Veliaj shtron iftar për besimtarët myslimanë

Dita

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mbrëmjen e sotme ka shtruar iftar për besimtarët myslimanë që agjërojnë në muajin e shenjtë të Ramazanit. Në darkën e përgatitur enkas për këtë iftar, kryebashkiaku Veliaj tha se vëllazëria fetare në vendin tonë, shërben edhe si model për të tjerët.

“Shqiptarët e ndajnë këtë moment me njëri-tjetrin. Ne kemi meritë që jemi kaq pranë njëri-tjetrit, dhe vëllazëria fetare në Shqipëri, model për të të tjerët. Bashkëjetesa fetare na ka ndriçuar në shekuj”, tha Veliaj.

Në fjalën e tij Veliaj theksoi se bashkëjetesa fetare dhe ndihma që ka dhënë komuniteti mysliman në ruajtjen e saj kanë ndriçuar e lartësuar vendin në vite.

Më tej, ai përmendi edhe projektin për xhaminë e Namazgjasë dhe përfundimin e punimeve.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *