Veliaj: Puna e vetme e kryetarit të Bashkisë në 4 vjet, i dha leje ndërtimi vetes

Dita

Duke folur për ndotjen e mjedisit në Tiranë dhe programin e tij mbi këtë çështje, kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, tha sot se nuk ka asnjë dyshim pse kryeqyteti i Shqipërisë është një nga vendet më të ndotura të Europës.

 “Për çdo qytetar që është çuar sot në mëngjes dhe ka lexuar faqet e para të të gjitha gazetave, nuk është habitur pse jemi këtu ku jemi. Në një qytet ku e vetmja punë që kryetari i Bashkisë ka bërë në 4 vjet, është që i ka dhënë leje vetes së vet për të ndërtuar katin e 13 aty ku ka shtëpinë në katin e 12, nuk ke çfarë pret tjetër. Një kryetar bashkie që jeton tërë kohën në Hollandë, vjen në Shqipëri si turist dhe kur vjen ka vetëm dy arsye: ose t’i japë leje ndërtimi vetes së tij duke shtuar ndotjen e duke rritur betonizimin e qytetit ose të thërrasë ‘te sheshi te sheshi’. Ne nuk na duhet një kryetar bashkie që punon vetëm për veten, nuk na duhen njerëz që qëllimin e vetëm kanë si të shtojnë katet e shtëpive apo klinikave të tyre. Ne na duhen njerëz që janë në Tiranë 24 orë në ditë dhe 7 ditë të javës, në krye të punës”, deklaroi Veliaj, duke iu referuar publikimit në media të lejes së ndërtimit të kryebashkiaku Lulzim Basha i ka dhënë vetes në 1 gusht 2014, për të shtuar edhe një kat në pallatin ku jeton.

 Sipas Veliajt, qyteti që kemi sot është dëshmi e kësaj katastrofe, e faktit se zgjedhjet në 2011 u vodhën, duke thënë se qytetarët janë të parët “ndërkohë që, ja ku jemi sot pas 4 vitesh, të vetmit që ishin të parët ishte kryetari i Bashkisë, Shkëlzeni me kalë, ndërtimet te diga e Liqenit dhe të gjithë doktorët që ndërtuan klinika ku s’kalon dot asnjë ambulancë apo zjarrëfikse. Ky është realiteti i qytetit që kemi trashëguar sot”, deklaroi Veliaj.

 

Duke shpjeguar programin e tij për të ulur ndotjen mjedisore në Tiranë, Veliaj tha se do të reduktohet trafiku, nëpërmjet promovimit të përdorimit të mjeteve alternative të transportit dhe duke shtuar sipërfaqet e gjelbra. Ai tha se qyteti do të pastrohet rregullisht, mbeturinat do të mblidhen në orare, si dhe do të vendosen sistemet e detyrueshme të filtrimit, do të ndërtohet një impiant për përpunimin dhe riciklimin e mbetjeve, por edhe ndërtimi i një impianti modern për përpunimin e ujërave të zeza.

Share This Article
19 Comments
    • Pse kemi pasur kryetar bashkie ne keto 4 vjet, se nuk e kemi degjuar per ndonje pune. Kemi degjuar per nje emer Lulzim qe fliste nga foltorja e shqupit dhe qe gjate gjithe kohes merrej me nje projekt ne Amsterdam qe i siguronte te ardhura te majme.

      • Po keta me pallate e saraje kudo neper Shqiperi, duhet t’i legalizonin te gjitha, ndersa shqiptaret e varfer, qe s’kishin strehe ku te fusnin koken, duhet te ndesheshin me armaten e administrates, qe ua prishnin shtepite dhe ne rastin me te keq, nuk ua legalizonin asnjehere.

    • s’ka piken e turpit ketj ben fushate hiqet si i ndershem kur vete eshte shkeles i regullt i ligjeve

      • hahha epo mire te pakten e paska bo nje pune i ka dhene leje vetes te beje cfare te doje mos i biem shume ne qafe

        • kur do vije dita te shporret njehere e mire nga drejtimi tiranes basha ishte totalisht nje zhgenjim per te gjithe duke dhene nje imazh negativ per te gjithe vendasit dhe gjithe ata turiste qe vijne te vizitojne kryeqytetin pasi perballen me rruge totalisht te pa mirembajtura , puseta kudo te hapura mbushur plote me mbeturina, sinjalista pothuajse zero, edhe ato zona te qelberuara i ktheu ne te betoznizuara…. konkluzioni i kater viteve nen drejtimin e bashes eshte fati qe nuk ka asnje projekt te ri per tiranen asnje ndryshim asgje e re vecse rrenim e prapambetje

          • me erionin kryeqyteti ka me shume prespektive per zhvillim ai sebashku me stafin jane ne gjendje te bejne me te miren per tiranen duke i rikthyer dinitetin e humbur

          • basha kater vjet ka qene inekzistent qofte ne bashki nuk e kuptoj si ka fytyre qe del dhe kerkon gjera kur vete nukka realizuar as minimumin e atyre qe ka premtuar, uroj shume fitoren erionit ne garen bashkiake eshte padyshim me i mire dhe me i denji

    • Tirana ke nevoje imediate te shkoje ne drejtimin e duhur, mjaft me me njerez te papergjegjshem qe e vetmja gje qe i interesonte eshte si te pasurohej, vidhte te bente udhetime turistike ne Holande sikur njerezit e votuan per te shetitur

    • po populli nuk mundte jete aq jo dasahmires per veten ,e pane qe ne kater vite askush nuk u kujdes per asgje dhe per asnje , nuk ka me te voglin dyshim qe jane me po te njejta parime dhe e vetmja gje qe u intereson eshte karrigia dhe si te rrezojen qeverine po qe do ti vijne anash se populli ehset aq i zgjuar sa te dije te vleresoje

    • Erion Veliaj do ti ktheje fytyren e merituar ketij qyteti te lene ne harrese , qyteti i cili deri metani ka funksionuar me maska . me po te njejta maska qe basha & co del e perrallis ne kohe fushate

    • I vetmi kandidat qe del e ben fushate me projekte konkrete , jep zgjidhje reale per problemet qe shqetesojne banoret e zones perkatese. per kete kane nevoje populli jo per barsaleta e per sekrete si ben kundershtari

  • Para se te behesh Kryetar Bashkie, basha premtoi qe nuk do ndertoheshe asnje cm mur pa leje, premtim te cilin e mbajti! Jo si ju nuk mbajtet asgje nga ato qe u premtuat popullit!

  • Nuk di c’te shpikesh me sa ke filluan nga lavderimet, se fundja dhe ti e di qe Tirana eshte katandisur keshtu prej Kryetarit tend!

  • Kurse gjeja qe vertet je futur ne gines si minister eshte dasma dy serish qe keni ber,e me cfar shpenzimet e mamas.Kush e di sa te madh do ta ket P ensionin mamaja juaj.

  • Tiranen e kthej ne identitet Edi Rama , e mbani mend kur e mori si ishte Lana kanal i ujerave te zeza e qendra e kthyer ne qenef veror ku shoket e Mark ujk e kishin enderr per te kullot thiun .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *