Veliaj: Teatrin e ri do ta ndërtojmë vetë, më shpejt e me gjithë teknologjitë extra për skenën

Leda Hysa

Kryebashkiaku Erion Veliaj siguron se teatri i ri kombëtar do të ndërtohet më shpejt dhe me gjithë teknologjinë e nevojshme për të plotësuar kërkesat e komunitetit të artistëve.

Veliaj sqaron se komuniteti i artistëve jo-militantë kishte më shumë kërkesa teknike dhe kërkonte kalendar më të shpejtë punimesh se ç’ishte në gjendje të ofronte privati.

“Komuniteti i artistëve jo-militantë kishte më shumë kërkesa teknike & kërkonte kalendar më të shpejtë punimesh se ç’ishte në gjendje të ofronte privati. Në këto kushte, qeveria shqiptare & @ Bashkia Tiranë do ta ndërtojnë vetë Teatrin e Ri- më shpejt e me gjithë teknologjitë extra për skenën”, shkruan Veliaj në “Twitter”.

l.h/ dita

Share This Article
7 Comments
  • Po ndonje shkrese a protokoll a kishte ne kete mbledhje apo duhet te marrim per te veretete dixhibrockullat e ERTV dhe LaliEriTV?
    Qysh keshtu pas gjithe asaj propagande te shfrenuar e gjithe atyre perpjekjeve per t’ia servirur ne nje pjate argjendi koncesionin Fushes tani u terhoqen? Nejse koha do te tregoje se si realisht qendrojne gjerat pa cfare thote lali Dhjeri apo lakejte e tij nuk duhet marre fare ne konsiderate se genjejne 24h/24h

    • nuk ka rëdësi!!
      të paktën u bllokua ky!!
      kur të vijë radha duhet të bllokojmë dhe tjetrin!!
      tashti duhet kontrolluar vjedhja që kanë parashikuar të bëjnë gjatë ndërtimit të teatrit!!

  • Aq eshte historia, sa te fillojne ta prishin.
    Pastaj teknollogjite e reja do ti perballoje Fusha, ashtu sic po perballon profesionisti i dhive dhe bajgave, dhiari i Rexhepajt, sterilizimin e pajisjeve mjekesore.
    Nga 2 euro qe i sterilizonte spitali, ne 200 euro per pakete.
    Dhe teknologjia moderne, ashtu si sterilizimi, eshte fjale peshe te madhe. E rrit cmimin vetem fjala, 200 fish apo dhe 2 milion fish.
    Varet nga mahnitja e atyre qe e degjojne per here te pare.
    Psh, Ahmetaj, Veliaj, dhiari nga Rexhepaj, bile dhe Ramuti, jane “eksperte” te teknologjise.
    Meqe nuk kane gram formim shkenctari, ja fusin si kau peles. Po popullit ama, ose PPPse

  • ndertoje ne vend tjeter jo ne truallin e TK

    Pervec kesaj, behet fjale per Teatrin Kombetar jo teatrin e Tiranes
    ti s’ke tager per nderhyrje ne institucionet Kombetare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *