Një dëshmi e realitetit në vend. Kështu e ka përkufizuar lajmin e qarkulluar në media për grabitje të banesës së tij, sekretari për Rininë në PS, Erion Veliaj. I ftuar në Ora News ai tha ky rast kriminal është një arsye më shumë për tu angazhuar për një Shqipëri ndryshe.
“Nuk ka ndodhur mbrëmë por të enjten, nuk kam deklaruar gjë vetë, ka qenë raporti i policisë. Por është një gjë që po u ndodh rëndom qytetarëve dhe kjo është një arsye më shumë për tu angazhuar për një Shqipëri ndryshe. Shqiptarët vidhen në të gjitha nivelet nga shteti. Sot Tiranë është komplet jashtë kontrollit, nuk mund të parkosh makinën se ke një të ri nga provinca me një arkë birrë që ka zaptuar territorin. Kemi shumë të rinj të papunë dhe duhet t’i adresojmë këto probleme, pasi krimi luftohet duke luftuar së pari shkaqet që e sjellin atë”, u shpreh Velaij.
Nuk ka kohë për të mundësuar votimin e emigrantëve thotë Veliaj, lidhur me “propozimin” e Kryeministrit per te votuar në Ambasada.
“Se kemi kundërshtuar asnjëherë, kemi 8 vjet që e lusim, po bëhet si çështja e votës së 16 vjeçarëve. Ne e kishim të hapur kodin zgjedhor duhej ta bënim, duhet ta fusnim në buxhet, se ka kosto. Në fund fare ai nuk na dorëzon një propozim. Ai thotë të votojnë në Ambasada, në cilat? Ajo e Amerikës ka falimentuar, në Ambasadën në Vjenë, ambasada e veshit. Në Ambasadën në Romë është babai i veshit. Kjo është diplomacia shqiptare, totalisht e falimentuar që s’po paguajnë dot faturat energjetike. Ne kemi propozim konkret” deklaroi Veliaj.
Lidhur me KQZ, Veliaj deklaroi se PS është për realizimin e një balance politik, por duke zgjedhur një kryetar konsensual.
“Ka një dakordësi 100% të komunitetit të ndërkombëtarëve. Kemi kërkuar balancën dhe të zgjedhim me konsensus kryetarin. Kryeministri arrin të vrasë bukurinë e politikës. Ne nuk mblodhëm dot parlamentin për të përmbyturit në Shkodër, ndërsa për veshin u mblodh. Mezi pres që Edi Rama të bëhet Kryeministër. Besoj se do jenë zgjedhjet e para ku një opozitë ka përcaktuar axhendën dhe për të cilën po debaton. Na duhet një aksion për të pastruar vendin pasi jemi vendi më zhuls në Europë, të kalojmë ligjin e votës së emigrantëve, të ndalojmë ligjin e importin e plehrave, të rregullojmë sistemin e taksave me një buxhet të ri me në fokus arsimin dhe shëndetësinë” tha ai.
I pyetur lidhur me “përjashtimet në lista” të eksponentëve të rëndësishëm në PS dhe rrezikshmërinë e një euforie për fitore në kampin rozë, Veliaj u përgjigj:
“Sistemi i ri zgjedhor është një garë ekipesh. Jemi në një situatë para ndeshjes, paraprakisht dihet ekipi por duhen përcaktuar pozicionet në ditët në vazhdim. Është me rëndësi të ndërtojmë një vizion, Kryeministri do jetë ose Sali Berisha ose Edi Rama. Është më e mirë euforia, sesa kjo që bën qeveria , që në kulmin e fushatës merret me veshin”.
Po çfarë ofron PS në programin e saj për të rinjtë shqiptarë?
“Jemi e vetmja parti që ka një program. Pala tjetër nuk ka, riciklojnë copëza të tyre. Është një film fals. Ne jemi marrë shumë seriozisht me këtë punë. Kemi dhënë 36 propozime konkrete për rininë, shumica lidhen me arsimin. Sot për arsimin kjo qeveri harxhon shumë pak, 2,7% të buxhetit. Ne propozojmë rritje buxheti me në fokus mësimin e zanateve. Një aspekt i rëndësishëm janë dhe veprimtaritë kulturore dhe sportive. Së fundi punësimi, shteti duhet të ketë rol aktiv në punëdhënie” deklaroi Veliaj ndërsa shtoi se në 17-18 maj do ketë një variant përfundimtar të programit për një Rilindje shqiptare.
Shteti s’ka qene.Ky vend ka kohe qe nuk ka qeveritare
pot sundimtare.
Permbytja,kriminaliteti,vrasjet mjerimi nuk kane
pune me keta pispushtetare.Veshi i gomarit Ceka
po.Nuk di pse socialistet bien ne mjerimin e qeveri
tareve duke u marre me Ceket dhe Kadillet.
Vjedhja e shtepise e marrja e dy laptopevr tregon se as shteti e as policia e Berishes nuk kane rene por jane ne kembe!Ka zera qe thone sa te kopjojne skemat per (mos)vjedhjen e votes e do jua kthejne prap.Bej durim.