Veliaj: Tirana, qytet kozmopolitan, jetojnë 131 kombësi të huaja

Bora Basholli

Tirana është sot një nga qytetet me numrin më të madh të personave me kombësi të ndryshme në rajon.

Kjo e bën atë  një qytet kozmopolitan me mundësi për te gjithë. Kështu u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë prezantimit të risive për aplikacionin “Tirana Ime”.

Veliaj bëri të ditur edhe një të dhënë që ka të bëjë me numrin e shtetësive që jetojnë sot në Tiranë. Duke iu referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme, ai tha se sot në Tiranë jetojnë apo punojnë qytetarë nga 131 nacionalitete të ndryshme.

“Tirana është sot shtëpi e 131 nacionaliteteve dhe kombësive.

Nuk ka sot në rajonin tonë qytet më kozmopolitan që të ketë kaq shumë nacionalitete. Fakti që njerëz nga mbi 130 kombësi e shohin Tiranën si një vend i mundësive më kujton atë shprehjen që ta duam dhe ne Tiranën apo Shqipërinë, sa e duan të huajt që vijnë dhe e shohin.

Ndaj në momentin që ne lëmë pas cinizmin dhe e zëvendësojmë me inovacion si ky i sotmi të gjithë mund të kthehemi në dashnorë të Tiranës tonë”, tha Veliaj.

 

b.b/dita

 

 

Share This Article
4 Comments
    • Dmth. nje si bicim gjenocidi i kamufluar do te thuash ti? Eh mer shkodeloc… Nje miljon rrocka s’jane pak

  • Ato kangjellat ose hekurat buze trotuarit qe po vendos padyshim qe duhen , por ato kane hapesira midis tyre dhe njerezit kalojne lirshem, atehere per ca po vendosen.?
    Dhe tjetra, nuk kishte mundesi bashkia te zgjidhte nje model te bukur, por zgjodhi keto teresisht te vendosur ne menyre asimetrike ??? Keto modele te shumtuara, ne asnje vend nuk i shikon, sikur eshte rrethim kazerme
    Megjithate , 30 vjet demokraci dhe kryeqyteti akoma nuk ka uje te pishem…eshte jo vetem turp

  • Kosmopolit apo kosmopolitan…
    O lali eri, pyet shoqen qe di pak frengjisht dallimin…se je tu u ba groteske me kete modernizim te gjuhes..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *