“Si të merresh me kalin e ngordhur”/ Veliaj flet për Metën, Bashën e Berishën: Po hanë njëri-tjetrin

Amelda Amelda

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në “Real Story”, ka deklaruar se presidenti Meta ka qenë më shumë një lojtar politik se sa president, duke e konsideruar atë një “kalë i ngordhur”.

“Presidenti Meta nuk njohu zgjedhjet dhe anomalitë e tyre. Akti final i tij besoj është shpallja e këtyre zgjedhjeve. Shkarkimi i tij tani nuk bën ndonjë diferencë. Është si të merresh me kalin e ngordhur. Kur ishte mirë me Bashën i shtyu zgjedhjet dhe tani që u prish me të dekreton zgjedhjet. Meta ka qenë lojtar politik, dhe jo president”

Veliaj ka komentuar edhe situatën në PD duke thënë se të dy palët po hanë njëri-tjetrin dhe pavarësisht se kush fiton ky duhet të jetë një mësim.

“Kur shikoj që një palë përdor shkallët për të marrë SHQUP-in dhe një palë që me gaz pengon marrjen e saj me kujtohet sa herë është djegur bunkarti, e rrethuar Bashkia, e godisnin mua me vezë. Ata po hanë njëri-tjetrin. A gëzohem nga kjo? Patjetër pa jo. Kur merr lajmin që në Tiranë në një ndërtesë po luhet kala dibranase. Ky është mësim, pavarësisht se kush fiton, Basha po Berisha”– tha Veliaj.

 

a.m/dita
Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *