Veliaj shërben drekën e Kurban Bajramit për të moshuarit: Të sakrifikojmë për njëri-tjetrin, të lëmë mënjanë egon dhe stërkëmbëshat

Ornela

Sot, me rastin e festës së Kurban Bajramit, Bashkia Tiranë është kujdesur që në të gjitha qendrat sociale të kryeqytetit të shtrohet një drekë e veçantë për të moshuarit dhe personat në nevojë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shërbeu drekën festive të moshuarve në një prej qendrave sociale pranë ish-Nesharakut.

Teksa uroi të pranishmit për Kurban Bajramin, Veliaj tha se, “sot duhet ta kemi zemrën plot mirënjohje për ata që sakrifikuan në luftën kundër Covid 19.”

Kryebashkiaku tha se në të gjithë qendrat sociale të Tiranës ka plot vend për të mirëpritur të gjithë ata të moshuar që kanë nevojë për një vakt të ngrohtë. Ai dha lajmin e mirë se në Tiranë do të shtohen qendrat sociale.

“Nëse ka të moshuar të tjerë, siç është ky komuniteti ynë këtu, që kanë nevojë për ndihmë, bujrum të vijnë këtu. Nëse keni edhe në komunitetin tuaj, keni komshinj, si në qytet dhe në fshat, që janë nevojtarë, hajde ta zgjidhim. Do bëjmë më shumë qendra të tilla sociale. Sot më vjen mirë që pavarësisht se tërmeti na prishi qendrën në Kombinat, jemi transferuar në ish-Nsharak. Dhe tani që po mbaron qendra në kombinat, është 3 herë më e madhe se ajo që kishim, do të thotë që ne kemi kapacitet për 3 herë më shumë të moshuar, gjyshër dhe gjyshe që t’i trajtomë me respekt”, theksoi Veliaj.

Në fund kryebashkiaku tha se mesazhi i kësaj feste është sakrifica për ata që kanë nevojë dhe lënia mënjanë e egos, xhelozisë apo stërkëmbëshave.
“Për një Tiranë që ecën përpara duke pasur gjithë uratën dhe gjithë mbështetjen tuaj, besoj që thirrja e sakrificës për vitin 2021, është që të sakrifikojmë egon, smirën, xhelozinë, stërkëmbshat. Sot na kërkohet të sakrifikojmë vetëm inatet e vogla, xhelozitë e vogla, të sakrifikojmë thashethemet. Nëse duam të bëhemi një komb i mirë që e ka gojën mjaltë, që i ka duart e arta, që i thotë tjetrit bravo i qoftë dhe jo t’i nxjerrim sytë njeri-tjetrit, atëherë kombi ynë do shkojë përpara”, përfundoi ai.

o.j/dita

Share This Article
8 Comments
  • Gezuar.
    Ne fjalimin e tij kryebashkiaku permendi edhe qendren sociale te Kombinatit qe po behet e re. Duke kerkuar per kete qender, me doli qendra sociale e femijeve ne Kombinat, e cila pesoi demtime nga termeti. Cfare arkitekture e bukur!! Dukej sikur ai shesh ishte diku ne Itali. Kombinati ka perla ne akitekture qe duhen nxjerre ne pah. U ndertua nga sovjetiket per punetoret e kombinatit te tekstileve. Banesat kishin sistem ngrohje me nje kaldaje te perbashket, ku shiheshin edhe tubacionet grandioze te ujit te ngrohte, te cilat kalonin mbi siperfaqen e tokes.

  • THUJ ME MIRE ATE QE KA NE SHPI SE AJO QE E KA BERE ESHTE SUPE E FTOHUR

  • Pse i duhet bere reklame veprimeve hipokrite dhe gebelsiane te ketij kryebashkiaku,kur ai nuk eshte ne te vertete kaq i dashur,kaq i dhimbsur me qytetaret hallexhinj?
    Pse duhet te ndaje ai gjellen,pse duhet t’u coje ai qeset me ushqime te demtuarve nga termeti dikur,kur qytetaret duan te ndjejne shtetin dhe bashkine prane kur kane halle e jo kryebashkiakun vete?
    Pse nuk sillet keshtu ndaj cdo hallexhiu ky mashtrues reklamaxhi i pa pare?
    Pse nuk ben pritje populli,ky dhe vartesit e tij,por mjaftohet me ca punonjes qe mbajne shenim ankesat dhe kaq?
    Per cfare i paguan ai dhjetra punonjes te zyres se ankesave,te Drejtorise se Maredhenieve me Publikun,te Drejtorise se Komunikimit me qytetaret ,Te Mbrojtjes se Konsumatorit,te Drejtorise Juridike etj me rroga milionewre,kur te gjithe keta NUK KANE ASNJE LIDHJE ME QYTETARET?
    Pse nuk u pergjigjet mesazheve drejtuar ne adresen e tij te email ky kryebashkiak kurre?
    Per cfare e votuam kete njeri,qe te na beje propagande me ushqimet falas?
    Po ne keto foto dhe te tjerat me pare,si8 nuk pame ndonje FUKARA te vertete,ndonje ROM,ndonje LYPES te rreckosur,te vuajtur me rrudha ne fytyre etj,por vetem njerez te veshur e mbathur per bukuri,te shendetshem,gra me floke te lyer etj sikur kane ardhur ne parade mode?
    Ja kjo eshte hipokrizia kriminale e ketij njeriu qe i perbuz hallexhinjte!
    Jam i bindur,qe moderatori do ta censuroje komentin tim,sepse Veliajn e kane shpallur monument qe mbrohet nga gazeta DITA!

  • Kendej tevarferoj mire me tenderat abuzive, me rritjen e taxave e keqperdorime te pareve publike- vetem per fluturime harxhon sa s’bene- e andej me nje pjate supe bej qe te harrohen te gjitha e prape te fitoj poena si shume i mire me ´popullin’! Pfff cfare demagogji ne kulm!
    Nuk eshte puna e kryetarit te kryeqytetit kjo pune sidomos sot , po puna e besomtareve te kesaj fe, cka nuk eshte lali Eri!
    Ah demagogji demagogji! Cfare nuk i shtine me ba pushtetaret tone! Edhe konkurences organizatave fetare!
    Puno keshtu ditet tjera ! Qe bile kete dite fetareve t’ua lansh, o erion zeza!

  • Kombi yne shkon perpara kur nuk do vidhet nga pushtetaret,si ne rastin e erion veliajt , kete e di gjithe Shqiperia!

    • Erion naziskini eshte kafsha me e madhe qe I ka qelluar popullit tone .ky klysh kurve eshte me dy fytyra nje fytyre e ka per tu treguar i mire ne publik dhe fytyren tjeter e nxjer atje ku nuk e shikon njeri me fytyren qe nuk e shikon njeri ka bere dhe po ben namin .ERION VELIAJT duhet me ja q….i ate gruan qe ka ne shtepi.

  • Lere propaganden o Veliaj,se po te hante meraku per fukarenjte ty dhe qeverine tende nuk e kane patur te veshtire te evidentojne qytetaret fukarenj,te pa punet,invalidet,lypsat,jetimet,te gjithe ata qe gerryejne kazanet e plehrave per pak ushqim per femijet!
    Se fukarai nuk ka nevoje vetem per ushqim nje here ne vit,por cdo dite,per veshmbathje etj!
    Ku i ke cuar milionat qe u merr qytetareve cdo muaj per pastrim gjelberimin dhe infrastrukturen arsimore kur nuk ua kthen ne sherbime per ata qytetare qe kane paguar dhe jo atje ku te behet me shume reklame ty?
    A nuk jetojne NJEREZ edhe tek Astiri,Yzberishti,Fresku etk,qe i ke lene si GETO?
    Pse i ke dhene lulishtet dhe trotuaret me qera per kafenete e dyqanet duke ua nxire jeten banoreve aq sa nuk levizin dot,nuk kane ku shetisin femijet,nuk kane nje lulishte te pushojne ne vere,nuk ke vendosur stola dhe tavolina,nuk ke vendosur kosha mbeturinash etj,njelloj si ne qender te Tiranes?
    Leri denglat mashtruese,por sherbeju qytetareve njelloj!

  • Gjesti me hipokrit ( mes shume te tjerave) qe ben ky psikopat ! Nje gjes thjesht politik , por shuuume i trashe , qe te neverit e t`i sjell zorret ne gryke !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *