Veliaj: Të varfërve bashkia po u çon paketa ushqimore në shtëpi

Ornela

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një komunikim me Report Tv, nga zyra e tij, tha se fokusi për dezinfektimin janë ambientet publike që përdoren nga qytetarët.

“Nëse shkollat kopshtet dhe çerdhet janë mbyllur, ato do të dezinfektohen një ditë para se të hapen. Fokusi është vënë tek zonat publike në përdorim, shkallët, ashensorët etj. Ashensorët dhe ambientet publike në pallate janë marrë përsipër nga administratorët e pallateve, ndërsa aty ku nuk ka dezinfektimin e bën bashkia e Tiranës. Po ashtu koshat e mbeturinave pastrohen 5 herë në ditë. Që koshat të kenë mundësi të pastrohen me eficencë, lipset që qytetarët t’i ngjeshin mbeturinat për të zënë sa më pak vend”, tha Veliaj.

Abuzitiviteti me çmimet e fruta-perimeve?

Kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet: Së pari raportimet duhen tek linja e gjelbër e AKU, në supermarkete nuk ka pasur luhatje, abuzimi ka qenë tek shitësit e vegjël. Procesi i dytë ka të bëjë me sjelljen personale të gjithsecilit prej nesh. Nuk ka asnjë provë që COVID-19 shërohet me limon e hudhra, janë legjenda urbane që përkthehen në histeri blerjesh. Shumica e ka respektuar, qytetarët të drejtohen aty ku nuk ka abuzime, dhe më e mira ta zbatojnë tek AKU dhe Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit. Vetëm sot kemi vënë 20 gjoba.

A do të ndihmohen të varfrit?

Veliaj thotë: Ne kemi kaluar në një regjim, ndryshe nga kur e ofronim vaktin në qendrat sociale. Tani shkojmë ne tek njerëzit. Kemi shpërndarje që respekton rregullat e higjienës. Po bëjmë shpërndarjen e ushqimit në shtëpi. I gjithë gatimi i mensave i shkon si paketë ushqimore këtyre familjeve. Janë njerëz që sistematikisht janë trajtuar me ushqim.

Plani ekonomik, ku bashkohet me opozitën?

Veliaj përgjigjet: Nuk i kam dëgjuar propozimet e PD. Kemi 3 ditë që me këshillin bashkiak, me drejtorin e taksave, kemi filluar një diskutim. Nëse një muaj nuk punojnë lokalet nuk ka arsye pse të mblidhet taksa e hapësirës publike. Do zbriten taksat. Ajo që duhet të shohim është sa do zgjasë periudha që edhe masa të jetë korresponduese. Kjo nuk bëhet me improvizim. Sa do të zgjasë karantina masa duhet të jetë në proporcion me të.

A duhet qeveria të paguajë pagat e punonjësve të biznesit?

Veliaj: Kjo është dicka që po sfidon gjithë botën. Ajo që vlen të shohim sesi qeveria është sjellë në raste të ngjashme, si tërmeti. Nuk la asnjë njeri pa shtëpi, pavarësisht se ishin ndërtime pa leje, etj, sjellja e qeverisë ishte dinjitoze. Thamë do të ndërtojmë cdo shtëpia pavarësisht rrethanave. Kjo qeveri e ka dhënë provën që nuk do të lë asnjë njeri pas. Do të shohim sa do të zgjasë kjo histori, nëse do të jetë XXL nuk mund t’i japim një kapele të vogël. Kështu që do shohim si do shkojë. Masat do të jenë sipas gravitetit të situatës që do të krijohet.

Mbyllja e Kodrave të Liqenit?

Veliaj: Kisha debat me një grup të moshuarish në stola me domino para bashkisë. Do duhet të kuptojnë që po e bëjmë se i duam, ndaj po i shpërndajmë dhe të sigurohemi që janë në shtëpi.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • leri mashtrimet o bastarduc se nuk ta ndjen shume per fukarenjte.Tani qe rruget jane bosh mund te punoje ti rregulloje se jane per ibret se leket i ke marre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *