Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës për Partinë Socialiste, Erion Veliaj gjatë takimit me koordinatorët e fushatës, tha se në zgjedhjet e 25 prillit, përballë është një ekip që ende nuk ka listën gati.
“Fatlum Nuri tha: ‘Ore këta më kanë vënë në listë pa më pyetur fare’. Domethënë e kuptoni çfarë ekipi kemi. I kanë çuar FIFA-s apo UEFA-s lojtarë të pafederuar, pra po bëhen gati për ndeshje me ne, nuk kanë çuar ende listën e ekipit, dhe ata që kanë çuar po ikin, se nuk kanë rënë dakord të jenë pjesë e atij ekipi. Pra kemi përballë realisht një koleksion memesh. Gjithë karikaturat e tranzicionit i kemi përballë. Filozofia e tyre është futen njëherë vipat, paria, brenda, pastaj kismet të tjerët”, u shpreh Veliaj.
Kryebashkiaku theksoi se rinia shqiptare nuk e di se kush është Saliu, Basha e kandidaturat e tjera të opozitës dhe për këtë duhen informuar. Ndërsa për LSi-në tha se në lista i ka rënë shkurt, duke hapur SPAK dhe OFL dhe çfarë ishin emra aty i ka futur si kandidatë.
“Një gjeneratë e cila ka lindur pas 97-ës nuk e mban mend Saliun që thoshte Svicra shqiptare është pushtimi i Lanës edhe pushtimi i parkut Rinia. Edhe nuk e mban mend që bankat zvicerane të Shqipërisë quheshin ‘Vefa’ edhe po ti shpjegosh njeriu që Luli është dhëndri i ‘Vefës’ shumica tjetër se kupton fare se nuk e kanë përjetuar atë fatkeqësi dhe sa mirë, se boll fatkeqësi na ndodhën pa i shkaktuar njeriu, imagjino ta kishin provuar edhe atë të njerëzve. Kanë qenë fëmijë kur ndodhi 21 Janari, nuk e kuptojnë se si mund të kenë ndodhur në Shqipëri të vriten njerëz me plumba në mish. Apo kur ndodhi Gërdeci”, nënvizoi Veliaj.
h.b/dita

Z.Veliaj!Ne se vazhdon me kete gjuhe ,e ke fushate per keq.Ti ne koke ke Basha,Saliu etj…por je jashte loje me rinine.Ata(rinia)as e ka idene per ju,rama,basha dhe aq me shume per saliun.Ata duan nga ju c’fare ke bere per rinine dhe c’fare do te besh.Paraqet vepra konkrete dhe plane reale per te ardhmen qe te krijosh besim tek votuesit.Per ne te moshuarit nuk vlen asnje propagande.Ne iu njohim me dhembe e dhemballe deri tek katragjyshet tuaj.
PS te pakten 74 deputete ne 25 Prill. Ketu do jemi.
Te rinjte kane pare edhe se cfare llumi je zotrote o lali Dhjeri. Ja piet tironcit se cfare mendojne per furnizimin me uje, per betonizimin, per shkaterrimin e qytetit e te gjithckaje identitare ne krieqitet.
Ore ku e ke lopaten dhe pemet? Po ato qe mbolle ne cfare gjendje jane katandisur? Se ju nuk dini te coni asnje pune deri ne fund pervec propagandes, fasadave dhe renderave ne 3D. Tirana tashme eshte shperfytyruar dhe trafiku eshte bere katrahure pa folur per sherbimet e vjedhjet ne UKT e OSHEE. Arbjan Mazniku merr nja 15 rroga si sheik neper agjensi e borde. Ja kjo eshte alternativa qe ofroni juve.
po ti o Uriah Heep e di cfare legeni je?? edhe bashkeshorten kurve e ke !!
Ahahah ! S’po eç ma propaganda me gogollet?! Dje ishte komunizmi sot komunisti Berisha!
S’po pyesin te rinjte per ish anetaret e PPShse! Sa keq!
Per ju!