Veliaj: Punë deri në agim për të riparuar rrugët e dëmtuara

redaktor

Bashkia e Tiranës është angazhuar që ti kthejë qytetit normalitetin.

Jo vetëm me rikthimin e hapësirave publike të zëna forcërisht nga individë dhe biznese të ndryshme, por edhe për të rregulluar dhe mirëmbajtur rrugët dhe trotuaret ekzistuese.

Krahas punës që po kryhet në disa akse të rëndësishme, si rrugën “Dritan Hoxha” apo rrugën e “Kavajës”, puna ka vijuar këto ditë edhe në rikonstruksionin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku po bëhet zëvendësimi i pllakave të dëmtuara dhe mbushja e gropave të krijuar gjatë viteve të fundit.

Ka qenë vet kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ai që nëpërmjet një statusi në twitter, ka bërë të ditur se teksa Tirana bjerë të fle gjatë natës, punonjësit e bashkisë dalin të punojnë në rrugët e Tiranës, duke përfituar edhe nga mungesa e qarkullimit të makinave.

“Një Tiranë bie në gjumë, teksa një Tiranë tjetër e turnit 3 të Bashkisë del të riparojë rrugët çdo natë gjer në agim. Ndjesë për devijimet e trafikut gjatë natës”, shkroi Veliaj në twitter ndërsa shoqëronte një album me fotografi nga punimet që kryen gjatë natës në rrugët e Tiranës.

Share This Article
7 Comments
  • Po ne qender, aty tek stacioni i autobuzit te Kombinatit, tek dhoma e tregetise, a do ta rregulloje ate lulishten gjol qe mbytet me balte ? Se gjynah eshte qender aty.

  • Me radhe Babo, me radhe, nuk ndreqet Tirana, qe na lane, me nje dite, me nje muaj edhe nje vit. Cdo gje do kohen e vet. Urime Erionit per kete fillim kaq te mbare.

  • zoti Erion per mendimin tim po vepron gabim .nuk eshte e drejte qe ti te hudheheqesh cdo aksion te bashkise,detyra jote eshte qe te kerkosh llogari per detyrat qe u le vartesve.mbasi duke ndenjur ne krye vartesit e tu nuk do punojne si duhet dhe do ti lene ty problemet.ti duhet te jesh ne krye te detyres duke kontrolluar dhe duke kerkuar llogari.vepro keshtu dhe do te dale me mire.je djale shume energjik puntor dhe I zgjuar po kije parasysh kete vrejtje.do te shkruaj dhe ne facebook.te kam njohur pak ne new York.do jesh e ardhmja

  • Ky deklaroi se paraardhesi i kishte lene 30 milione dollare borxhe. Ku i gjeti parate per te bere gjithe keto punime? Te bllokosh fondet per projektet e punes se bashkise vetem per te penguar opoziten e me pas te derdhesh leket lume per te reklamizuar punen e te porsaemeruarit tregon mungese te theksuar serioziteti ne administrimin e shtetit.

  • rregullim i cuditshem, gropat i mbushin me zhavor dhe tulla me keq se ne kohen e komandantit,a nuk eshte nje tallje e bukur me taksapguesit shqyptare ?, humor i zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *