Në 2020-n sheshi “Nënë Tereza” do të kthehet në një hapësirë tërësisht pedonale. Njoftimin e bën kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nëpërmjet një mesazhi të postuar në rrjetet sociale me rastin e 109-vjetorit të lindjes së humanistes dhe shenjtores shqiptare, Nënë Tereza. Ai thekson se Bashkia e Tiranës ka vendosur që edhe sheshin që mban po ashtu emrin e saj ta kthejë në një hapësirë dedikuar tërësisht qytetarëve dhe jo makinave.
Postimi i plotë
“109 vite nga lindja e Nënë Terezës, Shenjtores së madhe shqiptare! Në 2018 – hapëm Mensën Sociale ‘Nënë Tereza’. Në 2019 – nisëm ndërtimin e shkollës ‘Nënë Tereza’. Në 2020 – kthejmë në pedonale sheshin ‘Nënë Tereza’. Shqipëria ka ndryshuar shumë, por misioni ka mbetur i njëjtë, gjithmonë pranë atyre që janë në nevojë”, shkruan Veliaj.
Prej vitesh në orët e vona të darkës ky shesh kthehet në një pedonale me ndalimin e qarkullimit të automjeteve, por nga viti i ardhshëm do të quhet zyrtarisht një pedonale.
b.b/dita

A mund te na thote Veliaj se cfare do bejne njerezit ne keto pedonale?
Po pse ne pedonalet e qendres se Tiranes do jetojne 1 milion qytetaret e Tiranes?
Si nuk e keni kuptuar,o pushtetare ANTIPOPULLORE se me pare se cdo gje ju duhet te investoni atje ku banojne njerezit,duke filluar nga shtrimni rrugeve qe ne hyrje te pallatit,pastertia,gjelberimi,kendet e lodrave biblioteka,kendet sportive,ndricimi i rrugicave etj,etj e jo pedonalet mashtruese e korruptive?
Ju eshte bere mendja,
RRUGE
RRUGE
RRUGE
Se aty behet reklama e imazhit tuaj mashtrues dhe se aty del fitimi korruptiv!
Ndersa po te ndertoni atje ku banojne qytetaret,me perparesi atje ku ka me shume nevoja,ju kurre nuk beni keshtu!
Harram i paci votat tona!