Veliaj publikon pamjet e kopshtit të ri “Sunny Hill”, ja kontributi i veçantë i Dua Lipës në këtë projekt

J L

Kopshti “Sunny Hill” në njësinë nr.5 në kryeqytet është pothuajse gati që të mikpresë 300 fëmijë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar një video nga kopshti i rindërtuar pas tërmetit i cili do të ofrojë kushte dhe standarde të larta për edukimin dhe rritjen e të vegjëlve në kryeqytet.

“Mirëmëngjesi nga kopshti “Sunny Hill”, i cili për pak ditë do të jetë gati për të pritur vogëlushët”, shkruan Veliaj.

Një kontribut të rëndësishëm për kopshtin ka dhënë dhe këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa e cila pak kohë më parë e vizitoi personalisht atë bashkë me kryebashkiakun Veliaj.

Pikërisht me fondet e mbledhur nga fushata e organizuar nga fondacioni i Dua Lipës, është mobiluar edhe kopshti i ri.

Një nga nismat e para të kryebashkiakut Veliaj me marrjen e detyrës ishte dhe rehabilitimi i çerdheve dhe kopshteve ekzistues dhe ndërtimi i atyre të reja.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Si Edi Rama????? Velia! E para:emri”Sunny hill”.Eshte emri i ndonje patrioti shqiptar ,apo emri i ndonje donation qe ka dhe para me shume?E dyta :Sa eshte shuma e donacioneve dhe sa u shpenzuan per kete kopesht?Sa ishte donation i Dua Lipes? E treta :sa harxhoi bashkia? E katerta:Sa kostoi ne total kjo veper?Ky muhabet eshte vetem per kete objekt z.Veliaj.Nuk shihen ambienti jashte ,apo vetem si burg.Dritaret te pa mbrojtura me hekura,qe aksidenti ndodh per 1 sekonde.Kopshtet ,shkollat kane parametrat e tyre z.Veliaj.Vetem inxhiniere kerpace bejne te tilla gjera.Do e dergosh femijen tend ne nje kopsht pa parametra sigurie ,pa ambienete ne natyre si kend lojnash etj…..?

  • Sunny hill sikur eshte Tek Komuna e Parisit qe eshte ekuivalenti I Beverly Hill ku jetojne vipa si psh actors,politikane,gjyqtare,ish gjimnaziste te Sami Frasherit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *