharit është një nga premtimet e bashkisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në prani të anëtarëve të Këshillit Bashkiak, urbanistëve dhe arkitektëve të ndryshëm, si dhe banorëve të zonës, prezantoi sot konceptin-idenë e Parkut të Kasharit, duke nismuar kështu edhe diskutimet me qytetarët për projektin final.

“Ne nuk i përgjigjemi baltës me baltë. Ne i përgjigjemi baltës me një zgjidhje konkrete, me punë konkrete, ndaj motoja e Bashkisë Tiranës është: Sa më shumë shpifin, aq më shumë u përgjigjemi me punë, sa më shumë fyerje, aq më shumë punë, sa më shumë baltë, aq më shumë punë. Kjo është mënyra se si ne i përgjigjemi histerisë, duke u munduar të bëjmë histori. Kjo është arsyeja pse një projekt i madh gjelbërimi do të funksionojë ose do të aplikohet edhe në këtë zone”, deklaroi Veliaj.

Duke marrë shkas edhe nga debati për këndin e lojërave në parkun e Liqenit të Tiranës, kryebashkiaku Veliaj theksoi se është i vendosur t’i shkojë deri në fund çdo lloj pune publike, në dobi të qytetarëve të Tiranës. “Nuk do të tërhiqemi nga asnjë premtim dhe nuk do të thyhemi nga asnjë lloj presioni. I vetmi presion që unë mirëkuptoj është presioni i atyre që na votuan dhe që na kërkuan të punojmë”, tha Veliaj.

Ai theksoi se ambicia e Bashkisë së Tiranës është që në fund të këtij mandati, Tirana të ketë 5 parqe kryesore, të cilat do të administrohen nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.8fb280f9-b6cf-4dfd-9651-dbd2b06a809d 821e864e-77ac-4fd1-b0bb-f6497891a7f7 96492cb2-edfa-4e9f-8617-381e25c7f76d a4b73628-ba4e-4d0a-a318-d2edafa058c5 b4094b04-d39c-48b9-8a2c-2873c5ed123a e3d0c422-e4a6-4178-b204-24468ae00958 fa2598f7-93d2-4126-868e-44b85957e669

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *