Veliaj: Te liqeni, 2050 pemë të mbjella dhe 400 metra2 sipërfaqe bari

Dita

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar në rrjetin social Twitter një grafikë me punimet e kryera deri tani nga Bashkia e Tiranës në Parkun e Liqenit Artificial.

Nga marrja e postit në gusht 2015 e deri më 16 shkurt, sipas Veliaj janë mbjellë 2050 pemë të reja, 400 metra katrorë sipërfaqe bari, janë pastruar 200.000 metra katrorë me ferra e shkurre si dhe janë pastruar 4000 metër kub mbeturina.

Veliaj thekson se ky projekt ka në fokus vetëm një vend argëtimi për fëmijët dhe se 100 herë do të zgjidhte anën e tyre.

“Fëmijët kërkojnë kënde lojrash, të jenë fëmijë. S’mund tu themi që fëmijëria do u kalojë në kafene e shopping center. 100 herë të më thonë zgjidh, 100 herë do zgjedh anën e fëmijëve të Tiranës, se ta kem mirë me telendarët e dhunës politike”, shkruan Veliaj, pas akuzave se Bashkia po betonizion liqenin.

Kryebashkiaku  në Twitter po ashtu thekson se ai nuk do të sprapset në misionin e tij për t’i dhënë Tiranës frymëmarrje pavarësisht baltës që mund të hidhet në drejtim të tij.

Kjo puna ime s’ta kursen baltën, por ka dhe momente si ky që të kujtojnë se ia vlen çdo betejë”, shkruan Veliaj në foton me nxënësit e shkollës Edit Durham. 

Share This Article
2 Comments
  • Jane leshuar qent e terbuar te Sali Milloshevicin , kudo
    sabotime, tritol,vrasje ,hajni, mashtrim,genjeshtra,krime
    monstruoze organizon kryekrimineli i Vicidolit. Kjo bande
    mafioze duhet xjerre jasht-ligjit , idem ”Trusti i Lulelakres”!

    • Mire ata te Saliut jane qen por juve te fasonit te Rames c’fare jeni…Si thote ky robi???400 m2 me shume me bar..dmth ne te gjithe parkun e liqenit ky ka numeruar nje siperfaqe bari pak me shume se nje apartament???Po ateo pemet qe ka prere i numeroi (te nxjerrim neton te pakten)…C’fare nenkupton me siperfaqe me ferra dhe me shkurre te pastruara ky zoteria, jo per gje por te vleresojme c’pune ka bere de….Qesharak dhe patetik…duke patur parasysh organiketn e punetoreve qe ka ne dispozicion, vetem prezantimin ka bere me efekt dhe per tu tallur meriton…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *