Veliaj uron Muharrem Ramën: Në Dibër, tani nis sfida reale për transformim

Dita

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka uruar sot fitoren kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Muharrem Rama. Në një postim në rrjetin social “Twitter”, kryebashkiaku Veliaj tha se me fitoren e z. Rama në Dibër do të nisë sfida reale për transformimin e qytetit.

“Urime Muharrem Rama për fitoren në Diber, tani nis sfida reale për transformim! Të mirëpresim në Shoqatën e Bashkive me gatishmërinë për ndihmë”, shkruan Veliaj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *