Veliaj takon kreun e ri të komunitetit mysliman

anazapta

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj zhvilloi të dielën një takim me kreun e ri të komunitetit mysliman, Skënder Bruçaj.
“Janë disa çështje që ne duhet t’i zgjidhim shumë shpejt,  siç është çështja e ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë, që është një nevojë e jashtëzakonshme e komunitetit për të patur një hapësirë të shprehjes së besimit”, tha Veliaj, pas takimit. Qeveria shqiptare, informoi ai, është në fazë negociatash me pronarët dhe me ata që kanë pretendime për tokën.

“Jemi të përkushtuar që t’i zgjidhim shumë shpejt këto çështje dhe të nisim ndërtimin e xhamisë. Jam i bindur se kjo është e rëndësishme edhe për lidershipin e ri të komunitetit”, theksoi Veliaj.
Historia e islamit, e besimtarëve myslimanë në Shqipëri, vijoi ministri, është një histori që na bën të ndjehemi të gjithë krenarë,. “Është unike kur dëgjon se asnjë hebre nuk humbi jetën në Shqipëri dhe nuk iu dorëzua nazistëve, falë besimtarëve myslimanë dhe përkushtimit të tyre për vlerat njerëzore dhe hyjnore”, tha më tej eliaj. Sipas tij, është pjesë e historisë që islami shqiptar ishte i rëndësishëm në kohën e tranzicionit mes dy epokave, të komunizmit e domokracisë. Dhe historitë që ndodhin këto ditë, nënvizoi Veliaj, ku besimtarët myslimanë paguajnë apo ndërtojnë apo japin nga puna e tyre vullnetare për të ndërtuar kisha në Shqipëri, siç ishte rasti i ndërtimit të Kishës së Laçit, janë histori unike shqiptare. “Kjo është arsyeja se pse bashkë me krerët e besimit mysliman do të ndërmarrim një tur në kryeqytetet europiane për të promovuar integrimin e Shqipërisë dhe për të treguar këto histori, çdonjërit që është skeptik, ndoshta për Shqipërinë”, informoi ministri Veliaj.

Myslimanët shqiptarë janë kyç në harmoninë e besimit. vijoi ai, kanë qënë kyç që në kohën e shpalljes së pavarësisë, e themelimit të shkollës së parë shqipe. “Jam i bindur se do të jenë kyç edhe në historinë e integrimit të Shqipërisë”, deklaroi Veliaj. Minisitri Veliaj vlerësoi edhe rolin e ish-kreut të KMSH, Selim Muça.

Ndërkohë kreu i ri i KMSH, Skënder Bruça, duke e konsideruar një përgjegjësi shumë të madhe zgjedhjen e tij nga Parlamenti mysliman në krye të Komunitetit, tha se kam fatin të kem shembullin e një tradite të mrekullueshme të kryetarëve që kanë drejtuar më parë komunitetin mysliman. Bruçaj falënderoi ministrin Veliaj për mbështetjen në realizimin e projektit të Xhamisë së Namazgjasë, që siç e theksoi ai është ëndrra e të gjithë myslimanëve. “Me zgjidhjen e disa problemeve të vogla dhe mbështetjen e qeverisë besoj se jemi më afër se kurrë realizimit të këtij projekti.”- deklaroi kreu i KMSH-së. / ATSH

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *