Veliaj: Siç është situata në PD, Bashës do t’i duhen 12 vite për të ardhur në pushtet

Gazeta Dita
?????????????????????????????????????????????????????????

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, thotë se kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do t’i duhen 12 vite për të ardhur në pushtet.

Në emisionin “Studio e hapur” me gazetaren Eni Vasili, kryebashkiaku Veliaj tha se “News24”, se për shkak të situatës në PD, kreu i kësaj partie e ka të vështirë të vijë në pushtet.

Sakaq ai shoi se “Opozita e sotme përfaqësohet nga familja e kryetarit”.

“PD po menaxhohet si biznes familjar. Mendoj se mund të dalin forca të tjera për opozitë. Kështu si është situata në PD do t’i duhet 12 vite për të ardhur në pushtet”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj tha se fakti që “kryeministri ka qenë kryetar bashkie, bën që të dijë shumë mirë ku qëndron problemi, dhe e di se sa e rëndësishme është zgjidhja”.

Share This Article
1 Comment
  • Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine says:

    O Veliaj,nese Bashes se berishes do ti duhen dhe 12 vite per te ardhur ne pushtet,nga gjendjen ku ndodhet PD-ja,ju Veliaj ju ka filluar kronometri,dhe do t’u behet e mundur vazhdimi apo largimi,jo pas nje e dy vitesh,por fill pas 100 ditesh.Dhe per kete binduni,kohes se euforise dhe te mashtrimit,apo terrorrit nga fuqia pushteteve po i shkon vapa me GUSHTIN,mbi 60% e popullit opozitare qe ju bojkotoje,shume shpejt do ta thone fjalen e tyre.Zgerdhirja juaj ,ngjason shume me ate te magjarit,pra gomarrit,kush qesh me skenaret e felliqur te rradhes se buces komuniste dhe pjellave e mostrave te dobicerve te saje,neser do te qeshe jo partia por populli ne shumice qe ju bojkotoje.Besoni,ora ka filluar tik-tak,tik-tak,tik-tak,tik-tak,koha ecen ate nuke ka force qe ta ndale.Per Bashen mbase jane oret dhe ditet ashtu sikurse per ju o Veliaj qe jane minutat,oret dhe ditet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *