MMRS premton “zgjidhje dinjitoze” për pensionet

anazapta

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka mbledhur sot grupin e punës për reformën e pensioneve. Veliaj tha se reforma e sigurimeve shoqërore do të shndërrohet në një zgjidhje afatgjatë të problemit të pensioneve.

“Raporti mes kontribuuesve dhe përfituesve është ngushtuar shumë. Në vitin 2013 ishin 640 mijë kontribuues dhe 561 mijë përfitues, pra në një raport 1.1 kontribuues për 1 përfitues ndërkohë që kjo skemë të funksionojë ky raport duhet të jetë 4-6 kontribuues për 1 përfitues. Ky raport është kaq alarmant edhe për faj të informalitetit. Çdo biznes i vogël siguron mesatarisht vetëm 1.45 punonjës. Nga ana tjetër, vetëm 65% e forcave të punës marrin pjesë në sistemin e sigurimeve shoqërore. Por, s’duhet harruar as problemi tjetër se edhe ata që janë pjesë e skemës derdhin kontribute vetëm për pagën minimale. Kjo edhe për faj të vetë skemës: lidhja e dobësuar mes kontributeve dhe benefiteve, ku ata me paga të larta derdhin 5fishin e kontributeve dhe mund të marrin vetëm 2fishin e pensionit të atyre me paga të ulëta ka bërë që ata të derdhin kontribute vetëm për pagën minimale. Një problem shumë i mprehtë është edhe diferencimi mes skemës rurale dhe asaj urbane, ku skemë rurale është subvencionuar për shumë vjet nga shteti çka ka rritur deficitin dhe ka ulur kontributet, duke e kthyer këtë skemë në një lloj asistence sociale brenda sistemit të sigurimeve shoqërore. Nëse skema e pensioneve do lejohet që të vazhdojë kështu, pa u reformuar, deficiti do vazhdojë të thellohet, përfitimet do të jenë mjaft të ulëta”.

Veliaj theksoi se lidhur me reformimin e sistemit është ngritur një grupi këshillimi i përbërë nga ekspertët më të mirë të vendit. Pjesë e këtij bordi janë ftuar edhe deputetë me ekspertizë në fushën e pensioneve nga i gjithë spektri politik.

Veliaj tha se heqja e tavanit për sigurimet është një gjë pozitive, pasi kjo i jep mundësinë kujtdo që të kontribuojë më shumë nëse do të përfitojë një pension më të lartë.

“Duhet të kemi skema alternative të sigurimit shoqëror, njerëzit duhet të jenë përfitues të skemave, ashtu siç ndodh edhe në botë e të mos ketë monopol të skemës së sigurimeve”, tha ai.

Ministri theksoi se reforma do të jetë zgjidhje afatgjatë dhe dinjitoze për gjeneratën që vjen.

“Së pari dëshiroj të garantoj çdo pensionist se asnjë e drejtë e fituar deri më tani nuk do të preket. Pra, kjo reformë nuk u drejtohet pensionistëve të sotëm, por të punësuarve të sotëm.

Së dyti, reforma nuk cenon të drejtat e fituara nga qytetarët që janë afër moshës së daljes në pension.

Së treti gjatë gjithë këtij viti, Ministria në bashkëpunim me ISSH do të ndërmarrë një veprim të gjerë për pastrimin e skemës së pensioneve nga çdo abuzivitet”.

Share This Article
26 Comments
  • Duhet ta marrim seriozisht kete palo minister kur ne krahun e djathte mban te shumeperfoluren e Pdiu-se me dosje ne Prokurori? Une jam e bindur qe jo, kjo eshte sfilata e rradhes para kamerave e pjeshkave te Kryeministrit Rama.

    • Urime Veliaj. Turp kush shan lare e pa lare. Injoranca e djeshme e pushtetit eshte derdhur sot neper media sociale./ Kjo vetem sa e ben me te forte VEliajn e qeverine qe po ndermerr hapa te rendesishem ne interes te vendit..

      • TE behen reforma. TE futen ne burga ata qe vodhen leket e te varfeve. Te behet drejtesi. Faleminderit Erion per mbeshtetjen e gjithe atyre ne nevoje qe padrejtesish ishin vjedhur gjer dje

        • Reforme, kjo eshte ajo qe duhet dhe po ju udheheq. Ky vend nuk behet sic e kishim nisur JO. Ky vend behet me ide dhe njerez qe mendojne Ndryshe, qe mendojne is gjithe bota perendimore

  • Me ke do ti bej reformat ky kingu, me stafin e korruptuar te ISSh-se me ne krye drejtoreshen Braho? Kjo eshte nje nga marifetxhiet e Idrizit, ajo qe i mbush arken e Partise. Kjo ka arritur sa te marre edhe rrushfet nga bankat ku i derdh pensionet pleqve te shkrete… Kjo na qenka Rilindja e Rames dhe reformat e Veliajt?!

  • Nuk e besoj qe eshte e vertete qe ky ministri i ri i Rames mbeshtet keta funderrinat qe deri dje e rropen miletin . Nese eshte e vertete Rama duhet te nderhyje se nuk na mban me shpirti qe te degjojme te tilla gjera.

    • TE behen reforma. TE futen ne burga ata qe vodhen leket e te varfeve. Te behet drejtesi. Faleminderit Erion per mbeshtetjen e gjithe atyre ne nevoje qe padrejtesish ishin vjedhur gjer dje

  • Po mer po,eshte e vertete seshte e vertete. Erioni eshte dhelper e vjeter ,me nje dore firmos kallzimet per kafshet e PD dhe me tjetren mjel keto lopet e PDIU. Jo me kot thone, ujku ujku po cakalli bo kerdine….

  • Gjithe ket mllef ku e gjeni mor aman?! Erioni po mundohet te beje mire nje detyre qe sapo e ka marre dhe nuk eshte faji i tij qe ne ato zyra gjeti jo njerez por ujqer,cakej,lope dhe derra. Jam dakort me komentuesit per keta hajdutet e PDIU por Erioni nuk ka gisht ne ket pune se eshte tjeter loje ajo qe po luhet.

  • Pergezime z Veliaj per kete inisiative qe ke mare per reformen e pensioneve qe kishte vite qe nuk behej nga qeveria e mepareshme. Kjo reforme eshte e rendesishme dhe e veshtire.. Drejtoresha e issh edhe pse e Pdiu -se por ka bere nje pune kolosale se ka bere Arkiven qendrore te Sig Shoq se bashku mr Banken Boterore si nje nga investimet me te suksesshme ne Shqiperi dhe po dixhitalizon te gjithe sistemin e sig

  • Z.Miminister,bejeni kete reforme sa ma shpejte e te jete jetegjate,futni ne formulat e pensione element nxites per kontribuesit qe te sistemi i sigurimeve te jete i shendetshem,ngushtoni gersheren midis fshatit dhe zonave urbane.Ne akoma kemi shume popullsi ne fshat dhe kur ata do te marrin me shume konsumi do te rritet dhe keshtu me rradhe.Pergezime per inisiativen ne
    presim dhe gjera te tjera nga fryme e re qe ju doni te sillni.

  • Po ku jane gjithe keta trapa qe vetem dine te vjellin vrer per cdo gje? Rine me pushke per faqe dhe vetem dine te eresojne cdo gje.

  • Ne vertet i dolem ne krah Erionit,por me me kujdes ju ‘mbeshtetesit’ e tij. Komentuesit qe kritikojne prezencen e hajduteve te qeverise se shkuar kane plotesisht te drejte dhe une kam bindjen se sh shpejt Edi do ti vere gjerat ne vend. Sa per ket drejtoreshen e PDIU, mjafton te klikoni se cfare ka shkruar DITA per te perpara dhe pas 23 Qershorit.

  • O njerez punen qe kemi bere ne te Issh keto 2 vite nuk eshte bere gjate gjithe kohes qe kur eshte krijuar instituti. Mund ta keni inat drejtoreshen e Pdiu-se por jepini hakun se ajo eshte njeriu i duhur e per tu bindur per kete ju ftoj nje dite te shikoni se si i ka ndryshuar faqen institutit e ne punojme ne kushte te shkelqyera pune ose shkoni e shikoni Arkiven e sigurimeve ne Lunder e pastaj flisni .Z Veliaj eshte djal i mencur, di ke mban ne krah njerez te perkushtuar per punen .

  • Zoti Erjon ti je nipi i Saliko Sulos i cili është gjyshi juaj nga mamaja.Nga Velça e Vlores i cili ka qene kriminel i pabese vrases maskara ultra komuniste ka bere me qindra krime.Nuk shpresojme nga ty ti je djali ilegal i Ahmadinexhad Presidentit të Iranit.

    • Atij gjyshit tat taf kaziut, sa here i kruheshte suma, e fillonte pallimin ne Nish dhe e mbaronte ne Beograd dhe mbasi ishte knoq, jepte haberet te dashnoret e UDB-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *