Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, u takua me banorë të njësisë nr. 5 dhe nr. 2 në Kryeqytet, me të cilët ndau shqetësimet për gjendjen e rrugëve, zënien e hapësirave publike, problemin e parkimeve dhe mungesën e ujit të pijshëm. Banorët shprehën shqetësimet e tyre lidhur me mungesën e lulishteve mes pallateve, por edhe zënien e hapësirave nga makinat.
“Hiqini depozitat se u helmuan njerëzit”, shprehu shqetësimin e saj një banore e njësisë nr.5. “Duam që kjo hapësira të kthehet në gjendjen e mëparshme, pra në lulishte për fëmijët dhe të moshuarit… Tani ka mbetur gjysma se gjysma tjetër është bërë parking”, tha një tjetër.
“I gjithë blloku këtu është amortizuar, ndaj kush i ka zënë lulishtet për t’i bërë parking, do ta kthejmë sërish në lulishte. Çdo pallati do t’i vëmë një administrator dhe ai do të raportojë menjëherë në bashki për çdo problem, në mënyrë që edhe investimet të ruhen”, u përgjigj Veliaj.
Shqetësimit për mungesën e kapakëve të pusetave nëpër rrugë, ai iu përgjigj se do të kujdeset që në ditët e para, për mbylljen e tyre. “Ky është qyteti i vetëm ku njerëzit bien nëpër puseta”, tha Veliaj.
“Pyetja që unë kam është: Si jeton Dr. Halimi në këto kushte? Në qoftë se standardi i Halimit është që ta bëjë Tiranën si lagjen ku jeton edhe vetë, është turp i madh. Prandaj them, duhet të jetë siklet shumë i madh që të jesh kandidat i SHQUP-it, ta kesh lagjen në këtë gjendje dhe të kërkosh votat e njerëzve”, tha Veliaj, duke kaluar në zonën ku banon kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës.
“Ja kjo është gjendja, ja ky është problemi, se gjysma e parkut është zënë nga muret e këtij. Flasin për ndershmërinë, për sinqeritetin e tij, banorët thonë po ku?”, u shpreh një banor.
Një tjetër shtroi problemin e hipotekimit të pallateve, duke vënë në dukje se kryebashkiaku aktual nuk e mbajti premtimin e dhënë 4 vjet më parë. “Pra, ato 350 pallatet që premtoi se do t’i hipotekonte në 4 vjet, nuk e bëri. Në bashkinë e re, pallatet që janë bllokuar për hipotekim do t’i zhbllokojmë”, tha Veliaj.
Në njësinë nr.2, banorët shprehën shqetësimet e tyre për ndërtimet, trotuaret, dhe parkimet. Sipas tyre, bashkia nuk treguar asnjë vëmendje ndaj kësaj zone. “Siç e shikon, ne jetojmë akoma këtu si në mesjetë, me gardhe…”, thanë ata.
“Kemi identifikuar të gjitha hapësirat që ose janë uzurpuar ose janë kthyer në parkingje ilegale, të cilat me pak punë do t’i kthehen komunitetit. Pra, nëse komuniteti do parking, do të bëhet parking, nëse do lulishte do të bëhet lulishte. Vetëm te kjo lagje kemi identifikuar 27 hapësira që do të kthehen në parkim për komunitetin”, u shpreh Veliaj.
Ai shtoi se do të jetë i përkushtuar duke i ndenjur çdo pune te koka dhe kërkoi bashkëpunimin e komunitetit që investimet e Bashkisë të mos vandalizohen.
eshte e vertete dhe shume e turpshme se si lagje te mbipopullura te jene te katandisura ne kete fare feje . po kjo eshte normale se basha premtoi e foli si ema e zegjos ne maje te thanes por nuk levizi as gishtin per te bre ndryhsimin me te vogel e ndoi ndryshim te dukshem ne ti
kemi te bejme me nje qytet qe lengon , nje qytet te harruar dhe ajo qe duhet bere eshte te ulesh me popullin e te gjesh zgjedhjen me te mire pee problemet e jo te dalesh e te brockukllisesh si ke bere deri tani . je bere me keq se portokallia gajase njerezit ,patetik
veliaj eshte i vetmi kandidat i cili ka dal e po mundohet tu jap zgjidhje bashkarisht , se kush me mire se ata e di se ku u pikon catia. me shume se sa te sigurt qe tirana do marr vendin e merituar
Halimit duhet ti tregoje dikush qe eshte ne fushate elektorale qe robt kane nevoje qe dikush tu tregoje menyren se si do ti jap zgjidhje problemeve qe ata kane e jo te thoje e kamnje zgjodhej po e kam secret
votoni erion veliaj votoni njeriun qe do te sjell nje ere te re ndryshimi, ai per aq kohe sa drejtoi ministrine ndermmori nje ser reformsh te rendesishme e qe rezultuan me shume se sa te suksesshme
Puna e mire e bere ne ministrine qe drejtoi vertetojne aftesite menaxhuese e drejtuese te z. Veliaj. Mendoj se eshte alternativa e duhur.
vizionar e punetor! i vetmi qe mund te na paraqese nje pamje tjeter te tiranes, ate qe i ka munguar ne keto vite Erion Veliaj #Drejtimi_i_Duhur
jam banore e njesise 5 dhe jam me se e kenaqur me shtrimin dhe pastrimin e rrugeve nga Bashkia e Tiranes!
E asfaltoi Edi Rama. Sa erdhi luli, shkoi dhe ja hoqi asfaltin. Beri dhe disa gropa dhe prishi me qellim rrugen.
A ju rente pka juve.
pallatet agimi i shkateruan brojka-edi,qe lan ndertime brenda pallateve,ku shikojme njeri tjetrin nga dritarja e wc.
aty ishin fush futbolli, basketbolli, minifutbolli volejbolli,e kend lojrash.
tani femijet luajne ne shkalle me celulare, dhe pasi dhe rruga 10 metra midis dy pallateve eshte me makina.
aty ka vetem nje dalje, nga dy pasi kur u ndertua sipas planit te curbanistikes nje 11 katesh, mbi 6 kateshin ekzistues, dhe tani duken ……………. mu ne qender para ish bllokut
,dalja u be dyqan.
z.erjon kemi besim te ty, por ka ndonje plan per kete lagje qe ka votuar 24 vjet te majten
dhe nga qytet u kthye ne fshat.
mos ka edi ne sirtar ndonje plan,se zona 1818 e votoji 3 here kryebashkiak..
doja tju pyesja po te vini ne takim me banoret, votues ne kopshtin 31.
Njesia 5 eshte nje nga zonat me te medha te Bashkise se Tiranes, gati sa nje qytet!Ne vend qe te sulmoni dhe bllokoni Bashkine do ishte shume me mire sikur te bashkepunonit me te per te permiresuar cilesin e jetes se banoreve!
Sa bere kur ishe minister i mireqenies aq do besh per njesine 5 dhe gjithe Tiranen,,Asgje!
Ju te rilindjes punesoni dhe nje njeri tjeter per te bere komente mos ja lini ne dore vetem njerit te shkruaj disa radhazi!
bashkpunimi eshte kontributi me taksa………,respekti ndaj mbajtjes paster te ambjenteve te perbashkta,bashkepunimi per mirmbajtje ne forme administratori i pallatit,por si bhet halli
ku pallateve te agimit ndertuar me 1954,e banore qytetarre denje,te pergjegjshem te njesise 5,ju futen brenda pa te drejte urbane e ligjore ndertime pallatesh
si behet esi per bashkepunim
Ti Eri Rondelja e Zogu i Rames per Tiranen ngele vetem duke share kandidatin e Partise Demokratike per Bashkine e Tiranes . Doktor Halim Kosoven . Eshte e kote qe mundohesh te ulesh figuren e doktorit dhe te hedhesh poshte punen e tij por duhet ta kesh te qarte se njerzit shofin dhe e dine kush eshte puntori dhe kush mashtruesi . Fitore Halim Kosoves per Pune dhe dinjitet .
njesia 5 ashtu sic shume njeri tjera jane pjelle e edvin deshtakut qe nuk la asnje hpasire ne tirane pa ndertuar.ne 4 vite qe qverisjes se Bashes edvini me keshillin e bllokoi buxhetin per 4 vite ne menyre qe qyteteret e tiranes mos te merrnin sherbimin e merituar, kjo eshte politika e bllokimit qe ben qeveria. por 1 miljon shplaka do ti marrin me 21 qershor per te gjitha cfar nuk beri kjo qeveri e felliqur.
nese vilajeti eshte kaq i shqetesuar dhe i ndjeshem, pse nuk u kaloi asistencen sociale invalidve sa ishte minister i mirqenjes personale, pse u hoqi buken e gojes 20 mije familjeve. pse rriti papunesine apo nuk i kishte ai ne dore keto gjera. mashtruesi kerkon serisht voten qe te na mashtroje.
Ka gjetur një gropë mavria dhe kukuris.Besojini Halim Kosovës, sepse ai është njeri që din vetëm të punojë e ndërtojë për kohën, nuk u ngjet paraardhësve, kushdoqofshin ata.
duhet nje i pavarur qe mos e caje per dy majmunat qe qeverisin vendin,per vizatimorin dhe per Sali horrin
Po erion ku jeton ?ta shohim si e ka regulluar ky per veti lagjen e tij!