Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj bëri sot një përmbledhje të punës së tij si ministër, duke u ndalur në mënyrë të veçantë te reformat e ndërmarra prej tij në aspektin social, të cilat kanë rezultuar mjaft të suksesshme, si dixhitalizimi i skemës së ndihmës ekonomike apo strehimi i komunitetit rom dhe fëmijëve të rrugës. Gjatë takimit me grupe përfituese nga reformat sociale, Veliaj prezantoi dy dokumenta të rëndësishme si Strategjia e Mbrojtjes Sociale dhe Dokumenti i Politikave të Përfshirjes Sociale.
Ministri Veliaj vuri theksin se një nga objektivat kryesore të ministrisë që ai drejtoi në këto 18 muaj ishte qasja me mjete dhe rrugë më efekteve në zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë shtresat në nevojë në vend. Ai u ndal dhe te rritja e ndihmës ekonomike, e cila sipas tij, u dyfishua, si dhe bëri një rezyme të punës së ministrisë në aspektin e çështjeve sociale, ku ka veçuar menaxhimin e emergjencës me familjet e komunitetit rom që jetonin në rrugë, reformën e skemës së ndihmës ekonomike dhe skemën e ndihmës për personat me aftësi të kufizuar.
“Më parë njerëzit futeshin në skemën e ndihmës ekonomike vetëm për të dhënë votën dhe për të ngritur një flamur. Por së pari, kjo është mungesë respekti ndaj atyre që paguajnë taksat dhe detyra e shtetit është të jetë një administrator i mirë i asaj që njerëzit e japin me mirëbesim nga taksat e tyre. Nga ana tjetër, ishte fyerje e dyfishtë për nevojtarët, pasi i jepej e njëjta shumë një nëne të ve me tre fëmijë, po ashtu edhe kryetarit të partisë në pushtet, që kishte biznes mermeri, dyqan mishi, local, makina dhe vilë trekatëshe”, deklaroi Veliaj, duke nënvizuar se nga skema e ndihmës ekonomike janë hequr abuzuesit dhe paratë u shkojnë njerëzve që janë vërtet në nevojë.
Ai shtoi se reforma e kryer në këtë drejtim mundësoi uljen e rasteve e korrupsionit në dhënien e ndihmës ekonomike, duke e vlerësuar si arritje faktin që sot ndihma ekonomike, jo vetëm u shkon personave më në nevojë, por edhe që u jepet grave kryefamiljare. “Së pari, rikuperuam të gjitha pagesat e prapambetura për të treguar se kur shteti do, shteti mundet. Më parë, ndihma ekonomike nuk ishte më e madhe se 45 mijë lekë, kurse sot është 80 mijë lek. Askush nuk është naiv që të rrahë gjoksin për këtë, por ama është dyfish se më parë”, tha Veliaj.
Nga ana tjetër, ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i kërkojnë pushtetit vendor më shumë vëmendje për punët publike dhe çështjet sociale, siç janë trajtimi i fëmijëve të rrugës apo strehimi i komunitetit rom. Strategjinë e Mbrojtjes Sociale dhe Dokumentin e Përfshirjes Sociale Veliaj i cilësoi si dy nisma thelbësore për krijimin e një sistemi të fortë të mbrojtjes sociale, përfshirës dhe të barabartë për të gjithë dhe që u shërben në rradhë të parë grupeve më vulnerabël.
Ai theksoi se dy dokumentat që u prezantuan sot përbëjnë një thirrje për veprim për çdo ministri dhe njësi vendore që të mendojnë seriozisht për përfshirjen pa barriera, pa paragjykime dhe pa burokraci të çdo qytetari në shërbimet publike, pavarsisht nivelit të të ardhurave, gjinisë, moshës, aftësisë së kufizuar, orgjinës dhe orientimi e identitetit seksual.

Ne kete drejtim eshte bere nje pune e mire dhe ky eshte fakt. Iu dha fund abuzimit me ndihmen ekonomike, tanime ajo shkon tek ai qe i takon jo te i afermi i personit te veshur me pushtet politik apo militanti i partise.
Dhenia fund e abuzimit me ndihmat ekonomike eshte nje arritje pozitive per faktin se prek drejtpersedrejti shtresat me ne nevoje te shoqerise.
Gjate drejtimit te ministirse Erion Veliaj:
– i dha fund abuzimit me ndihmat ekonomike
– kreu reformen ne pensione e cila ishte ne prag kolapsi
– demshperbleu ish te burgosurit politike
– hartoi ligjin per hapjen e dosjeve
– riktheu ne trend arsimin profesional
– hapi zyra te reja pune
– u ul me 5 vite mosha e daljes ne pension per minatoret.
Kjo ka qene nje nga reformat me te mira qe keni ndermarr sepse i merrnin burrat jo te gjithe po nje pjese e konsiderueshme si i merrnin i linin leket dhe grate qe kishin peshen me te madhe per te duruar urine e femijeve
Keta tipat e PD jane shume te paskrupuj , luanin me buken e gojes te shtreses me te nevojshme te popullsise .. u hiqej ketyre e u kalohej “bossave ” per vota !
Me ane te kesaj reforme iu dha deri diku fund abuzimit me ndihmen ekonomike sepse te gjithe jemi koshient qe kjo prek nje shtresen me ne nevoje te popullsise e qe mizorisht ne kohen e PD shperndahej per militanet e per te blere vota
Pervec se doja tju pergezoja per punet e mira qe keni bere ne MMSR , ajo qe duhet te beni tani eshte te jeni i vendosur per ti rikthyer dinjitetin qytetit te Tiranes .