Veliaj: Vijojmë ngritjen e bibliotekave

Bora Basholli

Jo mësim me dy turne dhe më shumë biblioteka në lagjet e Tiranës. Ky është premtimi i kryebashkiakut të Tiranës, që do ta përmbushë në mandatin e dytë.

“E filluam me bibliotekat “Musine Kokalari”, “Misko Treska”, “Petro Zheji”, “Hamit Beqja”, prandaj jemi në rrugë të mbarë. Po rikonstruktohet biblioteka në Njësinë 6, ndaj deri në fund të mandatit tjetër do të kemi në çdo njësi nga një bibliotekë”.

Ngritja e kopshteve dhe çerdheve brenda institucioneve është një tjetër projekt ide e Veliajt për katër vitet e ardhshme.

Ai foli dhe për furnizimin me ujë 24 orë të qytetit si dhe projektin e nxitjes së punësimit dhe financimit të ‘Start up’, veçanërisht për fuqizimin e grave dhe të vajzave.

 

b.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • Ku eshte shoku Koco Danaj? Na ka mare malli per shokun Koco Danaj. Po Shoku Lisienko Bashkurti ku eshte?

  • Alo! Alo!

    Ku eshte shoku Koco Danaj? Na ka mare malli per shokun Koco Danaj. Po Shoku Lisienko Bashkurti ku eshte?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *