Veliaj shpërndan leje legalizimi në Sauk

Dita

Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ishte pasditen e sotme bashkë me drejtorin e ALUIZNI-t, Artan Lame, për të shpërndarë 50 leje legalizimi në zonën e Saukut. Ai përgëzoi punën e mirë të bërë nga ALUIZNI për legalizimet dhe nënvizoi se ky sukses vjen si pasojë e përkushtimit për t’i qëndruar punës te koka. “Bashkia e Tiranës nuk bën të njëjtën gjë. Në Sauk, qytetarët paguajnë taksat dhe nuk ka pikë uji. Kur i pari i bashkisë nuk i rri punës te koka, as punonjësi i ujësjellësit apo i pastrimit nuk i rri punës te koka. Madje, kur i pari i bashkisë ikën te partia, ikin edhe ata te partia, në miting. Prandaj, këto zgjedhje janë për një kryetar bashkie që i rri punëve te koka”, u shpreh Veliaj.

Në fjalën e tij, drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame, tha se pasi e majta të fitojë zgjedhjet e 21 qershorit do të nisë menjëherë puna për zgjidhjen e çështjes së ndërtimeve. “Do të bashkëpunojmë për disa probleme qëkanë nevojë për dorën e bashkisë, e cila fatkeqësisht deri tani ka munguar”, deklaroi Lame. Ai vlerësoi se Plani Rregullues i Tiranës më shumë ka prishur se sa ka rregulluar punë në këto zona.

Share This Article
2 Comments
  • Veliaj shperndan …po me Cfare legjimiteti?nuk eshte me minister,nuk Jane prônant e tij,pra ky vetem uzurpon nje detyres qe di kush tjeter duhet te administroje! Vetem ne albanistan ndodhit keso tjera ku i perzgedhuri i Nje shit ka te drejte me vepruar si tzari me fukarenjt e tij!
    Turp per institutionete e Shtetin shqiptar!

  • Kjo do te thote qe votoni Erin qe te kete bashkepunim! Deri ketu kemi arritur qe te na imponojne voten! Kjo eshte e turpshme!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *