Nismave të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës për mbrojtjen e mjedisit i janë bashkuar edhe institucione e kompani të ndryshme, të cilat po kontribuojnë jo vetëm në mbjelljen e pemëve të reja, por edhe në transformimin e flotës së tyre të automjeteve.
Përfaqësues të Postës Evropiane dhe të asaj shqiptare, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mbollën 30 fidanë në pjesën Jugore të Parkut të Liqenit.
Duke vlerësuar kontributin e këtyre dy institucioneve, kryebashkiaku tha se nismat që synojnë gjelbërimin e kryeqytetit kanë gjetur mbështetje jo vetëm tek shqiptarët, por edhe tek të huajt që vizitojnë vendin tonë.
“Jam shumë i lumtur që dy kolegë që përfaqësojnë Postën Shqiptare dhe Postën e Europës, janë bashkë me ne në aksionin e mbjelljes së pemëve. Më vjen mirë që jo vetëm shqiptarë, por edhe të huajt që vijnë këtu për një konferencë, seminar ose udhëtim pune, gjejnë pak kohë dhe i bashkohen energjisë së qytetit për mbjelljen e pemëve. Jemi në muajin e fundit, falë Zotit ka pasur edhe shi, lagështirë, një moment perfekt për ta mbyllur me një sprint të fortë mbjelljen e pemëve”, deklaroi Veliaj.
Ndërkaq, kryeqytetit i shtohen edhe 6 karikues për automjetet elektrike, të cilët u shtohen atyre të vendosur nga bashkia.
“Posta është një industri logjistike, kryen shumë lëvizje me automjete, dhe jo vetëm që po e rikuperon këtë duke mbjellë pemë që thithin dioksid karboni dhe çlirojnë oksigjen, por mbi të gjitha duke ofruar një projekt pilot fantastik, duke i shtuar flotës së saj 12 makina ekologjike, 6 prej tyre totalisht elektrike, si dhe 6 karikues, që u shtohen karikuesve të bashkisë, për t’u siguruar që siç kemi stacion autobusi ose pikë karburanti, kemi edhe stacion karikimi të makinave elektrike. Posta bëhet institucioni i parë që fillon këtë revolucion të gjelbër për Tiranën kur vjen puna te transporti”, u shpreh Veliaj.
Kryebashkiaku shprehu bindjen se sikurse nisma për dhurimin e pemëve, edhe ajo për zëvendësimin e automjeteve me karburant me makina elektrike do të gjejë përkrahjen e qytetarëve dhe të kompanive.
“Çdo punë nis me hapa të vegjël. Edhe aksioni i pemëve filloi me 1-2-3 pemë, sot jemi tek faza kur po mbjellim mbi 100 mijë pemë çdo vit. Jam i bindur se, falë iniciativës së Postës Europiane, edhe çështja e transportit elektrik do të fillojë po kështu, me një kompani, pastaj dy, pastaj pesë, e do të kthehet në trend, për t’i kthyer në minorancë makinat me karburant që helmojnë qytetin dhe fëmijët”, tha Veliaj.
b.b/dita

Si te mbeti ne dore bishti i lopates mor i zi nderroje me ndonje bisht tjeter.Si puna e asaj kooperativistes.Qe thonte gjithe diten ne bisht te lopates dhe gjithe naten ne bishte njeriu.