Veliaj: Programi ynë specifik për çdo zonë

Dita

Erion Veliaj, kandidati i mazhorancës për bashkinë e Tiranës, ka vazhduar deri në orët e vona të mbrëmjes fushatën e tij elektorale.

Kashari ka qenë stacioni i fundit, nga ku ka premtuar më shumë shërbim ndaj fshatit dhe qytetarëve pa dallime partiake.

Veliaj tha se ka 24 arsye për të fituar 24 me 0, dhe për të punuar 24 orë në ditë për Tiranën

“Ne do të fitojmë edhe më thellë në të gjitha komunat, lagjet e reja të Tiranës, që duan shërbimet që premton bashkia e re e kryeqytetit”, tha kandidati i majtë.

Veliaj theksoi se pala kundërshtare nuk ka mundur të menaxhojë as 4% të territorit, e si mund të menaxhojë një bashki të madhe.

“Ne na duhet ekipi që po menaxhon me sukses Shqipërinë, na duhen 61 kryetarë bashkie që nuk flenë gjumë, që nuk vijnë si turistë, që nuk shmangin qytetarët e tyre, por që i rrinë punës te koka 24 orë në ditë, 7 ditë të javës, 365 ditë të vitit. Kjo është oferta jonë për shërbimet”, vijoi kandidati i majtë.

Veliaj tha se programi i tij është specifik për çdo zonë, e premtoi se do të vazhdohet me proçesin e legalizimeve, ndërsa shtoi se do të hipotekohen 400 pallate.

“Është në programin tonë që ne të mos e betonizojmë Kasharin. Është detyrë e Bashkisë që të bëjë hipotekat për 400 pallatet. Ne do të sjellim gjelbërim, lulishte dhe parqe, për Kasharin. Unë jam në këtë betejë për çdo gjyshe e gjysh që të ketë një lulishte një, park për të kaluar kohën. Ne jemi e vetmja fushatë që ka pasur një specifik për çdo zonë të Tiranës”, tha Veliaj.

“Një votë na ndan midis një qyteti të pisët dhe një qyteti të pastër. Një votë na ndan midis shkollave pa ngrohje dhe shkollave me ngrohje. Një votë na ndan nga rrugët e shtruara dhe të ndriçuara nga rrugët skandaloze që kemi sot. Një votë na ndan nga drejtimi i duhur dhe nga kundravajtja”, përfundon fjalimin kandidati i majtë.

Share This Article
5 Comments
    • Vetem nje jave na ndan nga fundi i makthit te quajtur Tirana e ketyre kater viteve, Tirana e zhulit dhe e llumit, e plerave, e rrugeve te shkaterruara dhe betonizimee pa kriter. Te gjithe duhet te votojne per ate kandidat qe eshte provuar qe punon i palodhur per te permbushur angazhimet, pertej bindjes politike, qe te hapim nje etape te re per Tiranen, per ta bere metropol, sepse Erioni e ka vizionin dhe programin e duhur per ta cuar Tiranen ne drejtimin e duhur.

      • Legalizimet eshte nje plage dhjetera vjecare e shqiptareve, qe me sa duket tashme po merr zgjidhje nga qeveria Rama. Erioni ne krye te bashkise, me perkushtimin per t’i shkuar deri ne fund gjerave dhe me bashkepunimin e mire qe ka me te gjithe anetaret e qeverise, jemi te bindur qe do te jete promotor i ketij procesi kaq te rendesishem.

        • Sot ka mijera arsye qe nje qytetar i Tiranes te votoje per Erionin dhe te majten dhe nuk ka asnje arsye te votoje PD-ne apo te zgjedhurit e tyre.
          Ende sot pas dy vitesh, pd-ja nuk e ka marre veten pas deshtimit te thelle te zgjedhjeve, dhe mbase i duhet ende kohe ne opozite qe te reformohet, te ngreje nje kauze si opozite e pastaj te vije me nje alternative qeverise. Suksese Erionit!

  • qyteti i tiranes me reformen e re teritoriale eshte zgjeruar duke perfshire ish komuna te cilat kane qene nen administrim te partise demokratike por qe jane lene ne harrese totale. ajo qe keta komuna kane me qytetin e tiranes eshte adniministrimi skandaloz nga drejtuesit e vet qe ishin ne gjyme. tashme nje ere e re fryn ne drejtimin e duhur, Erion Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *