“Qyteti ynë ka humbur 4 vite kohë”, kështu iu drejtua sot kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, banorëve të njësisë nr. 9, të cilët i shprehën atij shqetësimet e tyre për mungesën e rrugëve, ndriçimit, parqeve e gjëlbërimit, dhe legalizimet e munguara të pallateve.
“Të gjithë e mbajmë mend si e vodhën fitoren në 2011. Ne duhet sot t’u japim një përgjigje, jo për hakmarrje, por për dashurinë që kemi për qytetin dhe për kohën që na bënë të humbnim me papërgjegjshmërinë e tyre. Vota është për qytetin, nuk është për partinë. Vota është për rrugët pa gropa e të ndriçuara, nuk është për partinë. Vota është për drejtimin e duhur, s’kemi më kohë të humbur”, deklaroi Veliaj.
Ai tha se për të zgjidhur çështjen e urbanizimit po shihen të gjitha problemet, në një kohë kur zgjerimi i qytetit nuk është shoqëruar me rritjen e investimeve në shërbime, sidomos në këtë zonë në 4 vitet e fundit. “Ne nuk i ndajmë qytetarët as në të majtë e as në të djathtë. Nëse komuniteti ka një nevojë, ajo nuk është qokë, por detyrë sepse paguajnë qytetarët”, tha ai.
Veliaj deklaroi se legalizimet do të përfundohen. “Ditën e fundit të fushatës para katër vitesh, Lulzim Basha tha se të gjitha pallatet e Tiranës që janë të pa hipotekuara, do të bëhen me hipotekë. Asgjë nuk bëri. 400 pallate dhe mijëra qytetarë kanë betur peng e një bashkie që nuk punon”, u shpreh ai.
Lidhur me projektet për gjelbërimin, Veliaj shtoi se ka disa plane të mëdha si rekuperimi brenda vitit të parë i kopështit Zoologjik, kthimi në një park të madh i malësisë së Dajtit, si dhe krijimi i parkut të Kasharit, për të krijuar kështu tre hapësira të reja frymëmarrje për qytetin.
Rama(Enveri) Kryeminister dhe Erion(Ramizi) Kryetar Bashkie!! E frikshme po ta imagjinosh!
Po vitet qe po humbim nen qeverisjen tuaj i keni llogaritur? Apo dini te mbani vetem llogsarite e te tjereve ju?
Propagandad e tua populiste nuk do te ndihmojne per te marre voten, te pakten jo kete here!
Si minister i mireqenies ishe nje deshtim, s’mund ta mendoj si Kryetar Bashkie i Tiranes!!