Kandidati i majtë për Tiranën, Erion Veliaj ka prezantuar paraditen e së martës programin e tij për transportin publik, parkimet dhe sigurinë në rrugë, duke vënë theksin te fakti se në të treja këto kategori, në 4 vitet e fundit Bashkia e Tiranës ka degraduar dhe e ka futur qytetin në një kaos.
“Çdo ditë në Tiranë qarkullojnë 140 mijë makina. Mesatarisht secila prej këtyre makinave bën 4 deri në 5 rrugë në ditë, pra në 1 ditë normale në Tiranë ndodhin 800 mijë udhëtime. 140 mijë makina dhe 800 mijë lëvizje me makinë në ditë shkaktojnë një problem të jashtëzakonshëm me trafikun dhe qarkullimin në qytetin tonë. Në 4 vitet e fundit transporti publik ka degraduar plotësisht. Në 4 vitet e fundit nuk ka pasur asnjë përmirësim qoftë edhe minimal”, deklaroi Veliaj.
Ai tha se në 4 vitet e fundit nuk është krijuar asnjë vend parkimi i ri në Tiranë.
“Pavarsisht se çfarë u premtua, sot nuk ka asnjë vend parkimi shtesë, përkundrazi gjërat kanë degraduar për më keq. Në 4 vitet e fundit kemi parë se numri i incidenteve që kanë lidhje me parkimin është rritur. E keni parë se si Tirana është sot nën kontrollin e plotë të kovave, të kanistrave, të vazove, të gomave, të tavolinave që markojnë vëndet e parkimit. Një ushtri me njerëz të papërgjegjshëm kanë sot nën kontroll të gjitha vëndet e parkimit të Tiranës”, shtoi Veliaj.
Një tjetër problem i konstatuar nga Veliaj është edhe ai i mungesës së ndriçimit në 300 rrugë të Tiranës, ku sipas tij, nuk punojnë as semaforët. Ndërkohë, kritika Veliaj i ka rezervuar edhe Policisë Bashkiake.
“Aktulisht ka një mungesë totale të ndriçimit publik në mbi 300 rrugë të Tiranës. Kemi një polici bashkiake që e ka braktisur totalisht detyrën për të qenë garante e sigurisë dhe e mbarëvajtjes së punëve në qytet. Madje ajo që është më e rëndë është që në pjesën më të madhe kemi një polici bashkiake që i bën karshillik policisë së shtetit. Në cilin vend normal ndodh kjo?”, theksoi ai.
Duke sjellë zgjidhje për të gjitha këto kategori, Veliaj tha se do të rikonceptojmë linjat e autobusëve në Tiranë, nga dhjetë linja ekzistuese që kemi, që i shërbejnë vetëm zonës urbane, do ta çojmë në 19-20 linja të reja.
“Është e paimagjinueshme që dikush që udhëton nga Vaqarri për në Dajt duhet të ndërrojë 4 herë autobus, të paguaj 4 bileta të ndryshme, të ketë 4 standarde të ndryshme shërbimi. Në Tiranën e 24 njësive dhe 1 milionë banorëve ne do të kemi një shërbim transporti unik në të gjithë Tiranën, ku bileta do të ketë vlerë në secilën prej linjave të autobusëve”, tha Veliaj.
Ai shtoi se do të rikthejë korsitë e dedikuara për transportin publik që u shkatërruan në 4 vitet e fundit, “si një mënyrë dhe mesazh për qytetarët, ku të thuhet se nëse do të shkosh shpejt diku, shko me autobus ose me biçikletë”.
Për çështjen e parkimit, sipas Veliajt do të ketë një aksion emergjent në 100 ditët e para për të larguar uzurpuesit e vendeve të parkimit.
“Makthi i njerëzve që duhet të negociojnë parkimin me një kovë, me një arkë birre, me një bllok betoni, me një gomë, do të mbarojë”, tha ai.
Më tej, ai ka akuzuar opozitën dhe kandidatin e saj se, po riciklon premtimet e pambajtura të bëra 4 vjet më parë.
Programi për trafikun, transportin publik, parkimet dhe sigurinë në rrugë
1. Përfundojmë Unazën e Madhe brenda mandatit;
2. Masterplan për levizjen e biçikletave dhe këmbësorëve;
3. Zhvillimi i mëtejshëm i qendrës së menaxhimit të trafikut;
4. Rikoceptim i rrjetit të transportit publik;
5. Rikthejmë korsitë e dedikuara për transportin publik;
6. Ndërtojmë tre stacione kryesore terminale;
7. I japim fund uzurpimit të vendeve të parkimit në Tiranë;
8. Ndërtojmë parkingje nëntokësore në partneritete publike-private;
9. Skemë e re pagese për vendparkimet publike;
10. Kompletojmë dhe mirëmbajmë sinjalistikën rrugore;
11. Pajisim me ndriçim e të gjitha rrugëve të Tiranës;
12. Ndërtojmë një strehe për kafshët e rrugëve.
1. Përfundojmë Unazën e Madhe brenda mandatit;
2. Masterplan për levizjen e biçikletave dhe këmbësorëve;
3. Zhvillimi i mëtejshëm i qendrës së menaxhimit të trafikut;
4. Rikoceptim i rrjetit të transportit publik;
5. Rikthejmë korsitë e dedikuara për transportin publik;
6. Ndërtojmë tre stacione kryesore terminale;
7. I japim fund uzurpimit të vendeve të parkimit në Tiranë;
8. Ndërtojmë parkingje nëntokësore në partneritete publike-private;
9. Skemë e re pagese për vendparkimet publike;
10. Kompletojmë dhe mirëmbajmë sinjalistikën rrugore;
11. Pajisim me ndriçim e të gjitha rrugëve të Tiranës;
12. Ndërtojmë një strehe për kafshët e rrugëve.
Bravo me ide e nje plan gjitheperfshires , kjo eshte ajo qe i duhet tiranes te gjitha pikat e planit jane shqetesuese dhe japin nje zgjidhje konkrete per problemet e ngritura
me shume se sa krenar per nje kandidat i nivelit europian , i cili di te pershtatet me te gjitha shtresat e popullsise dhe me shumellojshmerine problematikave
Njerezit jane mjaftueshem inteligjent , kane perpara tyre 2 kandidate nejri qe tregon barsaleta, mban planin elektoral sekret se ne te vertet nuk e ka nje te tille ndersa nga ana tjter Erioni qe del me nje plan elektoral konkret e me zgjidhje reale per banoret e zonave perkatese
Bravo Eri ti je i duhuri per ta kthyer ne drejtimin e duhur qytetin e Tiranes. besimplote qe do tregosh seriozitet e perkushtim per problemet e nevojat e qytetareve te cilet realisht jane lene ne harrese.
deri me tani e ka ndjekur me vemendje garen e du kandidatve dhe me gjithe respektin per halim kosovene vetmja gje qe ka treguar kane qene barsaletat dhe fakti qe e ka sekret, por ne fakt ajo qe tirana ka nevoje eshte nje person energjik dhe me deshire te mire per te bere pune te mira. gje qe veliaj e ka treguar me se miri deri tani.
turp eshte te themi qe sjan bere keto , po skemi cbejm !! kishim nje kryetar qe as vete ai se dite cdo bote ne jeten e tij !! na hodhi posht ne 4 vjet dhe tashi ka ardhur koha te ringrihemi dhe erion veliaj eshte drejtimi i duhur
puna dhe idet e konkrete e bejn te ndryshojne tiranen. nuk e ben as trami imagjinar, as njeriu qe nderton klinike pa leje, as mashtrimi qe kryebashkiaku do uli cmimin e energjise.
ju e treguat qe jeni njeri i punes dhe jo i fjales per 18 muaj qe drejtuat mmsr dhe do ishit njeriu i duhur qe dhe tiranen e braktisur ta conit ne drejtimin e duhur. projekte per cdo zone te tiranes dhe jo prralla per cdo zon te tiranes sic beri basha
Puno per Tiranen e 1001 problemeve, per Tiranen qe ka kater vite pa kryetar Bashkie. Do te te duhet shume pune per te kapur ritmin pasi ne kater vite nuk eshte bere asgje, madje me keq akoma kryeqytetit i mungojne edhe gjerat me minimale, kazanet e plehrave, kapaket e pusetave, etj.
Zgjidhja e trafikut dhe e parkingjeve ne Tirane jane nje e domosdoshme urgjente. Realizimi i projekteve te realizuara nga z. Veliaj jane te domosdoshme per Tiranen e lene ne harrese. Ka ardhur momenti te punojme me zell e perkushtim per kryeqytetin qe eshte lene pas dore.
sikur dhe vetem nje nga keto te pika te beje, ka bere me shuem se basha , sepse basha sberi asgje!!! kam besim te plote ne 4 vjet keto pika do realizohen shuuum bukur
kjo eshte fryma dhe drejtimi i duhur.plane dhe programe per zgjidhjen e vertet te problemeve dhe te shqetsimeve te qytetit te tiranes.
besojme tek aftesia Erionit Kryetar i Bashkise, Do beje te njeheten gje si drejtonte Ministrine e tij.
Duke pare programin Erionit jam i sigurte se shume ndryshime per mire do kete qyteti jone .
erion veliaj drejtimi i duhur per tiranen
Nje lider i vertete , shpresedhenes per Tiranen e harruar . Ka hyre ne kete gare me nje plan elektoral te qarte e ide te qarta per ndryshime reale.
Tirana ke nevoje imediate te shkoje ne drejtimin e duhur, mjaft me me njerez te papergjegjshem qe e vetmja gje qe i interesonte eshte si te pasurohej, vidhte te bente udhetime turistike ne Holande sikur njerezit e votuan per te shetitur.
Nje projekt shume ambicioz dhe i domosdoshem per kryeqytetin. Kam besim se Erioni doe coje Tiranen ne drejtimin e duhur.
Kam shume besim tek entusiazmi, energjite pozitive te Erjonit sepse ka edhe nje SHTYLLE te fuqishme qe e mbeshtet ne idete e tij si EDIN, POR MENDOJ se Tirana duhet te ridimensionohet e fragmentarizuar me jo vetem lagje por edhe me ZONA BANIMI .Atje ku nuk eshte hedhur beton te lihen vetem rruge per kembesore e biçikleta dhe te krijohen minipyje me bar e me peme duke nxjerre ujin nga toka me mjete te thjeshta ….neper to te kete minifusha per femijet qe luajne futboll e volejboll apo basket…. me ndihmen e ARKITEKTEVE TE NGRIHEN EDHE mini MALE me dhe te hedhur nga gropat e pallateve ne ndertim te vishen me bar e me peme dhe te vendosen ne ta edhe GURE te medhenj simbolike te maleve tane…
te lehohet mbjellja pa leje e pemeve ne keto teritore .E kam fjalen gjihtmone ME MES TE PALLATEVE me hapesira koti dhe te degjeneruare nga pislleku.
nje vend ku mund te eksperimentohet ky mendim akoma eshte LAPRAKA me teritore boshe.
Ne keto teritore te planezohen vendmesimi per biçikleten…nga gjysherit qe rrine rrugeve ne pluhur luajne domino…
Bekim
Per sa siper e pergezoj Erionin, por duam te dime nese do te pastrohet liqeni artificial,dhe a do te shmanget derdhja e ujrave te zeza ne te,qe vine nga pallatet rreth tij ne koder. Po rruget e lagjeve a do te asftohen,po ata qe hapin kanale mbi Asfalt dhe vjedhin pusetat a do te ndeshkohen? Po lehjet e qenve naten a do ndalohen ? Po parkingjet e sajuara ne oborret e lagjeve a do te zihen me zinxhire e topa betoni ?
Keto jane probleme te vogla ,por ne si banore na interesojne shume qe te zgjidhen.
Historia vazhdon. Une jam i majte por ama me acarojne shume keto “premtime bombastike dhe pa buke” qe po ben Veliaj. Me cfare lekesh do ti besh more djale kur qeveria dhe FMN thone se po ulin borxhin publik ??!! Me morra do ti besh keto premtime ?!! Ne fund te fundit edhe ti si Basha shqiptare jeni : genjeshtare bukukroshe, pa shkolle ekonomike, pa kulture dhe injorante. Nuk behen petullat qe premton ti me uje. Turp dhe nje here turp. Freno nje çike vehten more djalosh i bukur. Ku do ti gjesh leket ti more i mjere?
Ok. Ne rast se nuk mban keto premtime a merr persiper Erioni te jape doreheqjen per te treguar se sa te pergjegjshme jane keto deklarata?
Po ik ori i Fiqve po do zgjidhesh punen e trafikut ti ! Ti shiko te besh ndonje dasem aty dhe te blesh ndonje vile duke vjedhur leket e shtetit se nuk te ben njeri kryetar bashkie qe te meresh me zgjidhjen e problemit te transportit . Kurr ishte 11 vite ai shoku jot gjatavili i Rilinjdes si kryetar bashkie nuk e zgjidhi , do e zgjidhesh ti qe je qull mamaje .
Jo ky Zymbyli si orator per te brockullisur ne media dhe te beje fushate mire eshte por punen e kryetarit te bashkise se ben dot se duhet pune dhe jo llafe . E ka vertetuar se ne kohen qe ka qene ministre i mirqenies sociale nuk i mbajti premtimet qe kishte bere qeveria e tij . keshtu qe nuk e beson me njeri tani me cdo gje qe thote se vete i thote dhe vete i degjon .Fitore Doktor Halim Kosoves .
keshtu tha edhe edvini do bej unazen e madhe ne 11 vite beri lesht, tashi i kthehet edhe ky te njetes premtim, qe ne fillim e nise me rrena , mos te dalim nga nje termina ky do na beje tre. plako nderro dore se te shkaterroi fare kjo droga qe po perdore, po te shkakton shume alucinacione me keq se rames.
21 veta eshte stafi i komentuesve. Nuk late rradhe per njeri, turravrap.
Kam nje pyetje jo me te keq.
Sikur zorzopet e plotikes qe betonizuan Tiranen per 25 vjet rrjesht, te kishin qene me te pergjegjshem , a do kishim problem me trafikun??? JOOOOOO!
Lerini pordhet ( me falni por asnje fjale nuk e jep kuptimin qe dua te jap) tani dhe thoni kush eshte pergjegjesi me i madh i BETONIZIMIT te Tiranes?
Ne presim shpetim nga ata qe e krijuan kete katraurre??!!
Sa ishte ne Bashki per 11 vjet rrjesht Rama nuk beri Planin Urbanistik-per ata qe e kuptojne te keqen e madhe qe vinte nga kjo gje. Ndermjet te tjerave edhe trafikun e cmendur ne nje qytet te ndertuar ne menyre te cmendur!
Kur ishte ne krye te qeverise lejoi dhe po vazhdon te bej veprime mafioze per BETONIZIMIN dhe rrjedhimisht per nje trafik akoma me te cmendur!
Ti Erion kujton se popull eshte ai grup te rinjsh mjerane qe te duartrokasin nga halli se neser duan te punesohen. Nuk i shaj dot , as inat nuk i marr dot, vetem me dhimbsen.
Ne nuk jemi te rinj. E kemi argasur lekuren me lloj lloj zorzopesh.
Po ti vazhdo se ke programin, por duhet te shikosh me larg se maja e hundes. Jeta nuk eshte 4 vjet.
Po mire mo Erion bleta punetore. A s’na thua zoterote si do i zgjidhesh parkimet e zena me kartona gjithe qendres se Tiranes? Ke ndonje zgjidhje mo? Apo eshte shume “trash” kjo per intelektualizmin tend!
Pa he, ç’do broçkollisesh mo bej efendì.
O Erion, thuje nje llaf per ndertimet te Parku o burrazer. Apo ta pren shkurt Rama po i permende?