Ministri i Mirëqenies Sociale e Rinisë, Erion Veliaj, ka vendosur që të kalojë Vitin e Ri me fëmijët jetime të “Zyber Hallullit” dhe të moshuarit e Shtëpisë së të Moshuarve tek zona e “Ali Demit”’ në Tiranë.
“U premtova që do gatuaj tek ‘Zyber Hallulli vetë. Nuk është se jam kuzhinier shumë i mirë, por kam kërkuar ndihmën e Etleva Bishës.
Do jem aty në datën 31, kurse në datën 1 tek shtëpia e të moshuarve tek rruga “Ali Demi”, të dyja këto institucione gjenden të dyja në Tiranë. Një Vit i Ri ndryshe në këto institucione, do ishte pak më ndryshe dhe unë dhe Ajola këtë do bëjmë”, ka thënë Veliaj për News 24.

Bravo erjon ,gjest fisnikerie ,commovente .
Mund te shkonte dikush tjeter atje se ministri ka shume pune dhe te mos e kaloje kohen kot Erioni per reklame.