Veliaj: Rikonstruksioni në biblioteka, investimi më i mirë

Elton Tafaruci

Projekti i Bashkisë së Tiranës, “Qyteti lexon” ka vijuar edhe në njësinë nr.8 me rikonstruksionin e bibliotekës dhe pasurimin e saj me tituj të rinj librash.

Një ambient i ri që do të shërbejë jo thjesht si qendër leximi, por edhe si një hapësirë rinore për të rinjtë e zonës. I pranishëm në rihapjen e bibliotekës ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili teksa falenderoi donatorët, theksoi se investimi në lexim është investimi më i mirë për të ardhmen.

“Nga të gjitha investimet që kemi bërë në Bashkinë e Tiranës, kjo është më e vogla, por më e dobishmja sepse korsitë e biçikletave, rrugët, ndriçimi, prishen dhe rregullohen, kurse dija, leximi është diçka e pazëvendësueshme”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ai shtoi se libri, ndryshe nga teknologjia, ofron dije më të qëndrueshme. Kjo është arsyeja pse Bashkia e Tiranës ka nisur një projekt, i cili synon rikonstruktimin e të gjitha bibliotekave nëpër lagje, duke i shndërruar ato edhe në qendra rinore, që mund të shërbejnë për aktivitete artistike, sociale, kulturore, sportive, etj.

“Kemi filluar rigjallërimin e bibliotekave dhe fillimisht po i pasurojmë me libra, falë dashamirësisë së donatorëve si Shtëpia Botuese ‘DuDaj’ dhe Raiffeisen Bank. Brenda këtij viti do të fillojmë edhe me rikonstruksionin fizik, që ambientet të jenë më të përshtatshme dhe të manovrueshme për të shërbyer edhe si qendra rinore ose komunitare, ku e gjithë njësia 8 mund të mblidhet për nevojat që ka në komunitet, për të diskutuar planin urbanistik, projektin e sheshit “Skënderbej” etj”, tha Veliaj.

Duke sjellë në vëmendje rëndësinë e librit, kryebashkiaku Veliaj tha se të rinjtë e sotëm duhet t’i kushtojnë më shumë kohë mikut më të vjetër të njeriut se sa rrjeteve sociale. Biblioteka e njësisë 8 u pasurua me disa tituj librash.

Share This Article
2 Comments
  • Me ne fund po fillon te behet ajo qe e deshirojne te gjithe, kthimi i vemendjes (se humbur) ndaj bibliotekave. Por filloni me pare me Bibloteken Kombetare ne qender, sepse eshte lene ne dite te hallit dhe ajo do te jete udherefysja e gjithe bibliotekave te tjera ne mbare vendin. Urime dhe shtoni investimet pa u dridhur dora, se qe ketej fillon perspektiva e se arthmes. Rinia duhet te prese ne radhe para bibliotekave ne radhe te pare, dhe jo aq shume para kafeneve, restoranteve e lokaleve te jetes se nates apo diskove. Keshtu hapet mendja e zhvillohet perspektiva.

  • Ky mashtrues ordiner shkoi ne Moske dhe media e paraqeste sikur ishte ne inagurime ne Tirane eshte turpi dhe rezili i kryetarit te Bashkise te Kryeqytetit qe di vetem te genjeje duke bere reklame papushim per arrtitjet e tij, nderkohe qe Tirana eshte per faqe te zeze edhe me ujin edhe me dritat qe te mos permendim ndotjen e ajrit dhe infrasktrukturen e rrugeve midis pallatave dhe qe te mos permendim lagjet periferike qe te kujtojne se gjendesh ne Kandahar.

    NGA HAJDUTI VRASTAR LULZIM BASHA TEK MASHTRUESI GENJESHTAR I PACIPE ERJON VELIAJ Kjo eshte performanca e Bashkise se Tiranes qe Edi Rama e ka bere si Kandahari i Afganistanit me lejet e tij te ndertimit anekend kryeqytetit tone dhe qe nga lakmia per te fituar LEKA papushim po shkaterron dhe gllaberon edhe parkun e liqenit me beton te shemtuar por edhe stadiumin kombetar me projekte mafioze si ato te Partise se Punes per industrializmin e vendit. KUR DO T’I VIJE FUNDI KESAJ BANDE LAKMITARE KOMUNISTE QE LA PAS ENVER HOXHA PER TA MBAJTUR VATANIN SI NJE CIFLIG FEUDAL MESJETAR ME MASHTRIME DEMAGOGJIKE?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *