Veliaj: Situata nën kontroll, Bashkia e Tiranës 700 punonjës në terren

Saimir Lleshi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi paraditen e sotme masat e marra në terren nga punonjësit e ndërmarrjeve të bashkisë në rrugën “Don Bosko”, ku edhe u shpreh se situata është nën kontroll.

Ai tha se mbi 700 punonjës janë në gatishmëri të plotë për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë reshjeve të shiut. Kryebashkiaku Veliaj tha se pavarësisht shirave të rëna gjatë natës, në kryeqytet nuk ka pasur probleme në qarkullim.

Më vjen mirë që, megjithë shirat që kemi pasur gjatë natës, zona ka qenë e kalueshme. Po kështu, 13 pikat nevralgjike, pra ato që përmbyten historikisht, sot kanë qenë shumë të kalueshme. Dua të falenderoj të gjithë ata punonjës që në 48 orët e fundit, pas situatës që patëm ditën e diel, kanë punuar me tre turne për të bërë maksimumin për të zhbllokuar kanalizimet”, deklaroi Veliaj.

“Kemi në monitorim të plotë zonën e Bregut të Lumit, lumin e Tiranës, për t’u siguruar që të mos kemi anomali. Të gjithë numrat tanë të emergjencës janë në funksion të plotë. Kemi pasur situata problemesh tipike në këto kohë të vështira, siç mund të jetë bllokim trafiku, gjëra të kësaj natyre, që janë zgjidhur në punë minutash”, deklaroi ai.

Për sa i përket shkollave, kopshteve dhe çerdheve, në Bashkinë e Tiranës nuk janë raportuar problematika nga reshjet e natës. Veliaj theksoi se përmes sistemit të monitorimit të trafikut po koordinohen semaforët që të funksionojnë dhe të rregullojnë qarkullimin e automjeteve.

Nga ana tjetër, ai shtoi se qytetarët duhet të kuptojnë se nuk mundet që në 100 ditë, Bashkia e Tiranës të transformojë të gjithë sistemin e kanalizimeve.

“Ndoshta do të duhet një dekadë dhe vlerësimi i ekspertëve të huaj është se kërkon një investim në gjithë Tiranën mbi 150 milionë dollarë. Buxheti i Tiranës për investimet është vetëm 10 milion në vit. Ky nuk është justifikim, por është për treguar se në 100 ditë ne nuk mund të transformojmë katrahurën e 4 viteve të fundit”, tha Veliaj. /Dita/

Share This Article
3 Comments
  • Bravo !
    Me ne fund nje kryetar bashkie qe mendon realisht per TR. Kishin kohe pa pare verpime te tilla qe nuk mbeten vetem ne letra apo ne komunikime mediatike. Bravo dhe nje her

  • eshte per tu pershendetur nje veprim i tille. Jo vetem qe u paralajmeruar i gjithe qyteti per reshjet e shiut por edhe pame neper rruge vetem punetore te bashkise qe punonin per problemet e rrugeve te Tiranes qe realisht kane probleme boll !

  • Eshte per tu admiruar ky djale ..cdo dite po tregon qe i meritonte te gjitha votat qe i dhame,jo vetem qe po rregullon mijra problemet e Tiranes po kto dit tregoi qe eshte i afte te gjeje zgjidhje edhe per problemin e kanalizimeve qe realisht te gjithe e dime se sa skandaloze jane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *