Veliaj tryezë me investitorët: Do respektojmë çdo ide të sipërmarrjes

redaktor

Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj, ka zhvilluar ditën e djeshme një tryezë me investitorë të huaj në vendin tonë.

Duke e cilësuar këtë takim si një mënyrë për të shkëmbyer ide se çfarë mund të bëhet më mirë për kryeqytetin, Veliaj është shprehur se një nga objektivat e tij nëse vjen në krye të bashkisë është ngritja e këshillit ekonomik të Tiranës, ku do të dëgjohet dhe respektohet çdo ide e sipërmarrësve.

Duke i cilësuar të lodhshme dhe të panevojshme procedurat që u duhen bizneseve për t’u regjistruar apo paguar taksat, ka premtuar heqjen e këtyre barrierave.

“Vlerësoj bashkëpunimin që kemi pasur me biznesin në 18 muajt e fundit dhe dëshiroj që këtë bashkëpunim ta shtrij edhe në Bashkinë e Tiranës. Për këtë, unë kam propozuar ngritjen e këshillit ekonomik në bashki. Ndërkohë, mirëpres çdo ide që ju mund të keni për këtë bashkëpunim”, ka thënë Veliaj.

Nga ana e tyre, sipërmarrësit shprehën dëshirën e tyre për pjesëmarrje më të madhe të biznesit në vendimmarrjen e bashkisë, përmes një përfaqësie të posaçme, në mënyrë që, përpara se ky institucion të vendosë për taksa apo tatime, kjo kategori të japë idetë e saj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *