Veliaj publikon fotot, ja si do ndryshojë Bulevardi

Elena Tase

Pas transformimit të Sheshit “Skënderbej” dhe ndërtimit të Bulevardit të Ri, Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rehabilitimin e Bulevardit “Zogu i Parë”, e cili do të jetë një zonë e transformuar me stola, shatërvane, fasada me dekorime, vendqëndrime biçikletash, etj. Gjithashtu do të ngrihet një infrastrukturë e re e nëndheshme (ujërat e zeza, ujërat e bardha, rrjeti elektrik), do të bëhet vendosen shatërvane, sheshe, vende parkimi dhe trotuare, mbjellje bimësh dhe gjelbërim sipas florës vendase.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar fotot e projektit, duke treguar se si do të rehabilitohet bulevardi, ndërsa u kërkon qytetarëve mirëkuptim për qarkullimin e automjeteve.

 “Nisi puna për transformimin e Bulevardit “Zogu I”. E gjithë zona do të ketë jo vetëm një pamje të re, por edhe: një impuls ekonomik; fasada të rehabilituara; lulishte të vogla. P.s Kujdes! Qarkullimi në rrugët “Urani Pano”, “Asim Vokshi”, “Dervish Hatixhe”, “Ferit Stermasi” dhe “Maliq Muço” do të jetë i kufizuar”, shkruan Veliaj.

e.t./dita

Share This Article
7 Comments
  • Kjo Rruge ka patur deri ne 1998 vecse pllakza te thyera. Ne vend te ndrronin pllakat bene cmendur new, prishin fituesit e tenderit edhe betonin e siperfaqes, betonin e kohes italise qe nuk kish pesuar asnje carje, deformim apo degradim. Ulajt a kush tjeter e rishtruan. U fundos brenda vitit. Filloi bashkia i hidhe pluhur e mbetje gelqerore dhe 10 vjet e me teper, mjer ata qe banonin te ky bulevard. Tani bejne si shpetimtare!?

  • Na çate bythen, jo po bulevardi, jo po sheshi, jo po kulla, jo po parku, jo po leshi….
    Lagjet dhe rrugicat e Tiranës që janë mysybet kur do ju vijë radha?
    Në qendër investohet dhe prishet vit për vit, kurse nëpër lagje aty ku njerëzit jetojnë nuk e can menderen asnjëri.

  • Me pak fjale pirdh o gjyshe se lirohesh. Keta fiqshitesit e mjaftit ishin ata qe dikur talleshin me TRAMIN E LULIT, kurse tani jane bere TRAPA e kaluar trapave

  • Eshte me se e vertete ajo qe thote komentuesi ” sqepari”. Shpenzime miliona euro qe kishin nje jetegjatesi vetem disa mujore.
    Gjithashtu bulevardi aktual, pra i vjetri, duhej te lidhej me te riun me nenkalim.
    Ca kuptimi ka qe pret ne ate semafor qe kalon unaza , rremuje , kaos pa kuptim.
    Parkimi i nendheshem, te ishte bere ne krahun e djathte dhe te majte, ne menyre qe te behej nje nenkalim..

  • Sot filloi edhe nje investim tjeter reklame e Kryebashkiakut te rizgjedhur.Para disa vjetesh Rama zgjodhi qe punimet ti bente nje nga firmat me te pakualifikuarat ajo qe sot do te beje me PPP Milot – Balldren. U porositen pllakat e shtrimit ne Itali shume cilesore, kuptohet me te shtrenjtat qe prodhohen per keto punime, por injoranca e projektuesve, e ndertuesit dhe papergjegjsia e Supervizorit qe nuk respektuan asnje kusht teknik u perdor si nenshtrese rere shtufi dhe pllakat u thyen. Me e çuditshmja tani eshte qe edhe ato qe nuk jane demtuar hiqen me ekskavator dhe hidhen ne plehra, nje shperdorim fantastik siç eshte “fantastiku” kryetar i bashkise.

  • Shpenzime etj
    Ne cdo vend te botes pyeten banoret e zones per projektin edhe japin mendim per cka ju duhet e cfare presin siç e permendeni ju. N’albanistan vendos Njishi e benjamini i tij lali Eri pa pyet kend, pos Ulajn per sa do jete fitimi i tyre me kete pazar te radhes!
    Kurse per cilesi askkush ne kete shtet as nuk e kontrolon as nuk mban pergjegjesi sepse nuk kemi shtet per te bere keto kontrole minimale!
    Fundi i shtetit ne cdo aspekt po shfaqet ….ke ka pyetur ky per kete projekt? A jane qytetaret, dmth taxepaguesit ne pajtim me shpenzimet per keso projgkte ? A nuk ka prioritete tjera per Tiranen si nje spital si ka dhane zoti , e jo ku mungojne respiratoret per reanimacionin e femijeve! A kemi aq nevoje per fasada apo per fabrika, se ju shkoj mendati me prish e lye!

  • Po po bulevardi, rruget e periferise ku banojne te ardhurit(nuk kam asgje me ata) po valle tek sheshet e pallateve dhe rrugen “Mihal Grameno” kur do punoje ky Lali apo do kerkoj mandat te 3-te se nuk i dalin dy te paret.
    Eshte e turpshme qe te paguash taksat te jesh i lundur dhe rritur ne kryeqytet dhe çdo dite te dalesh ne balte sepse sheshi para pallatit mbushur me gure, balte dhe ferra nuk denjohet te sistemohet.
    Kjo eshte Tirona jone lum kush erdhi po e gezon, mjere kush lindi tirons asgje s’gezon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *